*I pari që thirri ezanin në xhaminë që është ndërtuar në Medinën e
Ndritshme, i urdhëruar nga Pejgamberi a.s. dhe që vazhdoi me këtë ezan për
gati dhjetë vjet.*

*Këtë gjë shumë prej nesh e dinë, apo e kanë lexuar apo edhe e kanë
studiuar, por atë që shumë kush nuk e di është se, ku mbeti Bilali pas
vdekjes së të Dashurit të tij dhe tonë Muhamed ibn Abdullahut (s.a.v.s.)*

*Bilali, i mërzitur me qëndrimin në Medinën e zbrazët pa të dashurin e tij
Muhamedin a.s., shkoi një ditë te Ebu Bekri dhe i tha:*

*- O halifi i Resulullahut, kam dëgjuar të Dërguarin e Zotit të thotë: “Puna
më e mirë e besimtarit është xhihadi për hir të Allahut” ...*

*Ebu Bekri i tha: - E çka do të thuash me këtë o Bilal?*

*Bilali tha: - Do të doja të luftoja për hir të Zotit deri sa të vdes ...*

*Ebu Bekri i tha: - Po kush do të na thërras ezanin atëherë?*

*Bilali, duke i rrjedhur sytë lot tha: - Unë nuk i thërras askujt ezan pas
të Dërguarit të Zotit....*

*Ebu Bekri i tha: - Megjithatë, rri dhe thirre ezanin për ne o Bilal!*

*Bilali ia ktheu: - Nëse ju o Ebu Bekër, më keni liruar për veten tuaj, le
të bëhet si të doni ju, e nëse më ke liruar për Allahun, më le të lirë dhe
për Atë për të cilin më ke liruar.*

*Ebu Bekri, duke ndjerë veten keq, tha: - Po si jo, të kam liruar për
Allahun, o Bilal!*

*Bilai udhëtoi për në Siri, dhe mbeti atje i vendosur dhe muxhahid. Ka thënë
për veten e vet: -“Nuk mundja të qëndroja në Medinë pas vdekjes së
Pejgamberit (s.a.v.s.)”.*

*Kur donte të thërriste ezanin dhe vinte te fjala: "Dëshmoj se Muhamedi
është i Dërguari i Zotit” iu ndalte zëri dhe qante, prandaj u largua për në
Sham dhe iu bashkangjit muxhahidëve.
*

*Pas dy vitesh, Bilali pa në ëndërr Të Dërguarin a.s. duke i thënë: “Ç’është
kjo ashpërsi, o Bilal? Pse nuk vjen të na vizitosh?”*

*Këtë vërejte Bilali e morri seriozisht, e i pikëlluar u kthye në Medinë.
Erdhi te varri i Pejgamberit a.s., filloi të qajë deri sa e vërshuan lotët.
Atje takoi Hasanin dhe Husejnin (nipat e Të Dërguarit s.a.v.s.), filloi t’i
përqafoj dhe t’i shtrëngoj në kraharorin e tij. Ata i thanë: “Na ka marrë
malli të na thërrasësh ezanin para agimit”.*

*Atëherë, Bilali u detyrua të ngjitet mbi kulmin e xhamisë dhe kur filloi
ezanin me “Allahu Ekber, Allahu Ekber”…, Medineja gati sa nuk u trondit, dhe
kur erdhi te shqiptimi i fjalës “Eshhedu enne Muhammederr-Rresulullah”
(Dëshmoj se Muhamedi është i Dërguar i Allahut), dolën nga shtëpitë e tyre
edhe gratë… Nuk është parë ndonjëherë në ndonjë rast të kenë qarë më tepër
burra e gra se atë ditë.*

*Kur emiri i muslimanëve, Omeri r.a. e vizitoi Shamin, muslimanët kërkuan
prej tij që të ndërmjetësoj te Bilali që të thërras ezanin në njërin prej
namazeve. Omeri e ftoi Bilalin kur koha e namazit kishte ardhur dhe kërkoi
prej tij që ta thërras ezanin. Bilai duke respektuar emirin e muslimanëve u
ngrit dhe filloi me ezanin…*

*Nga zëri i tij, dhe mallëngjimi për kohën që jetuan bashkë me Resulullahun
s.a.v.s., dhe kur Bilali ishte muezin i tij, qanë të gjithë sahabët që ishin
prezent sa asnjëherë më parë, ndërsa Omeri r.a. ishte ai që më së shumti
qau.*

*Në momentet e fundit të jetës së tij, Bilalit i qëndronte pranë
bashkëshortja e tij, e cila qante, kurse vet ai e ngushëllonte: “Mos qajë,…
nesër do të takoj të dashurit,… Muhamedin a.s. dhe sahabët.*

*Allahu i Lartësuar qoftë i kënaqur me ty o Bilal dhe me të gjithë sahabët!*

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan