Përshëndetje Arianit, Të falenderoj për email-in pasi më duket me vend. Fakti që e raportojmë në WIkipedia këtë lëvizje studentore lidhet me faktin se lëvizja ka rëndësi historike( besoj këtu ska kontestime).
Por qëndrimi solidarizues me të (on behalf of the community) merr ngjyrime politike dhe sigurisht duhej të ishte marrë në konsideratë mendimi i të gjithëve. Këshill me vend ajo që ke thënë më lart. Uroj që reflektime të tilla të kemi më shpesh pasi i bëjnë mirë komunitetit, si dhe qartësohemi për rolin tonë si Wikimedianë. Gjithë të mirat, Kristina Millona *Human Rights Journalist Web: **www.historia-ime.com* <http://www.historia-ime.com/> * Email: **[email protected]* <[email protected]> * Mobile: +355 69 88 75 781 Tirana / Albania* On Sun, Dec 9, 2018 at 5:09 PM Arianit Dobroshi <[email protected]> wrote: > Tung, > > Wikipedia eshte neutrale, dmth nuk merr ane ne qeshtje politike apo tjera, > por thjesht i reflekton burimet dytesore ne dispozicion (kjo nuk eshte pa > probleme por diskutim me i thelle). > > E kuptoj qe diteve te fundit koleget ne Shqiperi kane pasur pasione te > nxehta per shkak te protestave te studenteve, duke e prezantuar grupin si > mbeshtetes te protestave. Nuk mendoj qe as si grup duhet te marrim ane > politike. Duke qene grup me antaresi, qendrimet do te duhej te > diskutoheheshin e pajtoheshin bashk ku po besoj disa prej nesh mund te jene > ne anen e kundert. > > Me heret kemi pas probleme per shkak te pershtypjes se po favorizohen > personalitete socialiste, edhe kjo na humbi ndonje editor. > > Qendrimet tuaja politike thjesht prezantoni si tuajat pa e perfshire > grupin. Besoj qe ky eshte qendrimi afatgjtate me i mire per ne. > > Nese megjithate deshironi t'i mbeshtetni protestat permes Wikit, ofroni > fotografi te lira ne Commons per mediat, raportoni ne Wikinews etj me > neutralitetin e nevojshem qe pritet nga ky i fundit. > > Faleminderit per mirekuptimin, > > Arianiti > _______________________________________________ > Wikipedia-SQ mailing list > [email protected] > https://lists.wikimedia.org/mailman/listinfo/wikipedia-sq >
_______________________________________________ Wikipedia-SQ mailing list [email protected] https://lists.wikimedia.org/mailman/listinfo/wikipedia-sq
