Esselamu Alejkum ue Rahmetullah

Hyni ne kete link dhe nenshkaruni kete peticion...
http://www.petitiononline.com/tereza/petition.html



                Për
 largimin e figurës (fotografisë) së Gonxhe Bojaxhiut ("Nënë" Terezës) nga
 Zyra e MSKRS-së, si dhe nga Insitucionet Shtetërore e Publike të Vendit
  tonë 
                


Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Kosovës,





I nderuar President z.Pacolli,





I nderuar Kryeministër z.Thaçi,





I nderuar Kryetar i Kuvendit, z. Krasniqi,





Si qytetarë të shtetit të Kosovës, të gjithë ne që jetojmë sot, kemi 
kontribuar në ndërtimin e shtetit që kemi. Kush më shumë e kush më pak, e
 rëndësishme është që sot e kemi shtetin të fituar me shumë mund. Ndaj 
që si një shtet i vogël që është, Kosova nuk mund të paramendohet si një
 vend i tendencave meritokratike sipas kuteve të dikujt, pasi që 
tendencat dhe veprimat e tilla, lënë palë të pakënaqura.





Megjitkëtë, eksiston tek të gjithë një pajtueshmëri që nuk mund 
kontestohet : më meritorët për ditën e sotit, janë dëshmorët - ata që 
sakrifikuan jetën e tyre që vendi ynë të jetë në liri. Kontributi i të 
gjithë të tjerëve është i matshëm, siç janë të matshme dhe të dukshme 
sheshazi, tendencat për imponimin e figurave kulturore e religjioze, pa 
kurrfarë nismash të debatit publik.





Komuniteti musliman në Kosovë, si komunitet shumicë, është konkretisht i
 brengosur mbi shkallën fillimisht latente, por kohëve të fundit të 
përmasave të mëdha, të tendencave dhe metodave të një dominimi kulturor,
 të ritit katolik në vend, si relikë e trashëguar nga e kaluara e 
garniturave më të hershme pushtetare, që ishin akcelereuse të një 
dominimi të tillë. Vazhda e tolerimit të tendencave dhe metodave të 
tilla, po sfidon laicitetin edhe të qeverisë së re. Nuk është se 
tendencat dhe metodat e tilla, nuk janë vërejtur nga ne edhe më herët, 
sikurse në rrafshin ligjërues/mësimor, kulturor, medial, e politik, por 
për hirë të arsyeshmërisë dhe mosshkaktimit të reaksioneve publike, i 
kemi kaluar me heshtje.





Hapi i ndërrmarur nga ministri Memli Krasniqi për largimin e fotografisë
 së Nënë Terezës nga zyret e MSKRS-së, si dhe detyrimi për ta rikthyer 
prap, pas reaksioneve të shumta katolike e filokatolike, ishin dëshmi e 
sfidimit serioz të laicitetit institucional/shtetëror nga katolicizimi 
kulturor dhe tendencat e tij dominuese në rritje. Sidomos adresimi i një
 peticioni nga ana e disa “intelektualëve” ku nga kryeministri kërkohej 
shkarkimi i minstrit Krasniqi, duke u thirrur ndër të tjera edhe në 
bindjen e tij fetare si arsye për largim, na bëri që ta thyejmë 
heshtjen.





Duke e ditur se Kushtetuta e Kosovës, në Nenin 8, Pika 1, e definon 
Kosovën si shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare, ateherë
 nuk shohim arsye të shkeljes së Kushtetutës, nëpërmjet përdorimit 
publik e institucional të një figure krejtësisht fetare, pa ndërlidhmëri
 me shtetin e Kosovës, dhe sidomos jemi kundër imponimit publik të një 
figure që deklarativisht thoshte se “i përkasë Krishtit” si figure 
kombëtare, pasi që një imponim i tillë, përpos që dhunon laicitetin 
institucional, përbën poashtu një imponim religjioz e kulturor 
nacional-katolicist, në një shoqëri me shumicë muslimane. Nuk jemi 
aspakt kundër fesë katolike, por kundër përdorimit politik e kulturor 
dhe imponimit të figurave katolike.





Nisur nga këto premisa fundamentale,


Juve si institucione të Kosovës u’a adresojmë këtë :





PETICION





Për largimin e figurës (fotografisë) së Gonxhe Bojaxhiut (Nënë Terezës) 
nga Zyra e MSKRS-së, si dhe nga Insitucionet Shtetërore e Publike të 
Vendit – bazuar në arsyet që u dhanë më lartë.





Nënshkrues të peticionit janë qytetarë nga shumica e komunave të Kosovës.





Shrepsojmë që kërkesa jonë të mirret parasysh dhe të diskutohet. Në të 
kundërtën jemi të shtyrë drejt protestave publike.










--------------------------------------------------------------------
Behar Beqiri
Sllatinë e Epërme / VITI
044/407-258; 049/175-379
www.kosovahosting.com
[email protected]
___________________________________________________

www.BESIMTARI.com
____________________________________________
Forumi i të Rinjve Muslimanë në Kosovëështë organizatë joqeveritare e 
regjistruar ne Ministrinë e Shërbimeve Publiketë Qeverisë së Kosovës dhe ka për 
qëllim afrimimin dhe ruajtjen e vlerave dhekulturës se traditës Islame në 
Republikën e Kosovës.  Është eregjistruar në Ministrinë e Shërbimeve Publike me 
date: 08.06.2008 me numërregjistri: 5111875-8



      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan