Subject: Sa e njteh populli ynë Kur’anin? -Dr: Shefqet Krasniqi
Date: Fri, 25 Mar 2011 13:09:44 +0100
Sa e njeh populli ynë Kur’anin?
E premte, 25 Mars 2011 10:59
Krenaria
Shikime: 0
Dr: Shefqet Krasniqi
Secili njeri dëshiron të jetoj në paqe e qetësi, ta lartësoj shpirtin me moral
të mirë, ta pasuroj mendjen me dije të dobishme dhe ta ushqej trupin në mënyrë
të shëndetshme. Dëshira e tij për të qenë i suksesshëm në profesion , në
familje, në shoqëri dhe në çdo segment të jetës,e shtyn të jetë vazhdimisht në
kërkim të gjeneratorëve të lumturisë. Natyrshmërisht e beson pafundësinë ndaj
edhe është i etur për burimin e saj! Në këtë rrugëtim jetik, ai më siguri do të
këtë rastin që ta këtë në duar një univers të tërë mrekullish me emrin Kur’an!
Ja se si e përshkruan atë dijetari italian Kont Edward: “Kam studiuar në
hollësi fetë e vjetra dhe të reja dhe kam ardhur në përfundim se Islami është
feja qiellore e vërtetë dhe libri qiellor i kësaj feje i cili është Kur’ani ka
përmbledhë në vetën e tij çdo nevojë materiale dhe kuptimore të njeriut e cila
e ngrit atë drejt përkryeshmërisë së moralit dhe të shpirtit”. Me të vërtetë ka
dallim të madh mes atij që e shikon detin nga larg dhe atij që lundron në valët
e tij. Këtë e thekson edhe një ekspert francez Joel le Bon kur thotë: “ O ju
njerëz analizojeni Kur’anin derisa ti kuptoni të vërtetat e tij, shikoni
historinë e do të kuptoni se llojet e ndryshme të shkencave e arteve nuk i kanë
arritur botës ndryshe vetëm se nëpërmjet myslimanëve që i kanë nxjerr ato prej
Kur’anit që është oqean dijesh nga i cili rrjedhin shumë lumeje për ti ujitur
të eturit për dituri e shkencë” Nuk ka njeri që e lexon Kur’anin e që ngopet
me të, apo i bëhet monoton leximi dhe studimi i tij, siç thotë filozofi i
njohur francez Jozef Ernest Renan: “ Në bibliotekën time kam mijëra libra me
tema sociale, letrare, filozofike, shkencore dhe të tjera, por kurrë nuk kam
mundur ti lexoj ato më shumë se një herë dhe shumica e atyre librave janë vetëm
për estetikë. Mirëpo aty e kam një libër i cili sa herë që e lexoj më freskon,
e ai është libri i myslimanëve Kur’ani. Sa herë që ndjej lodhje, dua të ngritëm
e të forcohem e lexoj Kur’anin ku gjej pushim e kënaqësi dhe asnjëherë nuk më
bëhet monoton leximi i tij. E nëse do dikush të bindet se ka ndonjë libër të
zbritur nga qielli le ta di se ai është Kur’ani e asnjë tjetër pos tij, ngase
librat tjera nuk i kanë specifikat që ka ai”. Ndërsa Muhamed Gazaliu është
shprehur: “Kur’ani është libër që drejton njeriun kur gabon, e kujton kur
harron dhe ja zgjon zemrën kur në gjumë devijon...”. Më madhështorja është se
ky libër i Zotit mbeti i pandryshueshëm nga dita që zbriti para 1400 viteve dhe
si i tillë do të mbetet deri në Ditën e Kiametit, siç thotë profesori i
universitetit Cambridge Kent Greek : “ ... Kur’ani nuk është libër i dedikuar
për një kohë të caktuar, por ai është i përhershëm për të gjitha gjeneratat,
ashtu që sa të jetë bota gjallë njeriu ka mundësi ta marr këtë libër si katalog
të tij dhe të punoj sipas tij. Arsyeja pse mendoj që Kur’ani meriton më shumë
se librat tjerë të jetë udhëzues për njeriun është se nuk ka diqka që i
nevojitet njeriut në jetën e tij e që nuk është e cekur aty. Jam i bindur se
leximi i tij do të ndikoi pozitivisht te të gjithë evropianët vetëm me kusht që
të lexohet në gjuhën origjinale që ka zbritur, ngase përkthimi i tij nuk e lë
atë gjurmë tek njeriu që e lë origjinali i tij”. E si mos të përfitoi njeriu
nga Kur’ani, e si të lodhet me studimin e jetësimin e tij apo të pavarësohet
nga ai, kur Allahu ka thënë për të: “Është e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për
atë rrugë që është më se e vërteta” (Isra: 9). Prandaj edhe kanë thënë të
devotshmit: “Kush dëshiron ta dijë ku e ka vendin në Xhennet apo në Xhehnem, le
ti matë veprat e veta me Kur’an dhe kështu do ta kuptojë se a është në humbje
apo fitore!” Ky është Kur’ani për të cilën folën shumë ata që e lexuan, por a
thua çka thonë intelektualët tonë në veçanti dhe një pjesë e madhe e popullit
tonë në përgjithësi për këtë libër të cilin asnjëherë nuk e kanë lexuar, nuk e
kanë studiuar e ndoshta as që e kanë shfletuar, por nga prindërit e tyre si
libër të Zotit e kanë trashëguar dhe kaq?! Çka do që të flasin ata për Kur’an
dhe rreth tij, unë nuk do ua shoh për të madhe përderisa janë të atij rangu që
i ceka ngase siç thotë një fjalë e urtë: “Njeriu është armik i asaj që nuk e
njeh”. Ashtu që definitivisht këta njerëz nuk e njohin Kur’anin, nuk e njohin
madhështinë e tij, bukurinë e tij, domethëniet dhe kuptimet e tij, e kryesorja
mesazhin e tij, andaj edhe gabojnë, kur me hamendje për të paragjykojnë!
Kërkesa ime për ta është le ta shfletojnë këtë libër, le të interesohen për të,
e mos të mjaftohen me mbajtjen e tij në sirtar por ti hapin kopertinat e tij që
zemrat e tyre të mishërohen me dritën e Zotit për të shkëlqyer në përjetësi.
Allahu na udhëzoftë të gjithëve e na e bëftë Kur’anin pranverë të zemrave tona
dhe ndërmjetësues për ne ditën e llogarisë! Amin dhe deri javën e ardhshme
selam alejkum!
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur