Sefer Daja, bejtexhiu tiranas që vdiq nga uria<http://floart-press.blogspot.com/2009/01/sefer-daja-bejtexhiu-tiranas-q-vdiq-nga.html>
*Bejtet e famshme që u bënë legjenda* * http://floart-press.blogspot.com/2009/01/sefer-daja-bejtexhiu-tiranas-q-vdiq-nga.html Shkruan:Rezarta Delisula,Tiranë Thuhet se mund të ketë qenë ndër të vetmit persona në Tiranë apo edhe në Shqipëri, që ka vdekur nga uria. Varfëria ka qenë bashkudhëtare e tij ndër vite, ndërsa pastronte banjat publike. E teksa vuante në heshtje injorimin, punën e rëndomtë dhe ngacmimet, Sefer Daja, bejtexhiu i bujshëm në kryeqytet, nuk rrinte pa i kthyer përgjigje në formë tallëse kujtdo që e prekte. Pikërisht për këtë, shpejt njerëzit do të bëheshin kuriozë për batutat e vargjet që formonte Sefer Daja, njeriu që shumë vite radhazi kishte banjat publike te Partizani i Panjohur, si strehën e tij. Ka qenë një burrë relativisht i shkurtër, që mbante brekushe e qeleshe të bardhë. Me një fytyrë ku rrudhat shtoheshin sa herë që në mendje i vërtiteshin halle. Me veshët pak të mëdhenj e një hundë që nga dobësia i varej mbi buzë. Ky është portreti i Sefer Dajës, njeriut që të gjithë qytetarët e kahershëm të Tiranës kanë dëgjuar ndërsa mbajnë mend vargje të dala nga goja e tij. “Hone pri deti na paske ardhë, midis Tironës ke zonë ven, kaptinën ma paske si koqe dardhë, do me na dhonë ene men”. Varfëria Sefer Daja ka lindur në Tiranë më 1897 dhe ka vdekur më 1977 po në Tiranë. Ai rridhte nga një familje e varfër, por që para vitit 1945 konsiderohej të kishte një copë tokë e një shtëpi. Pas kësaj periudhe atij iu konfiskua gjithçka kishte, ndërsa jeta i mori teposhtë. Varfëria u bë bashkudhëtare e tij për shumë vjet, deri sa vdiq. Duke mos pasur shkollë ai fillimisht punoi si ndezës i sobave të tutkallit në Ndërmarrjen e Punim Drurit “Misto Mame”. Pas kësaj ai punoi deri sa vdiq pastrues i banjave publike të Tiranës, por më shumë u caktua përballë kinema “Partizani”-t dhe te rruga e “Elbasanit”. Banorët e kahershëm kryeqytetas e njohin të gjithë. Shpesh batutat e tij i bënin të mbanin barkun me dorë nga të qeshurat, batuta që ironizonin çdo gjë. Sefer Daja rrinte vetëm e gjithë jetën e tij kohën e kaloi duke vuajtur varfërinë e tejskajshme. Ka qenë familja autoktone tiranase e Myslym Sulës, që banon në rrugën e “Xhafëve”, shtëpia që ka pritur e përcjellur bejtexhiun e varfër. Ato nuk kishin kurrfarë lidhje gjaku më Seferin, por thjesht e ndihmonin duke i dhënë pak ngrohtësi familjarë. Kur Sefer Daja vdiq më 1977 ishte djali i madh i kësaj familjeje Aliu, i cili mori përsipër të gjitha shpenzimet për drekën mortore. Ndryshe “Edhe sot kur mendoj, çuditem sesi ai regjim, që krijoi ligjin famëkeq të agjitacion-propagandës, nuk arriti t’ia mbyllë gojën plakut artist, që e thumbonte orë e çast pa e çarë kokën fare”, thotë autori i librit Haxhi M. Deliu, i cili sapo ka nxjerrë në treg botimin më të ri “Sefer Daja nëpër bejte”. Skicat e librit i ka bërë Bujar Kapexhiu, ndërsa autori shton se bejtet janë origjinale e po kështu edhe historitë përbri tyre. Dhe në fakt të gjitha bejtet e Sefer Dajës edhe pse në një farë mënyrë paksa banale, kujtojnë probleme të theksuara të shoqërisë. Ai mund të shante shtetin, të bënte ironi me tollonat, apo me ushqimet që s’kishte nëpër dyqane, me natën e mirë që duhej të bënte hallvë por që s’kishte sheqer për të blerë... me policët e sigurimit, me rininë që dilte me duar në xhepa sepse s’punonte, me pushtimin e Tiranës nga të ardhurit... Kur lexojmë bejtet e Sefer Dajës, edhe pse tashmë e dimë, përputhim faktet. Ai vë në vargjet e tij të ardhurit më të shumtë që janë kryesisht nga jugu e ato pak të tjerë që janë nga veriu. Tipike e Sefer Dajës ka qenë përdorimi i fjalorit të rrugës, por që në rastin e tij i shkon në krahasimet e bëra. Ka shprehje të Seferit që kanë marrë forma të ndryshme ndër vite, në aspektin e dialektalizmit, por ato mbeten të njëjta. “Rinis i ka hik itibari, una jom njeri pa shkollë. Po mustaqe ka ne K... me e marrë hollë-hollë”. Shprehja e