*Lënda:*    PETICION PËR RRËNIMIN DHE RINDËRTIMIN E XHAMISË "HASAN EMIN"
(Xhamia e vogël përball objektit të vjetër të Komunës)
*Për:*         KRYETARIN DHE ASAMBLENË E KOMUNËS SË PRISHTINËS
*Nga:*        QYTETARËT E PRISHTINËS
*Përmes:*  KËSHILLIT ORGANIZATIV TË INICIATIVËS PËR RINDËRTIMIN E XHAMISË

*Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim*
*Në Emër të All-llahut, Bëmirësit, Mëshiruesit.*
**
*Hamdi, falenderimi dhe adhurimi i takon vetëm All-llahut të
Madhëruar, All-llahun e Mëshirshëm e falenderojmë dhe prej Tij falje dhe
ndihmë kërkojmë.*
*Paqja dhe mëshira e All-llahut të Plotëfuqishëm qoftë mbi më të mirën
krijesë që ka krijuar, më të dashurin e All-llahut dhe muslimanëve, të
Dërguarin e Fundit që ishte mëshirë për të gjitha botërat, Muhammedin
s.a.w.s.; mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, dhe mbi të
gjithë ata që e pasojnë dhe thërrasin në rrugën e tyre.*

Të nderuar qytetarë të Pishtinës!

Ne, Imami i Xhamisë "Hasan Emin" së bashku me disa qytatarë të Prishtinës
dhe xhematlinjtë e xhamisë, duke pasur parasysh nevojën enorme për hapësirat
e kryerjes së obligimeve fetare të besimtarëve musliman, kemi pasur si ide
të kahëmotshme rrënimin dhe rindërtimin e Xhamisë sonë "Hasan Emin".

Kjo ide ka qenë e bazuar në faktin që Xhamia në fjalë është katandisur në
një gjendje të mjerueshme e cila nuk i plotëson as kushtet minimale për
kryerjen e ritualeve fetare. Madje kjo Xhami nuk posedon as ndonjë vlerë
historike apo arkeologjike. Mbi të gjitha, si pasojë e disa çarjeve në muret
dhe bazat e saj, kjo Xhami është e rrezikuar nga rrënimi i vetvetishëm, e në
veçanti minareja e saj, gjë e cila e bën të pasigurtë qëndrimin e
besimtarëve brenda saj dhe kryerjen e obligimeve në gjendje të qetë psikike.

Lidhur me këtë çështje, ne kemi marrur edhe pëlqimin nga "Enti i
Monumenteve" për rrënimin dhe rindërtimin e një xhamie moderne me standarde
të larta të sigurisë.

Bazuar në faktet që u përmendën më sipër; Ligjin për Vetqeverisje Lokale Nr.
03/L-040, Neni 69 mbi të drejtën për peticion; si dhe Nenin 25 dhe Nenin 26
të Statutit të Komunës së Prishtinës mbi organizimin e peticioneve, Këshilli
Organizativ për realizimin e këtij projekti jetik, ka marrur iniciativë për
organizimin e një peticioni, që ka si qëllim përfundimtar rrënimin dhe
rindërtimin e xhamisë, i cili do t'i dërgohet organeve komunale të
Prishtinës, të cilët me Ligj janë të obliguar ta shqyrtojnë kërkesën tonë.

Andaj, lusim të gjithë qytetarët e Prishtinës, por edhe të Kosovës që të na
përkrahin në iniciativën tonë për realizimin e këtij projekti që përveç
arsyeve të cekura më sipër, do ta zbukurojë atë pjesë të qytetit.

Lidhur me këtë, e tërë ajo që kërkohet nga ju qytetarë të dashur, është
përkrahja juaj duke nënshkruar këtë peticion. Ky peticion organizohet edhe
në formën e shkruar në kopje fizike, por edhe në formën elektronike, pra
përmes internetit. Të gjithë ata që dëshirojnë ta përkrahin këtë projekt,
luten që në e-mail adresën [email protected] të dërgojnë të
dhënat e tyre personale së bashku me subjektin e këtij peticioni si në
vijim:

*Subjekti: PETICION PËR RRËNIMIN DHE RINDËRTIMIN E XHAMISË "HASAN EMIN" NË
PRISHTINË*

*1. Emri dhe Mbiemri:*
*2. Data e lindjes:*
*3. Qyteti:*
*4. Numri i ID (Numri i dokumentit identifikues):*
**
*Vërejtje: *Me një e-mail mund të dërgoni të dhënat edhe të anëtarëve të
tjerë të familjes apo shoqërisë të cilët pajtohen të nënshkruajnë këtë
peticon. Njëkohësisht i lusim të gjithë qytetarët që të jenë të
ndërgjegjshëm dhe asesi mos të nënshkruajnë dy herë, qoftë në formën e
shkruar apo elektronike.

Përveç kësaj, ju lusim që të gjithë të kontriboni në mbledhjen e sa më shumë
nënshkrimeve për këtë peticion duke e informuar familjën e ngushtë dhe
shoqërinë e gjërë duke ua dërguar të gjithë atyre që i keni në listën e
kontakteve, duke e bërë copy-paste tekstin me ngjyrë të kaltër

Mos të harrojmë që i Dërguari i All-llahut, Muhammedi s.a.w.s. ka thënë:

*"Ai që ndërton një Xhami në tokë, All-llahu do t'ia ndërtojë një pallat në
Xhannet (Parajsë"*
**
*"Ai që bëhet shkaktarë për një punë të mirë, e ka shpërblimin e të gjithë
atyre që e bëjnë atë punë (duke mos ju munguar këtyre të fundit)"*
**
*Si dhe Fjalën e All-llahut në Kur'anin Fisnik:*
**
*"A ka dikush që i jep All-llahut një hua (punë të mirë për të cilën
All-llahu nuk ka nevojë), e që All-llahu t'ia shumëfishojë atij (shpërblimin
për të)" *
**
*Dhe duaja/lutja jonë e fundit është: Paqja qoftë mbi të gjithë të Dërguarit
(Profetët), ndërsa falendërimi më i lartë i takon vetëm All-llahut të
Madhërishëm!*

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan