Dr.Raussell Blaylock, neurokirurg, ligjërues dhe shkrimtar, njeri nga
njerëzit me me ndikim ne boten e mjekësisë ka deklaruar;

''Askush mos te guxoje te marre vaksinën kundër gripit te derrave, ajo është
një prej vaksinave me te rrezikshme qe janë prodhuar ndonjëherë. Përmban
Squalene (MF59) për te cilën është dëshmuar se nxite sëmundjet autoimune,
siç janë; Multiple skleroza, artritisi reumatoid dhe Lupusi. Squalene (
MF59) ka një lidhëshmëri të fortë me Sindromin e Luftes se Gjirit, prej
10.000 ushtarë ka shkaktuar 200% shtimin e numrit të të sëmurëve nga
sëmundja fatale e Lou Gehreg.VirusiH1N1 shkakton shtrengate citokine, çka do
të thotë se nxit reaksione të tepruara te sistemit te imunitetit dhe kjo
është arsyeja pse rreziku është me i madh për moshat e reja (rininë) e me
pak i godet me te vjetriT (te cilët kanë imunitet me te dobët).

Kjo vaksinë, është imuno-stimulant shumë i fortë dhe është shumë e mundshme
që ta ngrisë dukshëm vdekshmërinë nga ky virus.

Një prej mbrojtësve më te mirë, vitamina D3. Duhet të merren 5000IU në ditë,
e kur sëmundja nis e merr hov duhet rritur dozën ne 15.000IU në ditë.

Vitamina D3 modulon reaksionin imunologjik, duke zvogëluar mundësinë e
reaksionit te tejkaluar te sistemit imunologjik dhe duke stimuluar
organizmin të krijoje peptide antimikrobe, të cilat janë shkatërrues të
fuqishëm të virusit në të cilin nuk është i përfshirë imuniteti.

E tërë kjo është në lidhshmëri të plotë me vitaminën D3, çka do të thotë; sa
më e madhe doza, aq më e madhe është mbrojtja.

Vaji i peshkut (vaji i peshkut të detërave veriore) poashtu e pakëson
reaksionin e tejkaluar të sistemit të imunitetit. Mjafton një luge kafeje në
ditë. Për rastet me simptome (të virusit,sh.p.) 2 lugë kafeje në ditë.
Poashtu, ndihmojnë edhe antioksidantët: curcumin, quercetin, ekstrati i
farës së rrushit, vitamina C dhe vitamina E natyrale.

Multivitaminat dhe multimineralet poashtu mund te ndihmojnë poashtu.

Rastet e të sëmurëve dhe te vdekurve nga gripi i derrave të cilat janë
paraqitur përmes TV (mediave) nuk janë te kjartesuara detajisht. A mos
ndoshta ata kanë mare më parë vakcina kundër gripit të zakonshëm (gripi
sezonal;sh.p.), a ka qene te goditur nga ndonjë sëmundje, a kane mare diç
prej barërave (medikamenteve).

Ajo çfarë unë kisha për te shtuar është edhe terapija e Dr..Frederic
Kleener. Në të vërtetë, në pranverën e vitit 1949, në Amerikë, paraliza e
fëmijëve po bente kërdi, Dr.Kleener, me C-terapinë, e tij, i ka shëruar 60
paciente brenda 5 ditësh, madje edhe ata të cilët i kishin përfshirë
ngerçet. Natyrisht, terapija nuk u mirëprit ngase ishte joprofitabile për
kompanitë farmaceutike.

Terapi ''C'' e Dr Frederik Kleennes:

1).24 orët e para merret çdo 2 orë nga 2 gram vitaminë e paster C (ascorbic
acid)

Nëse paraqitet barkqitja, te vazhdohet çdo 4 orë. Barkqitja është shenjë e
arritjes së dozës maksimale për ju (organizmin tuaj) dhe trupi më nuk
resorbon vitamine C. Barkëqitja është pa dhembje.

2).48 - orët tjera merren nga 2 gram vitaminë C në çdo 6 orë

3).48 - orët e ardhshme merren nga 2 gram vitaminë C në çdo 12 orë

- Te fëmijët më të mëdhenj se 4 vjet doza është dyfish më pak.

- Fëmijët e moshës nën 4 vjeç nuk mund te marrin sasi të mëdha të vitaminës
C përmes rrugëve orale. Te këta vitamina C aplikohet përmes rrugëve
intramuskulare (injeksione)

- Vitamina C nuk guxon të jetë Calcium ascorbat, ngase mund të shkaktojë
gurë në veshkë.

- Vitamina C mund të jetë në formë të Sodium ascorbat-it por, më e mira
është ascorbic acid i pastër, pa materie shtesë.

- Ujin me të cilin e pijmë vitaminen C i shtohet lëng natyral i limonit ose
i portokallit për të arritur absorbimin e vitaminës C artificiale.

Përkrah gjithë kësaj, unë do t'ju këshilloja kështu:

- Kaloni sa më shumë kohë në ajër të pastër, merrni frymë thellë dhe
shfrytëzoni çdo rreze dielli.

- Pini ujë nga puset (bunarët) dhe ujë burimi e jo nga ujësjellesi
(çeshmet). Sigurohu ni që në ujin që e pini të mos ketë fluorid i cili është
shumë helmues.

- Posaqërisht largojuni ushqimit të fabrikuar (konzervuar etj.) dhe gjithë
lëngjeve të paketuara (tetrapak)

- Largojuni produkteve të shtazëve.

- Largojuni shikimit te televizorit (lajmet, filmat etj) për shkak se kjo
nxit prodhimin e hormoneve negative të cilat thartojnë gjakun dhe kështu
formësohet një shtresë për zhvillimin e mikrobit.

- Shfrytëzoni rastin te qëndroni se paku 15 minuta zbathur në tokë që të
shkarkoni ngarkesën elektrike të fituar nga kompjuteri, telefoni, televizor.

- Fleni prej orës 10 pasdarke deri më ora 2 të mëngjesit në errësirrë të
plotë në mënyrë qe trupi i juaj të prodhoje melaton-in, hormon shume i
rëndesishëm për mbrojtjen e organizmit nga sëmundjet.

- Dërgojani këtë porosi atyre që i njihni e edhe atyre që nuk i njihni,
ngase ndoshta dikujt do t'ia shpëtoni jetën.

- Printojeni dhe shpërndajani atyre që nuk kanë kompjuterë që të kenë edhe
ata mundësi mbrojtjeje.

- Kjo është koha kur ne vete duhet të luftojmë për ardhemerinë e fëmijëve
dhe nipave tanë dhe ardhmërinë e planetit. Kur i bashkojmë forcat, mundesitë
janë të mëdha.

Me shkruani nëse keni pyetje apo sugjerime në mënyrë që së bashku ta
pengojmë të keqën.

Dr.Raussell Blaylock
Përkthyer nga Ajni Sinani

+

VIDEO ANGLISHT: *http://www.youtube.com/watch?v=nTgyakGAddM*


VIDEO SHQIP: *http://www.youtube.com/watch?v=0qth7Kc27ZU*

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në fjalaebukur@googlegroups.com
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
fjalaebukur-unsubscr...@googlegroups.com
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan