Distancimi i shejh Muhamed b. AbdulVehabit nga tekfirii përgjithshëm i njerëzve
~ Prej pretendimeve shpifëse më të mëdha ishte thirrja me të cilën u munduan të njollosin thirrjen e shejh Muhamed b. AbdulVehabit, rahimehullah Kjo thirrje kishte një numër të madh të armiqëve në Nexhd dhe vende të tjera. Ata përhapën keq informata dhe shpifje për t'i larguar shumicën e muslimanëve nga kjo thirrje e begatshme. Edhe pse shejh Muhamed b. AbdulVehabi dhe dijetarët tjerë të kësaj thirrje prej nxënësave dhe nipave të tij, u morën me demante të këtyre shpifjeve, ato gjetën vend tek shum prej dijetarëve muslimanë, e ku më tek njerëzit e thjeshtë. Këtu nuk do t'i përmendim me radh shpifjet e armiqëve të thirrjes, ngase rreth kësaj janë shkruar studime të veqanta. Por, ajo që na intereson është çështja që ka lidhje me këtë mesele. Prej meseleve të cilat u shpifën më së shumti ndaj shejh Muhamemd b. AbdulVehabit dhe thirrjes së tij ishte meselja e tekfirit të përgjithshëm të Ummetit, përpos ata të cilët janë sikur ai në thirrjen e tij. 1. Prej tyre ka të till që thanë "Ky njeri e shpallë për kafir gjithë Umetin, bile pasha Allahun përgënjeshtroi Pejgamberët edhe ata dhe umetet e tyre i gjykon me shirk". Ka prej tyre që duke shpikur dhe gënjyer thanë: "I fyeve imamët, i ofendove dijetarët, i prishe rregullat e fesë Muhamedije derisa arrite t'i konsiderosh të gabuar shokët e Pejgamberit salaAllahu alejhi we selam dhe katër imamët". Ibn Suhajmi, prej armiqve më të mëdhenj të thirrjes së shejhut tha : "Prej gabimeve të tij, njashtu ai thotë; "Njerëzit prej gjashtëqind vjetësh e këndej, nuk janë në diç të vërtetë". Njëri prej tyre, duke folur për medhhebin e shejh Muhamed b. AbdulVehabit, thotë: "Ai i shpallë kafir muslimanët, beson se gjaku i tyre është i lejuar dhe se lejohet marrja e familjeve të tyre për rob". Një tjetër thotë: "AbdulVehabi pas nxerrjes së fesë së re, tha se Ummeti Islam prej gjashtëqind vite është në errësirë të shirkut". 2. -Shejh Muhamed b. AbduVehabi dhe nxënësit e tij, u munduan të distancohen nga kjo shpifje e padrejtë, e cila ishte tekfiri i të gjithë muslimanëve. Apo tekfiri i Ummetit disa shekuj me radhë, apo se Ummeti para ardhjes së tij ishin jobesimtarë, dhe shpifje të tjera. Për këtë temë do të sjellim prej fjalëe të imamit dhe dijetarëve të thirrjes. 1. Shejh Muhamed b. AbdulVehabi rahimehullah thotë: "Fjala juaj se ne shpallim kafirë muslimanët, si mund ta thoni këtë. Ne nuk kemi shpallur kafirë muslimanët, nuk i shpallim kafir vetëm se ata të cilët janë mushrikë". 3. 2. Shejh Muhamed b. AbdulVehabi thotë: " Ajo që armiqtë e mi përmendën se unë njerëzit i shpalli kafir me supozime, spo me miqësim të thjeshtë të jobesimtarit spo shpalli kafir injorantin të cilit nuk i është ngritur argumenti, kjo është njëshpifje e madhe. Me këtë ata synojnë t'I largojnë njerëzit nga feja e Allahut dhe të Dërguarit salaAllahu alejhi we selam". 4. 3. Shej Muhamedi, gjatë përgjigjeve kundër Ibn Suhajmit, thotë: "Allahu e di se ky person ka shpifur për mua çështje të cilat unë nuk I kam thënë. Shumica e të cilave as nëpër mend nuk me kan shkuar. Prej tyre është fjala e tij: "Kinse unë them se njerëzit që prej gjashtëqind vjetësh e këndej nuk janë në din të vërtetë", dhe se e shpalli kafir ate I cili ndërmjetëson me njerëz të mirë, se e shpalli kafir Busejrin, se e shpalli kafir ate I cili betohet në dikë tjetër pos Allahut. Përgjigjja ime për këro mesele është të them: "I pastër je o Zot nga ajo që të përshkruajnë, kjo është një shpifje e madhe", 5. 