Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë zgjedh dekanin e ri Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë zgjedh dekanin e ri Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë më datë 15.04.2011 ka rishpallur konkursin për dekan. Në këtë konkurs kanë konkuruar gjithësejt pesë kandidat: 1. Prof. Dr. Qazim Qazimi, 2. Doc. Dr. Xhabir Hamiti, 3. Dr. Fahrush Rexhepi, 4. Dr. Sulejman Osmani, dhe 5. Dr. Zija Abdullahu.Këshilli Mësimor Shekncor i Fakulteti të Studimeve Islame në mbledhjen e mbajtur më 26.04.2011 shqyrtoi kërkesat e kandidatëve për postin e dekanit. Sipas Statutit të FSI-së, neni 9, parag. 5, Këshilli Mësimor Shkencor i FSI-së ia propozon Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dy kandidat për dekan, KMSH i FSI-së vendosi që përzgjedhja e kandidatëve të bëhet përmes procesit të votimit të fsheht. KMSH i FSI-së po në këtë mbledhje formoi komisionin, për numërimin e votave, në përbërje të: 1. Mr. Sadik Mehmeti, 2. mr. Besa Ismaili, dhe 3. Prof. Sabri Bajgora.Pas procesit të votimit komisini i lartëcekur konstatoi se:Prof. dr. Qazim Qazimi ka marr shtatë (7) votaDoc. Dr. Xhabir Hamiti asnjë votëDr. Fahrush Rexhepi tri (3) votaDr. Zija Abdullahu asnjë votëDr. Sulejman Osmani një (1) votë.Komision konstatoi se dy kandidatët që kanë marr më së shumti vota t’i dërgohen Kryesisë së Bashkësisë Islame për përzgjedhjen e njërit kandidat për dekan të FSI-së.Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës më datë 12.05.2011 në mbledhjen e saj emëron prof. dr. Qazim Qazimi Dekan të Fakultetit të Studimeve Islame në mandat 3 vjeqar. http://www.mesazhi.com Senad Maku - Ulqin Studime Komperative rreth: BIBLES dhe KURANIT www.bibladhekurani.com
-- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
