*Unë redaktoj Wikipedia-n* *Kampanja promovuese online me qëllim përmisimin e Wikipedia Shqip. *
[image: une editoj wikipedia-03.jpg] A e ke ditë që Wikipedia-n mund ta redaktosh edhe ti? Po, po ti! Unë editoj Wikipedia-n fton të gjithë publikun që t’i bashkohet komunitetit të Wikipedianëve, duke kontribuar njohuritë e tyre në Wikipedia Shqip, duke rritur cilësinë dhe sasinë e artikujve. Wikipedianët janë komuniteti i vullnetarëve të cilët kontribojnë njohuritë e tyre në Wikipedia. *Çfarë Wikipedianët bëjnë ka potencial për të ndryshuar botën, por është ende një rrugë e gjatë deri se të mbledhim shumën e të gjitha njohurive. * *Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për ndihmën tuaj.* Për t’u bërë pjesë e kampanjës kliko *këtu* <https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Un%C3%AB_redaktoj_Wikipedia-n> Të gjithë pjesëmarrësit do të vlerësohen dhe mirënjohen për kontributet e tyre. Kjo kampanjë e cila do të zhvillohet nga 1 - 31 mars 2019, synon të informoj publikun shqipfolës që Wikipedia - enciklopedia e lirë dixhitale - shkruhet dhe editohet nga të gjithë ne. Përgjatë gjithë muajit mars, Wikipedianët e Gjuhës Shqipe do informojnë dhe ndihmojnë publikun rreth editimit dhe shkrimit në Wikipedia Shqip. Për më shumë rreth kampanjës, dhe editimit në Wikipedia, vizito www.wikimediashqip.org, ose faqet tona në Facebook, <https://www.facebook.com/SQWikimediansUG/> Instagram <https://www.instagram.com/SQWikimedians_UG/>& Twitter <https://twitter.com/SQWikimediansUG>. ** Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe ka për qëllim të kontribuoj në mënyrë aktive në shpërndarjen, përmisimin dhe zhvillimin e përmbajtjes në Wikipedia Shqip dhe projektet tjera wiki. Ne mbështesim komunitetit shqiptar të Wikipedias, duke krijuar bashkëpunime, organizuar aktivitete dhe mbështetur projekte të cilat promovojnë informacionin dhe kulturën e lirë. Aktivitetet tona mbulojnë Shqipërine, Kosovën dhe pjesë të Maqedonisë ku flitet shqip. [image: 1200px-Wikimedians_of_Albanian_Language_User_Group_Vertical_Logo.svg.png]
_______________________________________________ Wikipedia-SQ mailing list [email protected] https://lists.wikimedia.org/mailman/listinfo/wikipedia-sq
