*http://www.aawsat.com/english/news.asp?section=2&id=19475 *


*Nga Dr Aid El-Qarni
** *

*Ummeti Musliman po e mbyt veten*

*
Nëse shikoni në hartën e botës, do të gjeni se aktet e vrasjeve dhe
bombardimeve janë kryesisht në vendet Islame. Në Palestinë, Irak, Somali,
Pakistan, dhe Afganistan mund të shihni gjakderdhje, vrasje, sulme në
infrastrukturë, dhe në shkatërrimin e ndërtesave. Do të shihni fraksione
duke akuzuar njëri-tjetrin për braktisjen e Islamit. Do të shihni fetua
fluturuese rreth pasqyrimit te gjakut te humbur te ndokujt, duke e shpallur
si te merguar nga ummeti musliman, dhe ndalimin e tij për të hyrë në
Xhennet.

Çfarë ka ndodhur me ummetin Islam? Çfarë ka ndodhur me rregullat e Shariasë
që urdherojne për miqësi, vëllazëri, bashkim, dhe paqe? A është ndokush duke
ia vërë veshin urdhërit të Krijuesit, të Lartësuarit dhe të Madhërishmit"
dhe mbahuni fortë, të gjithë së bashku, nga litari të cilin e ka shtrirë
Allahu për ju," dhe urdhëri ", besimtarët e vërtetë janë,vëllëzër." (Ajete
Kuránore në suret, Ali Imran 3:103, Huxhurat 49:10)

A është ndokush duke e marrë parasysh deklaratën e Muhammedit paqja dhe
mëshira e Allahut qoftë mbi të: "Ai që ngre armët në fytyrat tona nuk është
prej nesh." Kujto edhe urdhërin e Muhammedit s.a.w.s: "U është ndaluar të
derdhni gjak ndaj njëri-tjetrit apo të shkelni pronën dhe nderin e
njëri-tjetrit. U është e ndaluar për ju për ta bërë këtë ashtu siç është e
ndaluar për ju ta shkelni këtë ditë të shenjtë në këtë muaj të shenjtë në
këtë vend të shenjtë.. "

Pse pjesa tjetër e botës është e angazhuar në prodhim, ndërtim,
produktivitet, kreativitet, shpikje dhe zbulim ndërsa ummeti Islam është i
zhytur në armiqësi, ndarje, grindje, dhe akuza reciproke për heqjen dorë
ndaj Islamit? Lajmet e ummetit Islam janë në ballë të buletinit të lajmeve
botërore në gazeta dhe stacionet televizive satelitore. Ju nuk dëgjoni asgjë
përveç lajmeve të organeve trupore të shkatërruara gjymtyrë për gjymtyrë,
Kafka të grimcuara, fëmijë jetimë, gratë e veja, ndërtesa të demoluara, ura
të hedhura në erë, qytete të vëra në zjarr,pengesat në zhvillimin ekonomik,
terrorizmi i njerëzve të pafajshëm, dhe pengimi i progresit dhe zhvilimit të
njohurive.*



 *Ku janë dijetarët e Ummetit,njerzitë qeveritar,njerëzit e mençur, dhe
intelektualët? Deri kur do të vazhdojnë këto masakra? Kur do marrë fund
gjakderdhja? Kur do mbyllen kapitujt e kësaj balade satanike e mbushur me
urrejtje? Kur do të ndalet kjo lojë e ndyrë ? Kur do të na zgjohet
ndërgjegjia jonë? Kur do ti kthehemi mbrapa  shqisave tona dhe ti zbatojmë
urdhërat tona të shenjta në Kur'an dhe në Sunetin e Muhammedit s.a.w.s, të
cilat bëjnë thirrje për mëshirë, siguri, harmoni, dhe mospranimin e
ndarjeve, urrejtjes, dhe luftës? A mos ata vrasës në qytete Islame të cilët
kanë ngritur armët kundër civilëve të pafajshëm të paarmatosur dhe fëmijëve
të tyre nuk ndjejnë asnjë turp? A nuk kemi mjaft varfëri, papunësi, dhe
padrejtësi në vendet islamike në mënyrë që sektet e reja duhet të lindin të
shtojnë fatkeqësi në fatkeqësitë tona?

Popujt e botës janë të zënë me aktivitetet e tyre ekonomike, intelektuale,
dhe krijuese ndërsa ummeti ynë është në një gjendje zie ndaj të vdekurëve të
tyre, të plagosurve dhe të humburve. Kurdo që kthehemi në setin ton
televiziv, dëgjojmë lajme të fatkeqësive të tilla në vendet muslimane sa
janë të mjaftueshme për ta habitur mendjen, të verbojnë shqisat, dhe vrasin
shpirtin. Nervat tona janë shkatërruar dhe mendjet tona po tronditen nga
ngjarjet që ne shohim në tokat myslimane: Kafka të grimcuara në rrugë,
rrjedhje gjaku në rrugë, dhe xhami të braktisura nga besimtarët, shtëpitë e
djegura para syve të botës, universitetet, shkollat, dhe fabrikat të
shkatërruara për tokë apo të demoluara  nga kokat e banorëve të tyre `. A
nuk ka ndonjë fe të ndalojë këtë, nuk ka mendje për ta penguar, nuk ka
ndjenja fisnike për tu treguar i duruar, as zellin për të mbrojtur, nuk ka
sy për të derdhur lot?

Deri kur do të vazhdojë kjo baladë e trishtuar? Kur kjo sirenë do shpall
fundin e kësaj tragjedie të përgjakshme që është shpalosur në tokat
muslimane në emër të Islamit, të mbështetura nga citatet e shkrimeve e
shenjta, e të kryera nga duart e muslimanëve? Secila palë i bën përgatitjet,
ndërton një ushtri, dhe pret për një mundësi të turret mbi vëllezërit e tij
në besim. Fraksionet ngrejnë flamujt e Islamit, nxitin pasuesit e tyre për
t'u bërë dëshmorë në rrugën e Allahut, ata u premtojnë parajsë, u sigurojnë
atyre fitore dhe fuqizim, dhe i deklarojnë jetën e anëtarëve të grupeve të
tjera të humbur pasi quajtën ata si mosbesimtar dhe njoftimin e tyre dënim
të përjetshëm në Xhehnem.

E gjithë kjo është e shoqëruar me urrejtje e mbushur me indoktrinim që
shkakton të rinjët të rriten deri të mbushur me plotë zemërim dhe
agresivitet dhe të gatshëm për të shenjuar kundërshtarët e tyre në
pabesimtarë. Ata bartin armët kundër shoqërive të tyre dhe demonstrojnë një
qëllim për të vrarë njerëz të tyre.

Ne e lusim Allahun që të heqë këtë kamzhik të vuajtjës nga shpina e Ummetit
Islam, Ta ndal gjendjen e tij fatkeqe, ta heq  këtë re të errët nga mendjen
e tij, ta rivendos atë në kuptimin e tij, ti bashkon rradhët e saj, dhe ta
udhëzojë atë përsëri në rrugën e drejtë. *

---
Kjo letër dhe dokumentet e bashkangjitur në letër janë konfidenciale dhe ka
për qëllim t'i arrijë personat apo edhe grupet që janë adresuar. Ky
komunikim mund të përmbaj materiale të mbrojtura edhe të privilegjuara dhe
duhet të përdoren vetëm nga personat e adresuar. Nëse nuk jeni personi i
adresuar nga personi i përgjegjshëm për dërgimin e kësaj letre, ju këshilloj
se këtë letër e keni pranuar gabimisht dhe se çdo përdorim, mosmarrëveshje,
dërgim përpara, printim ose kopjim të kësaj letre është rreptësisht e
ndaluar.

This email and any files transmitted with it are confidential and are
intended solely for the use of the individual or entity to whom it is
addressed. This communication may contain protected or privileged materials
and should only be viewed by the intended recipient(s). If you are not the
intended recipient or the person responsible for delivering the email to the
intended recipient(s), be advised that you have received this mail in error
and that any use, disseminations, forwarding, printing or copying of this
email is strictly prohibited.
-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në fjalaebukur@googlegroups.com
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
fjalaebukur-unsubscr...@googlegroups.com
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan