Pyetja: Vëllau im i madh nuk e falë namazin, a e 
kam edhe  vëlla prej dinit apo vetem vëlla prej babe ?



 
 
Përgjigjja: Ai i cili e len namazin me qëllim ka 
bërë kufër i cili është kufër i  madh (dalje nga dini i All-llahut) në 
fjalët më të sakta të dijetarëve duke e ditur ai se e ka obligim 
namazin. E nëse është mohues për obligueshmërin e namazit, atëhere është
 kafir tek të gjithë dijetarët Islam, duke u bazuar në thënjen e 
Pejgamberit s.a.w.s.: "Koka e çdo sendi  
është Islami, shtylla e  tij është  namazi, dhe kulminacioni i tij është
 lufta (xhihadi) në rrugë të All-llahut". (i nxjerrur nga imam 
Ahmedi (231/5) dhe termidhiu në el iman (2616) dhe ibn maxhe në el fiten
 (3973) me sened të vërtetë).
Dhe në fjalën e tij s.a.w.s.: "Mes njeriut, dhe 
mes shirkut e kufrit është lënja e namazit". (e transmeton 
Muslimi në sahihun e tij  ne ël iman 82).
Ai i cili bën mohimin e obligueshmërisë së 
namazit dhe thotë se nuk është obligim namazi, ai është duke 
përgënjeshtruar All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe gjithë 
koncenzuesin e ulemave (dijetarëve) të dijes dhe imanit. Dhe kufri i tij
 është shumë më i madh se sa ai i cili e len me prites në këtë rast.
Në dy rastet pa marr parasysh sikur të ishte sheriati 
kërkohet prej kryesisë së muslimanëve nga këta të dy të pendohen për 
lënjen e namazit, pendim ose në të kundërtën mbyetja e tyre. Duke u 
bazuar në argumentet të cilat janë transmetuar për këtë qështje. I 
obligohet çdo njeriut që të mbaj hidhërimin e atij i cili nuk fal namaz,
 dhe mos hyrja dhe dalja në lidhje farefisnore me të, për derisa nuk fal
 namaz. Mos përgjigjeja e thirrjes së tij ndaj teje, përderisa të 
pendohet tek All-llahu për lënjen e tij (NAMAZIT). Dhe obligohet nga të 
tjerët që të këshillohet në këtë rast, dhe të ftohet në të vërtetën duke
 ia qartësuar argumentet e dinit të All-llahut S.w.t.a. Dhe duke ia 
tërhequr vërejtejen nga dënimet e tij në dunja dhe ahiret për lënjen e 
namazit, e që ndoshta ai pendohet dhe ia pranon All-llahu pendimin e tij
 dhe e fut në mshirën e robërve të tij të falur e të mëshiruar.
 
Kitabu
 daweh, s 93, ibn  Baz, Rahimehull-llah                                         
  

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan