*Tregon Vehbi bin Munbeli:

**Isa a.s. del të shëtisë nëpër tokë, atë e shoqëron një jehudi. Ai i kishte
dy bukë me vete, ndërsa Isa a.s. vetëm një. Isa a.s. i thotë jehudisë: “T’i
bashkojmë ushqimet tona?” Po, - tha jehudija. Mirëpo, më vonë, kur e kuptoi
se Isa a.s. e kishte vetëm një bukë, u pendua.
Isa a.s. u ngrit dhe filloi të falej.
Jehudia, i cili ishte bashkudhëtar, e ha njërën bukë.
Pasi që e përfundon Isa a.s. të falurit, fillojnë ta shtrojnë ushqimin në
tryezë. Isa a.s. i thotë: “Ku është buka tjetër?”
- Jo, ka qenë (e kam pasur) vetëm një bukë.
Isa a.s. e ha njërën bukë, shoku i tij bukën tjetër dhe e vazhdojnë rrugën.
Gjatë rrugës ndalen nën hijen e një lisi. Isa a.s. i thotë: “Ta kalojmë
natën dhe të flemë sonte nën këtë lis”. Jehudia pranoi. Dhe ranë në gjumë.
Në mëngjes jehudia, kur u zgjua, ishte verbëruar. Isa a.s. i tha: “Çka
mendon sikur të ta kthejë shikimin, a do të më falënderoje?” Po, - i tha
jehudia. Atëherë Isa a.s. ia lëmoi sytë e tij dhe i erdhi shikimi. Atëherë
Isa a.s. i tha: “Pashë Atë që ta ktheu shikimin! A e ke pasur edhe një bukë?
Jahudia i përgjigjet: - Betohem në Zotin se e kam pasur vetëm një bukë. Isa
a.s. hesht. Duke udhëtuar e sheh një Dhabij (kaproll) duke kullotur. Isa
a.s. e thërret, e ai vjen. E prenë, e përgatisin dhe e hanë. Pastaj Isa a.s.
i thotë kaprollit: “Me emrin e Allahut ngjallu!”. Dhe kaprolli ngjallet.
Atëherë ai thotë: “Subëhanallah!”. Isa a.s. i thotë: “Pashë këtë argument që
po e sheh! Kush e hëngri bukën e tretë. Ai u përgjigj se nuk ka qenë, pos
një bukë! Vazhdojnë rrugën dhe gjatë rrugës nevojitej të kalohet një lumë i
madh, i cili nuk e kishte urën. Isa a.s. e merr për dore jehudinë dhe e
kalon lumin pa u lagur. Atëherë ai thotë: “Subhanallah!” Isa a.s. i thotë:
“Pash këtë argument që po e sheh, kush e hëngri bukën e tretë?” Ai thotë:
“Për Zotin nuk ka qenë, pos një bukë”. Vazhdojnë rrugën, derisa arrijnë në
një fshat të madh, ku në periferi të atij fshati i gjejnë tre topa të
mëdhenj të mbushur me ar. Isa a.s. tha: “Një top ari më takon mua, një ty
dhe një i takon atij, i cili e ka ngrënë bukën e tretë. Atëherë jehudia
thotë: “Po unë e kam ngrënë bukën e tretë derisa ti flije”. Isa a.s. i
thotë: “Po t’i jap që të tre topat e arit”, dhe largohet e ndahet prej tij.
Pasi që topat e arit ishin të rëndë, ai nuk mundi t’i barte. Aty pranë
kalojnë tre njerëz dhe e mbytin atë, dhe ia marrin topat e arit. Dy prej
tyre i thonë të tretit: “Shko në qytet dhe na sill ushqim”. Ai u nis për në
qytet. Ata dy që mbetën merren vesh, që kur ai të kthehet, ta mbysin dhe
t’ia marrin arin. Ai, i cili kishte shkuar të merrte ushqim në qytet thotë
në vetvete: “Ushqimin do ta helmoj dhe do t’i mbys që të dy, kështu do t’i
marr që të tre topat e arit”. Dhe ashtu veproi, siç e kishte mësuar
shejtani.
Kur u kthye me ushqim të helmuar, ata e hanë pasi që e mbysin, ndërsa,
pastaj, edhe vetë vdesin pranë topave të arit.

Isa a.s. shkon aty dhe kur i sheh që të katërt të mbytur pranë arit.
Sinjalizoi me gisht dhe iu tha havarijunëve, të cilët ishin me të: “Kështu
lakmia e kësaj bote ju bën juve, andaj kini kujdes dhe ruajuni!”.*

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në fjalaebukur@googlegroups.com
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
fjalaebukur-unsubscr...@googlegroups.com
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

To unsubscribe from this group, send email to 
fjalaebukur+unsubscribegooglegroups.com or reply to this email with the words 
"REMOVE ME" as the subject.

Antwoord per e-mail aan