Përshëndetje Wikipedianë,
Komuniteti shqiptar i Wikipedias, në 12 mujorin e fundit si në shumë ngjarje
dhe projekte që merr pjesë për herë të parë, edhe në Wikimania 2016, për herë
të parë përfaqësohet me Wikipedianë shqiptarë. Unë, për herë të parë marr pjesë
në një konferencë botërore të Wikimedias, dhe ka qenë një përvojë shumë më e
mirë nga sa prisja, e cila më ka motivuar të kontribuoj më shumë dhe të fillojë
disa projekte të reja.
Deri tani si rezultat i pjesëmarrjes në Wikimania, kemi marrë pjesë në disa
projekte, si Java e Shkrimit për Trashëgiminë Kulturore, DARM Challenge, së
shpejti do të krijohet projekti WikiWomen's, dhe një bot për gjetjen e
artikujve që kanë mungesa (artikujt pa gjeolokacione dhe pa foto).
Për më shumë ne kemi krijuar një faqe, ku do të shkruajmë për eksperiencën tonë
në Wikimania, që ditët në vijim do të kompletohet nga Arianiti dhe
Greta:https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Wikimania_2016
___Liridon S.
_______________________________________________
Wikipedia-SQ mailing list
[email protected]
https://lists.wikimedia.org/mailman/listinfo/wikipedia-sq