-- Moldova Young Artists Association "Oberliht" http://www.oberliht.org.md . . . . . . . . . . . http://idash.org/mailman/listinfo/oberlist portal informational pentru arta si cultura din Moldova information gateway for arts and culture from Moldova
---------------------------- Original Message ---------------------------- Subject: TICA ORGANIZES WITH ARDHJE From: "TICA TIRANA INSTITUTE OF CONTEMPORARY ART" <[EMAIL PROTECTED]> Date: Sat, November 17, 2007 17:21 To: "Tina Finns" <[EMAIL PROTECTED]> -------------------------------------------------------------------------- For the english version please scroll down..... INSTITUTI I ARTIT BASHKËKOHOR TIRANË ORGANIZON: Çmimin për Artin Bashkëkohor ARDHJE Çmimi për Artin Bashkëkohor ARDHJE është veprimtaria më e re në skenën e artit shqiptar, e ideuar në bashkëpunim me Fondacionin për Shoqëri Civile në New York dhe me mbështetjen e Akademsë së Arteve të Bukura dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë. Kjo ngjarje është konceptuar për të ndihmuar dokumentimin, vlerësimin dhe mbështetjen për artistët bashkëkohorë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Çmimi funksionon mbi bazën e një kërkimi të shtrirë në skenën artistike shqiptare, në mënyrë që pjesëmarrësit të jenë fryt i një përzgjedhjeje të gjerë por cilësore. Në këtë frymë, Çmimi për artin bashkëkohor ARDHJE do të shërbejë si një hartë që do të ndjekë zhvillimet e situatës artistike shqiptare, duke ofruar të vetmen metodë arkivimi të zhvillimeve artistike në Shqipëri, si dhe duke luajtur rolin e një ure komunikimi mes artistëve dhe publikut përmes nxitjes së diskutimit mbi zhvillimet e reja në artin bashkëkohor shqiptar. Artistët e ftuar në çdo edicion të këtij çmimi do të përfaqësojnë një shumëllojshmëri gjuhësh të artit bashkëkohor, si video, fotografi, pikturë, instalacione, skulpturë, performancë, tekst, etj. Procesi për realizimin e Cmimit për Artin Bashkëkohor ARDHJE do të kalojë përmes një periudhe të ngjeshur kërkimi, gjatë së cilës stafi organizator i TICA do të zhvillojë vizita në studio, takime dhe pranime prezantimesh të dokumentimit të punës nga një numur sa më i madh artistësh që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Në mbarim të këtij kërkimi, stafi i TICA do të përzgjedhë një numur prej jo më pak se 5 dhe jo më shumë se 7 artistësh me të cilët do të organizohet ekspozita e Cmimit ARDHJE, pranë galerisë së Akademisë së Arteve të Bukura. Një Juri e pamvarur do të shqyrtojë punët e artistëve pjesëmarrës në këtë ekspozitë, dhe do të përzgjedhë artistin fitues. Artisti fitues fiton të drejtën e një rezidence artstike për 6 javë në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I vetmi kufizim në procesin e kërkimit dhe përzgjedhjes paraprake është kufiri i moshës të gjithë artistët e vëzhguar apo përzgjedhur duhet të jenë nën moshën 35 vjec. Çmimi për Artin Bashkëkohor ARDHJE realizohet në bashkëpunim me Fondacionin për Shoqëri Civile dhe me mbështetjen e Akademisë së Arteve të Bukura dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë. Gjatë vitit 2007 programet e Institutit të Artit Bashkëkohor, Tiranë kanë patur partneritetin e European Cultural Foundation dhe mbështetjen e Institutit të Bienales së Tiranës dhe OJF "Kultura në Lëvizje". Për më shumë informacion apo pyetje të mundëshme mbi Cmimin ARDHJE apo mbi programet e IABT/TICA mos hezitoni të na kontaktoni në nr. e tel: 0692069011 apo në adresën e emailit: [EMAIL PROTECTED] TIRANA INSTITUTE OF CONTEMPORARY ART ORGANZIES: The Contemporary Art Award ARDHJE 2007 The Contemporary Art Award ARDHJE is the newest art event in the Albanian contemporary art scene conceived in collaboration with the Foundation for Civil Society in New York and supported by the Academy of Fine Arts and the U.S.A. Embassy in Tirana. This event aims at helping the documentation, evaluation and support for the contemporary artists that live and work in Albania. The Award is realized through an extensive research in the Albanian art scene, bringing out qualities from a large selection process. Under this light, the Contemporary Art Award ARDHJE will serve as of mapping the Albanian contemporary art scene, providing the only form of archiving of its development, as well as forge new relations between artists and audience while promoting discussion on the role of art in society. The work of the artists that will be invited will represent a multiplicity of contemporary art expressions such as video, photography, painting, installations, sculpture, performance, text, etc. The process of the realisation of Contemporary Art Award ARDHJE will consist of an intensive research period, during which the staff of TICA will realize studio and gallery visits, meetings with artists and research through publication and portfolio materials, of as big as possible number of artists that live and work in Albania. In the end of the research period TICA staff will select a number of not less than 5 or not more than 7 artists whose works will be shown in the ARDHJE Award exhibition to be held at the gallery of the Academy of Fine Arts in Tirana. An independent Jury will be invited to consider the works and award the prize. The winner of Contemporary Art Award ARDHJE will gain a 6 weeks artist residency in New York City. The only condition for participation in the preliminary research period is the age limit of 35. The Contemporary Art Award ARDHJE is realized in collaboration with the Foundation for Civil Society, New York and through the support of the Academy of Fine Arts and the U.S.A. Embassy in Tirana. During 2007, TICA's program has been supported by, European Cultural Foundation, as well as the Institute of Tirana Biennale and "Moving Culture" NGO. For more information or eventual questions on Contemporary Art Prize ARDHJE don't hesitate to contact us at tel. no.: 0692069011 or email at: [EMAIL PROTECTED] -- TICA is founded and directed by: TINA FINNÄS (artist and project leader) JOA LJUNGBERG (curator and project leader) MONICA MELIN (artist and project leader) EDI MUKA (curator and project leader) GEZIM QENDRO (curator and project leader) STEFANO ROMANO (artist, curator and project leader) http://www.tica-albania.org [EMAIL PROTECTED] _______________________________________________ oberlist mailing list [email protected] http://idash.org/mailman/listinfo/oberlist
