Gruaja e cila ja kaloj shum burrave

Havla bintu-l Ezver,

Grua shumë guximtare





Përshkrimi biografik i jetës së Havla bintu-l-Ezver është i ndërlidhur me 
trimërin të cilën ajo e tregoj në betejën e Edxhnadejnit. Në atë betejë, 
muslimanët nën komandën e Halid Ibn Velidit (radijAllahu anhu), u konfruntuan 
me bizntinët, të cilët udhëheqëshin drejtpërdrjet nga Herakliu. Havla, me 
tirmërin dhe guximin e saj të papërshkruar, ua kalonte edhe shumë meshkujve. 
Ajo fshehurazi dhe e maskuar luftone që ta shpëtonte vëllaun e saj, Dirarin nga 
robërija. Ajo i nxiste gratë tjera që të inkuadroheshin në betejë, me qëllim që 
t’i mbronin të robëruarit muslimanë dhe fenë islame. 

Ajo ishte Havla bintu-l-Ezver, e cila –në njëren nga betejat që i kishin 
zhvilluar kundër bizantinëve- së bashku me një grup femrash ishin zën rob. Ajo 
i nxiste vazhdimisht gratë e tjera që të iknin nga robërija. Pasi ato nuk 
posedonin armë që të luftonin kundër bizantinëve, u oraganizuan në atë mënyrë 
që i nxorrën drunjët dhe tendat dhe luftuan me to kundër ushtarëve bizantinë. 
Këtë konfliktë e kishte udhëhequr Havla bintu-l-Ezver, me qëllim që të 
shpëtonin nga robëria.

Thuhet se vëllavi i kësaj trimëreshe- Dirar binu-l-Ezver, kishte qenë i 
robëruar në njërën nga betejat me bizantinët. Prandaj, motra e tij Havla, ishte 
veshur me rroba persiane, e kishte përgatitur kalin dhe ishte armatosur mirë,e 
kështu ishte nisur në drejtim të rradhëve të armikut. Me atë rastë, ajo –pasi 
që edhe veten e kishte vënë në rrezik- mbyti disa ushtar persian.

Muslimanët më largë fronit –ndër ta edhe Halid ibnVelidi- vështronin me një 
entuzjazëm të madh lëvizjet guximtare të Havles, duke besuar se bëhet fjalë për 
ndonjë luftëtarë mashkull, përderisa doli ajo nga vija e frontit dhe kur nga 
shtiza e saj pikonte gjak. Muslimanët vrapuan ta shikonin kush ishte ky burr 
muslimanë aq guximtar, dhe ja, vrejtën grua e cila quhej Havla bintu-l-Ezver. 
Në këtë rastë, ushtarët muslimanë fituan një elan të ri për luftë dhe filluan 
ti sulmojnë trimërishtë radhët e armikut, derisa e liruan vëlaun e saj nga 
robërija.

Lufta ndërmjet arabëve dhe bizantinëve zhvillohej me fitore dhe humbje 
variable, që do të thotë, herë korrnin fitore bizantinët, herë muslimanët. Në 
njëren nga betejat kundër bizantinëve, vëllau i Havlas, Dirari ra përsëri në 
robëri.Ajo u pikëlluar dhe vendosi që kësaj radhe t’iu hakmerret bizantinëve 
dhe ta lirojë vëllaun e saj Dirarin nga robërija.Havla bintu-l-Ezver u futë në 
rradhën e armikut duke kërkuar vëllaun e saj. Pasi që nuk mundi ta gjente atë, 
ajo filloji të bërtas me zë të lartë: “O vëlla! Motra jote sakrifikohet për ty”!

Pasi që ushtarët muslimanë e dëgjuan zërin e saj, vullneti i tyre u shtua dhe 
ata u futën në betejë kundër ushtarëve bizantinnë ku luftuan me ashpërsi. 
Aktivitetet luftarake të muslimanëve vazhduan deri në rrethimin dhe çlirimin e 
Antakisë, ku bizantinët i mbanin robë në një kështjellë. Në atë betejë 
muslimanët korrën fitore të dukshme, si dhe i liruan të gjithë të robëruarit e 
tyre.

Pas lirimit, Dirari shkoi tek motra e tij i gëzuar për fitoren të cilën ua 
dhuroi Allahu.

Havla bintu-l-Ezver ndërroi jetë në kohën kur kalif i muslimanëve ishte Othman 
ibn Affani (radijAllahu anhi), pasi që kishte marrë pjesë në shumë beteja dhe 
ndodhi të ndryshme historike. 1.




------------------------------
1. “Nisa’un lehunne mine-t-tahrihi-l-islam nesib” f. 53-54





Marrur nga: “Muslimanet Shembullore”

Autor: Mensur ibën Nasir el-‘Avaxhi



Përgatiti: ummuMuxhahid                                           

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan