Ruaju motër muslimane!: nga muzevir(Bartja e fjalëve nga një njeri tek tjetri
me qëllim të përçarjes mes tyre.), duke u bazuar në fjalën e All-llahut
subhanehu ue teala: ”Mos e respekto askënd që betohet shumë dhe është i
poshtër! Që është përgojues e bart fjalë ndër njerëz, shumë koprrac ndaj rrugës
së mbarë, i pafrenushëm, mëkatar, që është shumë i vrazhdë, e më në fund edhe
kopil (nuk i dihet baba).” (el-Kalem:10-13) Muhamedi, alejhi selam, thotë:”Nuk
hyn në xhennet bartësi i fjalëve.” Sahih: 1034. Gjithashtu thotë: ”Do t’i gjesh
hipokritët njerëzit më të këqij në Ditën e Gjykimit te All-llahu, të cilët
dikujt i paraqiten me një fytyrë e dikujt tjetër me fytyrë tjetër.” Sahih
Edabul-Mufred: 316
Ruaju Motër muslimane!: nga përgojimi duke u bazuar në fjalën e All-llahut
subhanehu ue teala:”O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta,
meqë disa dyshime janë mëkate dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të
njëri-tjetrit, dhe mos përgojoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush
deshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? E atë pra e urreni! Kini
frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai e pranon
shumë pendimin.” (Huxhurat: 12)
Dhe fjala e Muhamedit, alejhi selam:”Kur më ngritën në Miraxh hasa në një
popull që kishin thonjët nga bakri, me të cilat i lëndonin fytyrat e tyre dhe
kraharorët e tyre. Unë pyeta: "Kush jane këta, o Xhibril?" Ai tha: ”Ata janë që
kanë ngrënë mishin e njerzëve dhe kanë dëmtuar nderin e tyre.” Sahih: 533.
Ruaju Motër muslimane!: nga shpifja për motrat tua muslimane, duke u bazuar në
fjalën e All-llahut az-ze ue xhel-le: ”Vërtet ata që i akuzojnë gratë e
ndershme, besimtare të pafajshme, janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën
tjetër dhe ata i pret një denim shumë i madh.” (Nur: 23)
Apo fjala e Pejgamberit, alejhi selam, ku thotë:”Largohuni shtatë gjërave
(shkatërruese). I thanë: O i dërguari i All-llahut, cilat janë ato? Ai tha: ”…
dhe përmendi shpifjet ndaj grave besimtare të mira e të pafajshme.” Buhariu:
2766, Muslimi: 89.
Ruaju Motër muslimane!: nga gënjeshtra, duke u bazuar në fjalët e Pejgamberit,
alejhi selam: ”Vërtet gënjeshtra çon në padrejtësi e padrejtësia çon në zjarr,
dhe një njeri gënjen derisa te shkruhet tek All-llahu gënjeshtar.” Buhariu:
6094, Muslimi: 2607.
Motër! Nëse je e martuar apo rrugës për martesë, e ke obligim që ta respektosh
burrin tënd, të njohësh obligimet ndaj tij në mënyrë që të fitosh xhenetin e
Zotit tënd, duke u bazuar në fjalët e Pejgamberit, alejhi selam:”Shiko vetveten
ku qëndron (me respekt) ndaj tij (burrit tënd). Me të vertetë ai është xhenneti
dhe zjarri yt.” Adabuz-Zefaf: 285.
Motër! Duhet ditur se të drejtat e burrit janë çështje shumë me rëndësi për ty,
për arsye se në to kanë ardhur përgëzime.
Thotë Pejgamberi, alejhi selam:”Sikur t’i dinte gruaja obligimet ndaj burrit,
nuk do të ulej kur servohet dreka dhe darka, derisa të largohet nga ai.”
Sahihul Xhamia: 5259 Thotë Pejgamberi, alejhi selam:”Nuk i lejohet njeriut t'i
bëjë sexhde njeriut. E sikur të lejohej t’i bëhet sexhde njëri-tjetrit, do ta
kisha urdhëruar gruan t’i bëjë sexhde burrit të vet, prej të drejtave të mëdha
që ai ka ndaj saj …” Sahihul Xhamia: 7725.
Motër! Mos kërko nga burri yt shkurorëzim, duke u bazuar në fjalët e
Pejgamberit, alejhi selam:”Çdo gruas e cila kërkon shkurorëzim nga burri i saj
pa ndonjë arsye, i është ndaluar era e xhenetit.” Irvaul Galil: 7/100
Motër! Kujdesu për edukimin e fëmijëve. Ua mëso atyre dashurinë ndaj All-llahut
dhe Pejgamberit, alejhi selam, dhe veshi ata me veshjen e sinqeritetit që nga
femijëria, e ndoshta do t’ia rikthejnë këtij umeti autoritetin që e ka humbur.
Motër! Dije se shtëpia jote është pushteti yt dhe ti je mbikqyrëse e saj, duke
u bazuar në fjalët e Pejgamberit, alejhi selam:”Çdo person nga bijt e Ademit
është përgjegjës; burri është përgjegjës për familjen e tij, gruaja është
përgjegjëse për shtëpinë e saj.” Sahihul Xhamia: 4441.
Dëgjoji motër -All-llahu ta mundësoftë respektimin e Tij – thëniet e
mosbesimtarëve pasi që kuptuan rolin e gruas e cila e bën të jashtëzakonshme
dhe të palodhshme. Ka thënë njëri nga ata: "Me të vërtetë gruaja mund ta
udhëheqë shtetin nëse qëndron në shtepinë në të cilën është udheheqëse e
familjes."
Ka thënë një tjetër: Kur All-llahu e veçoi gruan me lindjen e femijëve, nuk
kërkoi nga ajo që t’i lë ata dhe të punojë jashtë, por e bëri punë të saj
qëndrimin në shtëpi në rritjen dhe edukimin e fëmijëve.
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur