tl;dr we completed import of OpenStreetMap street names we got from
Cadastre Agency. You can join this community here https://t.me/osmkosovo or
look for OpenStreetMap Kosovo on Matrix.


Më 25 janar ka përfunduar puna për vendosjen e emrave të rrugëve të Kosovës
në OpenStreetMap. Ky proces ka nisur më 18 dhjetor 2018 pas një memorandumi
të mirëkuptimit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe OJQ FLOSSK, në emër
të komunitetit të kontribuesve, e cila mes tjerash ka paraprarë pranimin e
emrave të rrugëve të cilat janë zyrtarizuar nga Agjencia Kadastrale e
Kosovës. Në vazhdim të kësaj, vullnetarët nga Kosova dhe jasht saj kanë
punuar për t’i vendosur këto të dhëna zyrtare në OpenStreetMap.

Komuniteti do të vazhdoj t’i freskoj këto të dhëna me ndryshimet e nxjerra
nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe mirëpret të dhënat nga komunat tjera
që janë në proces të finalizimit të emarave të rrugëve.

Emrat e standardizuar të rrugëve të disponueshme në sisteme të hapura siç
është OpenStreetMap dhe aplikacionet që përdorin të dhënat nga ajo do të
ndihmojnë në orientimin më të lehtë të qytetarëve dhe qojnë në shërbime
shtesë ekonomike.

Në vazhdim komuniteti i kontribuesve në OpenStreetMap do të punoj në
projektin madhor të radhës që është vendosja e konturave (gjurmëve) të
ndërtesave dhe numrave të adresave.

FLOSS Kosova është organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 2009 me
qëllim që të përkrah, promovoj dhe zhvilloj softuerin e lirë dhe me kod
burimor të hapur, njohuritë e hapura dhe pjesëmarrëse, edukimin në
teknologjitë informative nëpërmjet kurseve të hapura, dhe standardet,
kulturën dhe shoqërinë e hapur duke përdorur komunikimin e lirë.
_______________________________________________
Talk-Kosovo mailing list
[email protected]
https://lists.openstreetmap.org/listinfo/talk-kosovo

Reply via email to