CILA ËSHTË E KUNDËRTA E TEUHIDIT Ibn Kajjimi, rahimehullah, ka thënë: “Njerëzimi ishte në rrugën e drejtë dhe në një fe duke i robëruar një Zoti. Allahu i Lartmadhëruar ka thënë: “Njerëzit ishin të një feje, por u përçanë. Sikur të mos ishte caktimi i hershëm nga Zoti yt, do të përfundohej (me dënim) mes tyre, për atë se ishin të përçarë”. (Junus, 19) Poashtu, Allahu i Lartmadhëruar ka thënë: “Njerëzit ishin një popull (të fesë së natyrshme Islame) e (kur u përçanë) Allahu dërgoi pejgamberët përgëzues dhe qortues, dhe Ai u zbriti atyre dhe librin me fakte të sakta për të gjykuar për atë që u kundërshtuan ndërmjet vete...” (el-Bekare, 213) Sa’idi transmeton nga Katade këtë që vijon: “Na është treguar se ndërmjet Ademit dhe Nuhit, alejhisselam, kishte dhjetë shekuj në udhëzim dhe në ligj që ishin në të Vërtetën. Më pas i ndanë, andaj Allahu i Lartmadhëruar e dërgoi Nuhin alejhisselam, e kështu ky ishte i Dërguari i parë të cilin Allahu i Lartmadhëruar e dërgoi në Tokë pasi kishte filluar mosmarrëveshja dhe pasi që kishin devijuar nga e vërteta”. Ibn Abbasi, radijAllahu anhu, ka thënë: “Të gjithë njerëzit kanë qenë një popull (të fesë së natyrshme Islame) dhe të gjithë kanë qenë në Islam”. Teuhid.NET
-- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
