*
Faqja ne facebook:
http://www.facebook.com/pages/Sahih-El-Buhariu/211869685490328
<http://www.facebook.com/pages/Sahih-El-Buhariu/211869685490328%20>(cdo dite
nga nje hadith sahih, shkeputur nga libri Muhtesar Sahih El-Buhari)

Te gjitha lavderimet dhe falemnderimet jane vetem per Allahun, Zotin e
gjithesise. Vetem Ate e falenderojmedhe vetem prej Tij kerkojme ndihme! Me
te vertete ate, qe e ka udhezuar Allahu i Madheruar me Meshiren e Tij,
askush nuk mund ta coje ne humbje, ndersa ate qe ka zgjedhur humbjen per
veten e tij, askush nuk mund ta drejtoje, pervec Allahut te Lartesuar.** *

*Deshmojme dhe vertetojmese nuk ka te adhuruar tjeter te merituar, pervec
Allahut, Nje e te Vetem; Po keshtu, deshmojme dhe vertetojme se Muhammedi
eshte rob dhe i Derguari i Tij. Nuk ka dyshim se fjala me e mireeshte Fjala
e Allahut te Lartesuar dhe udhezimi me i mire eshte udhezimi i Pejgamberit
Muhammed (sal-l-lAllahu alejhi ve sel-lem - paqja dhe bekimet e Allahut
qofshin mbi te!)**     *

*     Tashme eshte fakt i pranuar nga e gjithe bota muslimane se libri me i
sakte pas librit te Allahut eshte "Sahih el-Buhari".**     *

**

*     Emri i autorit eshte Muhammed ibn Ismail ibn Mughira Buhariu. Lindi ne
Buhara ne territoret e Horasanit, sot ne perendim te Turkistanit, me 13
Shevval 194 sipas Hixhrit. Babai i vdic kur ishte fare i vogel, keshtu qe
per te u kujdes e ema. Mesoi Kur'anin permendesh qysh si femije dhe ne
moshen dhjete vjec, filloje te mesoje edhe shkencen e hadithit dhe
disiplinat e saj. Ne moshen 16 vjec, ai udhetoi per ne Meke bashke me nenen
dhe me vellane e madh. Duket se atij i pelqeu Meka dhe dijetaret e saj,
sepse nuk u kthye ne atdhe me nenen dhe vellain e vet, por qendroi aty per
dy vjet, pastaj shkoi ne Medine. Pasi kaloi rreth gjashte vjet ne Hixhaz
(pra ne Meke dhe ne Medine), udhetoi drejt Basres, Kufes dhe Bagdadit. Ai i
vazhdoi udhetimet e tij edhe ne shume vende e qendra tjera Islame duke
mbledhur hadithet e te Derguarit te Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut
qofshin mbi te!)perfshire edhe Egjiptin e Sirine. Ne Bagdad u kthye disa
here. Gjithashtu, takoi shume dijetare dhe studiues te shquar te diturive
Islame te kohes, duke perfshire edhe imamin e madh Ahmed ibn Hanbel.**     *

**

* *

*     Per imam Buhariun tregohen shume ndodhi e peripeci ne perpjekjet e tij
per te mbledhur perlat e gojes se te Derguarit te Allahut, alejhi-salatu
ves-selem. Thuhet se ai grumbulloi rreth 300000 hadithe, orej te cilave
dinte permendesh me shume se 200000. Ne fakt ai lindi, jetoj dhe punoi ne
nje kohe kur hadithi po sulmohej dhe ishte perhapur shume edhe trillime ne
kete fushe; ose per te kenaqur sunduesit, ose per te luftuar e per te
korruptuar Islamin dhe nje nga burimet kryesore te tij.**Pikerisht ne kete
kohe, ky imam kaq i shquar iu vu punes se madhe per te mbledhur dhe per te
qartesuar hadithet e sakta e te besueshme (sahih) nga hadithet e dobeta e te
trilluara.*

**

* *

* **     Imam Buhariu eshte i pari qe hartoi e sistemoi permbledhjen e pare
dhe me te shquar te haditheve autentike. Ai punoi dite e nate dhe, ndonese
dinte permendesh dhe kishte grumbulluar kaq shume hadithe, perzgjodhi vetem
7275 hadithe me perseritje sipas kapitujve dhe rreth 2230 hadithe pa
perseritje, per te cilat nuk ka dyshim ne vertetesine dhe besueshmerine e
tyre. Para se te pershinte nje hadith ne permbledhjen e tij, ai merrte avdes
dhe falte dy rekate namaz duke iu lutur Allahut te Madheruar. Imam Buhariu
vdic ne Hartank, nje fshat afer Samarkandit, ne vitin 256 hixhrij. (Allahu e
meshirofte me Meshiren e Tij te gjere, per ate qe u dha lexuesve!).*



*     Puna jone ne Perkthimin e kuptimit te haditheve te Buhariut ishte jo
vetem nje pergjegjesi, por edhe nje detyre e madhe, mbase, per te permbushur
literaturen burimore Islame me veprat themelore te kesaj feje te larte e te
paster. Ka qene nje pune e gjate dhe e lodhshme, por qe me ndihmen e Allahut
te Lartesuar perfundoi me sukses. Teksti i imam Zubejdit "Et-Texhrid
Es-Sherh Li Ahkamil-Xhami'is-Sahih" eshte marre si bosht referues. Per te
bere perzgjedhjen kuptimore jane marre per baze librat me te njohur te
shpjegimit te librit "Sahih el-Buhari": "Fet'hul-Bari li Sherh SAhih
el-Buhari" i dijetarit te madh Imam Ahmed Ibn Haxher Askalani,
"Irshadus-Sarij Li Sherh Sahih el-Buhari", i dijetarit tjeter te shquar Ebu
Abbas Shahabuddin Ahmed KAstalani, "En-Nihajetu fiGaribil-Hadith vel-Ether",
i dijetarit te shquar Mexhduddin Ebu Sadat Mubarek Ibn Ethir, si edhe burime
te tjera nga diturite e hadithtit. Falenderojme te gjithe ata qe ndihmuan
dhe kontribuan qe puna te dale ne drite. Eshte e veshtire te permenden te
gjithe por, sigurisht qe Allahu, i Gjithedijshme, i di dhe i njeh ata dhe Ai
do t'i shperbleje ashtu sic di, te gjithe ata qe kryejne vepra te mira e
fisnike! Amin!** *

Perkthyesi: Telat Sula

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan