*Britani: Numri i muslimanëve shtohet dhjetëfish, ndërsa numri i krishterëve
zvogëlohet për 2 milionë*

*
*

*Burime gazetareske të Britanisë njoftuan se numri i muslimanëve në Britani
është shumëfishuar dhjetë herë, duke u shtuar përafërsisht 500 000 mijë
muslimanë për të arritur numrin e përgjithshëm në 2.4 milionë. Ky ndryshim
ndodhi brenda vetëm 4 vjetëve dhe atë sipas statistikave zyrtare. *

*Gazeta “Times” në një raport që publikoi këto ditë tha: Numri i muslimanëve
u shumëfishua më shpejtë se të gjitha kategoritë tjera në shoqërinë
britaneze, siç e mësojmë këtë nga Zyra Kombëtare për Statistikë.
Njëkohësisht, këto numra na bëjnë të qartë se numri i të krishterëve u
zvogëlua për më shumë se 2 milionë. *

*Analistët britanikë mendojnë se shkaku për shtimin e numrit të muslimanëve
janë shpërnguljet e shumta dhe rritja e përqindjes së natalitetit, duke ia
bashkëngjitur kësaj edhe shtimin e numrit të atyre që pranuan Islamin brenda
periudhës së viteve 2004-2008. *

*Analistët gjithashtu mendojnë se shkaku për këtë, është shtimi i vullnetit
te muslimanët, për tu deklaruar si muslimanë më shumë sesa më herët, dhe
kjo, si pasojë e luftës së ashtuquajtur “lufta kundër terrorizmit”, gjë e
cila rezultoi që muslimanët edhe më tepër se çdoherë të kapen për
identitetin e tyre. *

*Muhamed AbdulBari, sekretar i përgjithshëm i kuvendit të muslimanëve në
Britani, parashikon edhe rritjen e numrit të xhamive në Britani, si pasojë e
rritjes së numrit të muslimanëve. *

*Numri i muslimanëve në Britani, deri në vitin 2004 ishte 1,087,000 ndërsa u
dyfishua deri në vitin 2008 që të arrijë numrin 2,422,000. *

http://www.islamtoday.net/albasheer/artshow-12-107628.htm

*Përktheu: Omer B.*
---
*"Ne ishim popull ndër më të nënshtruarit, e ALLAHU SWT na lartësoi me
Islamin, ndaj po qe se ne kërkojmë lavdi dhe krenari në diçka tjetër përveç
Islamit, ALLAHU SWT na nënshtron e turpëron!"
- Omeri  r.a *

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në fjalaebukur@googlegroups.com
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
fjalaebukur-unsubscr...@googlegroups.com
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan