Realiteti i metodës së shejh Muhamed b. AbdulVehabit në meselen e Tekfirit Konkret Parathenia e kaptines ... e shoh te udhës që metodën e shejh Muhamed b. AbdulVehabit ta veçojmë me një kaptinë të veçantë, kjo për disa arsyje si vijonë: 1. Shejh Muhamed b. AbdulVehabi, është udhëheqës i thirrjes selefije në Nexhd, nëse realiteti i metodës së tij na bëhet i qartë atëherë kjo është esenca. ngase nxënësit e tij e morën këtë metodë nga ai. 2. Dyshimet e shumta të thëna për shejh Muhamed b. AbdulVehabin, për thirrjen e tij ripërtërirëse. Këto dyshime u thanë prej armiqve të tij, posaçërisht në meselenë e tekfirit konkret. 3. Për shumë prej studiuseve, qëndrimi i shejh Muhamed b. AbdulVehabi është i qartë për këtë mesele të rëndësishme. 4. Kemi parë që shejh Muhamed b. AbdulVehabi i ka dhënë rëndësi të veçantë kësaj mesele. Mirpo, kjo është e shpërndarë nëpër librat e tij, andaj dëshiruam t'i mbledhim në një vend, që ato tekste t'i lidhim mes vete, dhe metoda e tij në këtë mesele të rëndësishme të na bëhet e qartë. 5. E kemi parë se shumë prej nxënësve të shejhut dhe nipat e tij, i kanë dhënë rëndësi sqarimit të metodës së shejhut në meselenë e tekfirit konkret. Do të mundohemi që të sjellim disa fjalë të tyre të cilat sqarojnë metodën e shejhut. 6. Ai i cili dëshiron ta njohë metodën e shejh Muhamed b. AbdulVehabi duhet t'i mbledhim të gjitha fjalët e tij në mënyrë të plotë. Mos të bazohet vetëm në një fjlë të shejhut duke mos i mbledhur të gjitha fjalët për një mesele, apo të mbështetet në një fjlë të paqartë, duke i shmangur dhe kundërshtuar të gjitha fjalët tjera. Ngase kjo është në kundërshtim me bazat e studimit të vërtetë. Kjo ishte arsyeja që shumë prej autorve të cilët kanë shkruar për metodën e shejh Muhamed b. AbdulVehabit, shpiu të kenë kundërthënie dhe paqartësi. Metoda e tij mund të mësohet prej teksteve të tij dhe nga kuptimi i dijetarëve të thirrjes në Nexhd. Kjo nuk mund të mësohet në mënyr adekuate nëse studiusi merr një apo dy tekste të shejhut dhe pastaj këtë e konsideron si metodë të shejhut. Kjo nuk ështe prej bazave të hulumtimit dhe studimit. Marrur nga: Të nxituarit në Tekfir sipas Shejhul islam Ibn Tejmije Autor: Rashid bin Ebi Ula Librin e lexoi dhe lavdëroi Shejh Salih el Feuzani Përgatiti: ummuMuxhahid Vazhdon inshAllah teala http://www.forum-islamik.com/forum/showthread.php?62172-Metoda-e-shjh-Muhamed-b.-AbdulVehabit-ne-Tekfirin-Konkret -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
