Producenti i filmave 'The Matrix' dhe 'Lord Of the Rings" do të përgatis
filmin për Muhammedin s.a.w.s
*http://www.imdb. com/news/ ni1147349/ <http://www.imdb.com/news/ni1147349/>
*

Fituesi i çmimit Oskar producenti Barrie M. Osborne është i njohur mirë për
filmat e shkëlqyer duke përdorur karaktere mesianike, veçanërisht në filmin
"The Matrix" dhe trilogjinë " Lord of the Rings". Kohët e fundit edhe pse
i fokusuar drejtpërsëdrejti në materiale fetare dhe jo në storie që i
referohen këtyre teksteve. Osborne tashmë vetëm ka filluar punën në
filmin "Kingdom Come", një poemë epike biblike për jetën e Jezusit, i cili
do të drejtohet nga artisti i efekteve vizuale të filmit "Lord of the Rings"
Dean Wright. Dhe tani, sipas gazetës Guardian ai është duke planifikuar një
film 150 milion dollarësh për Muhamedin (s.a.w.s) themeluesin e Islamit.
Filmi i  Osbornit, i cili do të ndjekë jetën e Muhamedit (s.a.w.s) nga
lindja e deri në vdekjen e tij dhe mësimet e tij nuk do të
shfaqin përshkrimin e  Pejgamberit s.a.ws në ekran. Producenti me origjinë
nga Zelanda e Re është duke punuar me një kompani të produksionit nga Katari
dhe ka të punësuar dijetarin mysliman, *Sheikh Jusuf Al-Karadauin* për të
mbikëqyrur tërë projektin gjatë xhirimeve. Producenti i tha Reuters-it se do
të jetë "një produksion ndërkombëtar epik që ka për qëllim ngritjen e urave
mes kulturave.»  - Christopher Campbell -

Përktheu
Naim Berisha

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në fjalaebukur@googlegroups.com
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
fjalaebukur-unsubscr...@googlegroups.com
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan