*

Ka thënë Ibnu’l Kajjimi:

Katër gjëra shkatërrojnë trupin; brenga, pikëllimi, uria dhe pagjumësia.

Katër gjëra te kënaqin; Shikimi ne gjelbërim, shikimi i ujëvarës, shikimi i
te dashurit dhe shikimi i frutave.

Katër gjëra dobësojnë te parit; Ecja zbathur, zbardhja (zgjimi ne mëngjes)
dhe ngrysja me fytyrë të mrrolur, të rëndë dhe fytyrë armiku, të qarit e
shumtë dhe shikimi i tepërt në ndonjë vijë të hollë.

Katër gjëra e forcojnë trupin; Veshja e rrobave të buta, pastrimi në banjë
ne këmbë, ngrënia e ushqimit të ëmbël dhe yndyrshëm si dhe nuhatja e aromave
të këndshme.

Katër gjëra zbehin fytyrën; Gënjeshtra, turpi i pakët, pyetja pa patur
dituri fare dhe marrëzitë e shumta.

Katër gjëra shndrisin fytyrën; burrëria, përmbushja e premtimit, bujaria dhe
devotshmëria.

Katër gjëra sjellin urrejtjen dhe mërinë; Mendjemadhësia, zilia, gënjeshtra
dhe bartja e fjalëve.



Katër gjëra sjellin rrizkun; Falja natën, istigfari i shumtë gjatë mesnatës,
bërja shprehi e dhënies se lëmoshës dhe përmendja e Allahut ne fillim dhe
mbarim të ditës.

Katër gjëra pengojnë rrizkun; Gjumi në mëngjes, namazi i paktë, përtacia dhe
tradhëtia.



Katër gjëra të pengojnë të kuptuarit dhe zgjuarsinë; Ngrënia e thartësirave
dhe pemëve vazhdimisht, gjumi në shpinë, brenga dhe pikëllimi.

Katër gjëra sëmurin trupin; Të folurit e shumtë, gjumi i shumtë, ushqimi i
shumtë dhe marrëdhëniet seksuale të shumta.

Pesë ngritin pesë; Modestia ngrit dijetarët, pasuria ngrit (largon)
poshtërimin, heshtja ngrit (largon) gabimet, turpi ngrit moralin dhe shakaja
ngrit (largon) vështirësitë.

Pesë njihen me pesë; Pema me frutat e saja, gruaja kur burri t’i varfërohet,
shoku ne dite te vështira, besimtari ne sprovim dhe bujari ne kohëra
krizash.

Pesë mbysin pesë; Shpifja të vërtetën, pasuria të metat, devotshmëria
epshin, përmendja lëmoshën dhe nevoja (varfëria) parimet.

Pesë shpijnë në pesë; Shikimi në prostitucion, lakmia në pendim (keqardhja),
pajtimi (me atë qe ta jep Allahu) në kënaqësi, udhëtimi i shumtë në njohuri
dhe polemika në armiqësi.

Pesë i rrisin pesë; Zjarri nga kashta-byku, dyshimi nga mendimi i keq,
vrazhdësia nga mos bamirësia, armiqësia nga mosfalja dhe shkëputja e
marrëdhënieve nga mos pyetja (se perse kjo është kështu e kështu).

Pesë sjellin lumturi; Fëmija i ndershëm, gruaja e ndershme, shoku i mirë,
besimtari bamirës dhe dijetari i zgjuar!

Pesë zbukurohen me pesë; Shëndeti me jetë te mirë, udhëtimi me shoqëri të
mirë, bukuria me moral të mirë, gjumi pa probleme paraprake dhe nata me
përmendjen e Allahut!

Pesë gjëra e kanë jetën e shkurtër; Nxënia përmendesh në pleqëri, të folurit
me teori te pavërtetuara-supozime, begatitë me mendjemadhësi (dhe mohim të
së vërtetës), shoqëria e udhëtimit dhe këshilla nga rastet tragjike.

Pesë sjellin pesë; Istigfari sjell rrizkun, ulja e shikimit sjell virtytin,
turpi sjell të mirat, të folurit e butë sjell kërkesën dhe hidhërimi sjell
keqardhjen.

Pesë largojnë pesë; Të folurit e butë hidhërimin, istiadheja (eudhu bil-lahi
mine’sh shejtani’r rraxhim) largon djallin, maturia largon pishmanllëkun
(keqardhjen), përmbajtja nga të folurit largon gabimet dhe duaja largon
caktimin e keq.


SubhanAll-llah, shumë njeri i urtë ka qenë!
*

*-----
Kjo letër dhe dokumentet e bashkangjitur në letër janë konfidenciale dhe ka
për qëllim t'i arrijë personat apo edhe grupet që janë adresuar. Ky
komunikim mund të përmbaj materiale të mbrojtura edhe të privilegjuara dhe
duhet të përdoren vetëm nga personat e adresuar. Nëse nuk jeni personi i
adresuar nga personi i përgjegjshëm për dërgimin e kësaj letre, ju këshilloj
se këtë letër e keni pranuar gabimisht dhe se çdo përdorim, mosmarrëveshje,
dërgim përpara, printim ose kopjim të kësaj letre është rreptësisht e
ndaluar.

This email and any files transmitted with it are confidential and are
intended solely for the use of the individual or entity to whom it is
addressed. This communication may contain protected or privileged materials
and should only be viewed by the intended recipient(s). If you are not the
intended recipient or the person responsible for delivering the email to the
intended recipient(s), be advised that you have received this mail in error
and that any use, disseminations, forwarding, printing or copying of this
email is strictly prohibited.*

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në fjalaebukur@googlegroups.com
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
fjalaebukur-unsubscr...@googlegroups.com
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan