*Autori i këtij shkrimi Ahmet Qeriqi është pronari i Radio Kosova e Lire,
nuk bën namaz, por është më burrë dhe më musliman se sa shume pjesëtar te
BIK-ut te cilit "dinin e kanë shndërruar ne dinar"  Ky është edhe një
argument se Doktori ka përkrahjen e tij për ligjërimin e vazhdueshëm në
radion e tij, gjë që i pengon disa burrecave të BIK-ut!!!*




*Ahmet Qeriqi*



*Ka marrë hov një fushatë e rrezikshme kundër imamit të Xhamisë së Madhe,
doktor Shefqet Krasniqit*

E nisur nga gazeta “Ekspress” e cila në shumë raste ka qenë dhe po mbetet
gazetë kujdestare e denoncimeve dhe ndërsimeve kundër disa personaliteteve
shoqërore, fetare e kulturore të vendit tonë, mbështetur shumë me nguti nga
kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, nga Ipeshkvia e Kosovës, nga disa
mediume të tjera dhe parti politike, po vazhdon fushata denigruese dhe fyese
kundër imamit të Xhamisë së Madhe, Mulla Shefqet Krasniqit, për të cilin
thuhet se paska fyer dhe paska denigruar personalitetin e Gonxhe Bojaxhiut,
e njohur në botë si “Nëna Terezë”.

Në prononcimet e tij për Radion-Kosova e lirë, mulla Shefqet Krasniqi ka
mohuar ta ketë fyer apo denigruar këtë personalitet të rëndësishëm të fesë
katolike. Dr. Shefqet Krasniqi po sulmohet për shkak të qëndrimit të tij
fondamental dhe realist në interpretimin e Kur’anit dhe Hadithit dhe për
shkak se ai ka fituar simpatizues të shumtë, jo vetëm në Prishtinë, ku është
imam i Xhamisë së Madhe, po kudo në Kosovë, dhe në shumë vende të botës,
përmes internetit ku përcillen me shumë kujdes ligjëratat e tij fetare.


Yshtjet, ndërsimet, insinuatat, keqinterpretimet e fjalëve të tij bëhen me
qëllim të caktuar, për të nxitur dhe për të përplasur opinione të kundërta,
në kohën kur në Prishtinë fillon ndërtimi i Katedrales katolike. Dhe,
pikërisht këtu duhet kërkuar shpërthimin e fushatës denigruese kundër imamit
Krasniqi. Projektuesit e kësaj fushate tipike të shkollës KGB-iste,
komuniste, kanë caktuar një hoxhë për ta viktimizuar, të cilin e kanë
etiketuar me qëllim që përmes tij t’iu ulin “bishtin” myslimanëve, që ata të
mos reagojnë për ndërtimin e Katedrales, por edhe me qëllim që paraprakisht
të apostrofohet “fajtori” kujdestar.



Qëllimi i kësaj fushate është tepër i rrezikshëm dhe me siguri se prapa tërë
kësaj ndjekje të shtrigave, qëndrojnë ata që edhe gjatë shekujve të kaluar
kanë ndjekur dhe kanë djegur në turra të druve kundërshtarët e tyre, madje
edhe të krishterët e tyre.


Ata që mendojnë të përfitojnë lexues dhe ta rrisin tirazhin e gazetave duke
prezantuar gënjeshtrat për të vërteta, apo duke amputuar fjalë e fjali të
një imami, me qëllim për të konstruktuar ngjarje të befasishme për
opinionin, jo vetëm njëherë janë djegur dhe do të digjen në zjarrin e
mëkateve të tyre. Nëse në Kosovë është proklamuar liria fetare ashtu sikur
edhe liria e shprehjes dhe mendimit, atëherë kjo duhet të vlejë njësoj, për
të gjithë individët, për të gjitha fetë, për të gjitha grupimet fetare, si
për myslimanët, të cilët në vendin tonë janë shumicë absolute, ashtu edhe
për besimtarët e feve të tjera.

Gazeta Ekspres harron se dy muaj më parë gazetari i saj, Mufail Limani në
emisioni Oksigjen të RTK-së, i pyetur rreth krenarisë për të qenë shqiptar,
si pjesëtar i një populli të vjetër, ka deklaruar para opinionit se
“*shqiptarët
janë aq të vjetër në këto troje, sa edhe majmunët kanë filluar të deklarojnë
se e kanë origjinën prej shqiptarëve*”.  Këtë majmunllëk të markës së Vladan
Gjorgjeviqit, Çubriloviqit, Milosheviqit, askush nuk e quan marrëzi, as
herezi, as blasfemi kombëtare. Kështu po bëka të shprehet gazetari i
Ekspresit, por kur dikush nuk dashka ta konsiderojë të shenjtë Nënë Terezën,
atëherë atë u dashka linçuar publikisht.

Ky rezonim i mentalitetit komunist titist ende është shumë i pranishëm në
Kosovë sidomos te bijtë e baballarëve, që kanë punuar në UDB, në policinë
serbe, në prokurorinë e RSFJ-së, në gjykatat e Kosovës, në shërbimet sekrete
të Serbisë, të cilët për afro 50 vjet rresht kanë ndjekur, vrarë e linçuar
qindra mijëra shqiptarë të kësaj pjese të Shqipërisë, sepse nuk pranuan ta
ndërrojnë identitetin e tyre kombëtar, as fetar. Nuk e pranuan bashkim
vëllazërimin e shqiptarëve me kombet sllave, as pranuan të sundohen nga
vasalët shqipfolës dhe shqiptarë-vrasës të tipit të baballarëve të
Ekspresit.

Redaktorët e Ekspresit do të duhej ta dinin se Islami nuk e pranon
shenjtërinë e asnjë njeriu në botë, madje as të Gonxhe Bojaxhiut, e cila ka
qenë me origjinë shqiptare, por gjatë tërë jetës ka qenë misionare, mjerisht
jo e çështjes shqiptare, por e Vatikanit dhe e fesë katolike, dhe në këtë
drejtim nuk ka asgjë të keqe. Por, të mos mendojë askush se mund t’i
detyrojë myslimanët e Kosovës që Nënë Terezën ta pranojnë si të shenjtë. Në
rastin e tillë ata blasfemojnë, dhe këtë e dinë të gjithë imamët, por edhe
besimtarët e devotshëm. Islami nuk njeh shenjtëri, ashtu sikur njeh feja
krishtere dhe askush në botë nuk mund t’i detyrojë myslimanët të adhurojnë
personalitet e fesë së krishtere, ashtu sikur askush nuk mund t i detyrojë
të krishterët ta idealizojnë profetin Muhamed, të cilin edhe e kanë
karikuar, sharë e fyer, jo vetëm njëherë, dhe jo vetëm në një shtet të
krishterë. Dihen madje edhe pasojat e yshtjeve dhe ndërsimeve të tilla.


Ky rast i shpifur për qëllime tejet noprane nuk bën të keqpërdoret, sepse
keqpërdorimet e tilla të miteve të moçme dhe miteve bashkëkohore nxisin
urrejtje, ndërsa Gonxhe Bojaxhiu shqiptare dhe Nënë Tereza katolike, tërë
jetën ka qenë në shërbim të skamnorëve dhe ka proklamuar paqe e tolerancë
mes njerëzve dhe jo linçim sikur kërkon Ekspresi. Ata që mendojnë se krimet
e tyre kundër kombit e atdheut, krimet e tyre kundër bashkëkombësve, që nuk
donin të bëheshin jugosllavë, mund t’ i fshehin prapa sarit të Nënë Terezës,
e kanë të kotë ta bëjnë këtë, sepse të tillët në radhë të parë nuk njohin
fe, madje nuk kanë respekt as për fenë e krishtere, dhe qëllimi i tyre është
të ndërsejnë kryetarët e feve, meqë tani nuk mund t’ i ndërsejnë spiunët e
tyre kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar, apo kundër Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës, sikur kanë bërë në të kaluarën e zezë të tyre.

Degjenerikët e tillë që nuk njohin komb, fe e atdhe, por shiten te secili që
i blen, ashtu sikur shiten prostitutat. Ata kanë filluar ta mbështesin të
ashtuquajturin identitet kosovar të shqiptarëve, njëlloj konvertimi të
heshtur, të cilin edhe e parasheh plani famoz i Ahtisarit. Në Kosovë tashmë
ka filluar edhe retushimi i historisë kombëtare. Ka filluar dhe po vazhdon
një proces i ashtuquajtur i revalorizimit të historisë, me qëllim që
shqiptarët të mësohen të bashkëjetojnë me serbët, edhe pse serbët nuk e kanë
ndërruar qëndrimin e tyre përbuzës e fyes kundër shqiptarëve.


“Kosovarizimi”i shqiptarëve të kësaj pjese të Shqipërisë parasheh
evropianizimin e tyre, mundësisht edhe ndërrimin e fesë së tyre, sepse
pikërisht për shkak të përkatësisë islame të shqiptarëve të Kosovës,
Vatikani nuk e ka njohur Kosovën, ndërsa për shkak të dyshimeve se
shqiptarët e Kosovës janë në rrugë për t’ u evropianizuar dhe për të hequr
dorë nga islami, Kosovën nuk po e pranojnë as shumë shtete islame.

Fushata kundër mulla Shefqet Krasniqit duhet të ndërpritet sa më parë, meqë
ajo është shumë e rrezikshme dhe bëhet për qëllime të Beogradit dhe kurrsesi
për qëllime të tjera. Ata që i fryjnë zjarrit, do të digjen vetë në të,
thuhet në një këshillë të Biblës. Dhe ne besojmë fuqishëm se gënjeshtarët e
Ekspresit do të përgjigjen para drejtësisë, për sajimin e skandaleve të
tilla, të cilat nëse marrin hov, tani kur ka filluar të shfaqet edhe
pakënaqësia sociale në Kosovë, atëherë duhet të ballafaqohemi me shumë të
pritura dhe të papritura.

Ndërsa sa i përket frikës së gazetarucëve të Ekspresit dhe gazetarucëve
kosovarë të këtij soji, nga “fundamentalizmi” islam në Kosovë, duhet t’ iu
rikujtojnë me këtë rast se tashmë ka filluar një epokë e re e frymëmarrjes
së lirë të myslimanëve në tërë botën. Postimi në krye të Uashingtonit
zyrtar, i qytetarit amerikan me origjinë myslimane, Mubarak apo Barak Obama,
është lajm i mirë për myslimanët paqësorë, kudo ku ata të ndodhin nëpër
botë. Ishte shtypja dhe dhuna fashiste që u ushtrua kundër myslimanëve, ajo
që lindi binladenizmin ekstrem, meqë dhuna e prodhon dhe e ushqen dhunën.

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në fjalaebukur@googlegroups.com
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
fjalaebukur-unsubscr...@googlegroups.com
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan