Përshëndetje,

Anëtarë të Wikimedia Community User Group Albania
<https://meta.wikimedia.org/wiki/Wikimedia_Community_User_Group_Albania> po
punojmë mbi një projekt GLAM, për të cilin jemi në proces firmosjeje MoU.
Projekti do vendoset në zbatim gjatë muajve në vijim duke nisur nga
shtatori. Për të patur akoma më tepër përfshirje për krijimin e artikujve
rreth projektit kemi menduar qëtë vendosim një banner në SQ Wikipedia gjatë
muajve shtator 2018 - nëntor 2018. Doja të pyesja, cilat janë rregullat për
vendosjen e një banner-i? Çfarë kriteresh duhet të plotësojë një projekt që
të mund të vendoset si banner si dhe ndonjë faqe ku mund të jenë publikuar
hapat që ndiqen për këtë proces.

Faleminderit,


*---Redon Skikuli*

*Wikimedia Community User Group Albania
<https://meta.wikimedia.org/wiki/Wikimedia_Community_User_Group_Albania>*
_______________________________________________
Wikipedia-SQ mailing list
[email protected]
https://lists.wikimedia.org/mailman/listinfo/wikipedia-sq

Reply via email to