4. Duke e demantuar shpifjen e armive të tij, në letrën dërguar Muhamed Tuvejxhirit, shejhu, thotë: "Njashtu, u munduan të më paraqesin para tjerëvekinse ibn AbdulVehabi thotë: "Kush nuk është nën rrespektin tim, ai është Kafir". Prandaj them, I pastër je o Zot, kjo është një shpifje e madhe. Deshmoj para Allahut për atë të cilën e di Ai nga zemrat tona se kush punon në teuhid, distancohet nga shirku dhe ithtarët e tij, ai është muslimanë në çdo koh dhe vend. Unë e shpalli kafir ate I cili I bën shirk Allahut në adhurim, pasi të bëhet I qartë argumenti për kotësinë e shirkut". 6. 5. Shejhu, rahimehullah në një letër ku sqaron se shpifjet ndaj tij janë të kota, thotë: "Sa I përketë gënjeshtrës dhe shpifjes, siç është fjala se ne I shpallim kafirë njerëzit në përgjithësi, se ua obligojmë hixhretin tek ne edhe atyre të cilët munden ta shfaqin fenë e tyre, dhe se ne e shpallim kafir atë I cili nuk I shpall kafirë të tjerët, edhe ata të cilët nuk luftojnë, pra shpifje të këtilla dhe shum më shumë. E gjith kjo është gënjeshtër dhe shpifje me të cilën mundohen t'I pengojnë njerëzit nga feja e Allahut dhe të Dërguarit".7. 6. Shejh Muhamed b. AbdulVehabi, në një letër dërguar nje dijetari në Medine, duke ia sqaruar këtë shpifje thotë: "Nëse thonë ata se ne I shpallim njerëzit kafira në përgjithësi, themi se thonë ata se ne I shpallim njerëzit kafira në përgjithësi, themi se I pastër je o Zot nga ajo që të përshkruajn, kjo është një shpifje e madhe". 8. 7. Ai shkoi deri tek një dijetar I Jemenit, për t'ia demantuar këtë shpifje, ku tha: "Sa I përket fjalës se ne I shpallim kafirë të gjith njerëzit në përgjithësi, kjo është prej shpifjeve të armiqëve me të cilën mundohen t'I pengojnë njerëzit nga kjo fe. Andaj themi: I Lartësuar je o Zot, kjo është shpifje e madhe". 9. 8. Shejhu në një letër ku I pergjigjjet një dijetari të Irakut, I cili është shejh AbduRrahman b. Abdilah Es-Suejdi, thotë: "Ata na sulmuan me kujt e shejtanit, prej shpifjeve të përhapura, gjëra të cilat njeriu I menqur ka turp t'i thotë, e ku më ti shpifë. Prej tyre është se un I shpalli kafir të gjith njerëzit përpos ata të cilët më ndjekin, kinse pretendoj se martesat e tyre nuk janë të vlefëshme. Çudi si mund të hyjëkjo në mendjen e të mençurve . A e thotë këtë një muslimanë, një kafirë, një I mençur apo një I çmendur?"10. 9. Shejh Muhamed, në një letër të tij, thotë: "Ajo që u është përmendur se unë I shpalli njerëzit kafir në përgjithësi, kjo është prej shpifjeve të armiqëve. Gjithashtu, kinse unë them: Kush e pason fenë e Allahut dhe të Dërguarit, pastaj jeton në jetën e tij, kjo nuk mjafton deri sa të vjen tek ne. Edhe kjo është prej shpifjeve. Qëllimi është pasimi I fesë së Allahut në cilëndo tokë qoftë kjo". 11. ----------------------------------------- 1. Shih "Deaual munauiin", f.172-177 2. Shih për të gjitha këto në "Deaual Munauiin" f.62-168. 3. Muelefat shejh 189/5 4. Muelefat shejh 25/5 5. Mexhmuatu muelefat 289/5 6. Mexhmu muelefat 60/6 7. Mexhmu melefat 11/3 8. Mexhmu muelefat 48/5 9. Mexhmu mulefat 100/5 10. Mexhmu muelefat 36/5 11. Durer Sanije 131/10 Marrur nga: Të nxituarit në Tekfir sipas Shejhul islam Ibn Tejmije Autor: Rashid bin Ebi Ula Librin e lexoi dhe lavdëroi Shejh Salih el Feuzani Përgatiti: ummuMuxhahid Vazhdon inshAllah teala -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