Sefer Dajës ka shpërthyer në ato pak vite liberalizimi dhe lidhet me ata njerëz që duke lënë mjekra e mustaqe të gjata, duke imituar politikanët sovjetikë, mendonin se ngjanin më mirë. Pikërisht kjo është përgjigjja që tre djem të rinj me mjekra morën nga bejtexhiu pastrues, pasi e pyetën se kush është më i bukri. Bejtet e Sefer Dajës tashmë janë bërë pjesë e historisë kryeqytetase, madje dhe të banorëve më të rinj, të cilët përballen me vargjet gjithë kunja e nëse janë kuriozë për burimin, ky ka qenë Sefer Daja. Libri më i fundit i Haxhi M.Deliu “Sefer Daja nëpër bejte”, është libri më i fundit i sjellë nga autori Haxhi M.Deliu, një libër që i ka kushtuar vite pune, për të mbledhur bejtet e papara të personazhit tiranas. Duke qenë një nga njerëzit që e njihte personalisht Sefer Dajën dhe batutat e tij, ai vendosi të na shuajë të gjithëve kuriozitetin se cili ka qenë bejtexhiu që s’mund të rrinte dot pa folur. Në librin e tij më të fundit, që vjen pas 5 botimeve të tjera, bashkëpunëtor ka qenë miku i tij Bujar Kapexhiu, i cili ka mundësuar bërjen e karikaturave për të ilustruar situatat e vërteta. Haxhi M.Deliu është një tiranas i hershëm autokton. Ai ka mbaruar Liceun Artistik e pikërisht në këtë periudhë ka njohur Sefer Dajën. Autori ka punuar si regjisor teatri e estrade e më pas si mësues në Shkollën e Kuqe për 35 vjet. Bejtet Adolishenteve Je pa ndoj herë n’pasqyr mi Gocë? Sa shpejt na bone për vehte Me kët surrat si bretkocë Ene me t’ecmen si puldete Me fuksin Për kto punë s’je mo i ri Të paskan dhonë motor me bojë E shof se trutë ti paskan dhi Dashkan me ta fut ene në gojë Ushtarit Ty ushtar të paska humbë luga E don prej meje me ta falë Ndoi ditë paska me të humbë ene çuka Shife a e ke ndër shalë? Provincialit Do me ditë vaktin shejtoni Po shyqyr shejton s’kom ndodh Dil te Kinema Partizoni Ene shif sahatin e modh Malsori Druvar Hyni malokui shpejt si era Sharrë e sopatë në Gozhdë me i varë Pa mbërrit hala ke dera Na i shkunë pordhët Litarë Paske ardhë hone prej Lume E rrin n’Tiron pa siklet Hik e laje ate dreq sume Masanej ec e bojmë muhabet Vajza me biçikletë Tu tek si dacit për zorrë Nji kjo fjal osht e vërtetë Yt atë s’ka pas as gamor Ti na paske hyp m’biçikletë Llogaritarit Si s’tu thy moja e kalemit Ti s’ke majt as nonë e as babë Kur ti gjindet dermoni ktij temit Ke për t’msu me bo hesap. Xhepistit Ti dukesh që je hajdut Je njeri pa statut Ndoji ditë mor hund lopatë Paske për të vjedh dhe të t’atë. Sportistin e Tironës Je bo dy metra i gjatë Po dymdhjet të rri sahati S’e marr vesht si t’ma yt atë Se ty s’të ze as krevati Me bejtexhiun anonim Për bejte të paska zon sevdaja Je pa din e pa Imonë Po të them una Sefer Daja Ktë bejte shko knoja sat’om Adoleshenten Je tu nejt shumë me siklet Osht tu ardhë vakti i bukës Hik në shtëpi shpejt e me lezet Se po të shtyp ndoj makinë rrugës Me djalin gricës Shif punët e tuja, shko drejt rrugës Ene mos ja me u tall me mu Shif sa e paske ullukun e hunës Sa me t’fut i koqe ftu Me studentë nga Labëria Jom tuj mendu kahone Po s’po dij fijen ku ta kap Ju thoni që ini prej Tirone Po demete qekeni lab Me jabanxhinjtë Qe Tirona veç tironsa, U mbush plot me tiranas Drek e Darkë, mjes e mromje Ul e ngre, hanë vetëm pras Plazhistët Jon nis çunat me shku n’plazh Me u shullu në atë rreze dilli Veç bukë e djathë ne domate Mrapa ju vje majasëlli Të ardhurit U shkul në Tironë, veriu dhe jugu Thonë:-Kimi ardhë për t’ju mësu U kënoqën çunat e Tironës Se plot goca na keni pru Rinia pa punë Jon mbledh çunat tufë si sqep S’kon zonë punë hala me dorë Asnji lek s’e kon në xhep Veç sillen rrugëve si gamorë Me policin Vallahi kemi qeveri S’të le rehat as me u shtri Se të lësho qenin e zi E bërtet: Hajt, hik në shpi Studentëve Fort student i ri po m’duke Stilografin mush me bojë Sytë mi boke si zog squke Biberonin dashke n’gojë (Përgatiti për shtyp:Flori Bruqi)* -- " Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në fjalaebukur@googlegroups.com Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në fjalaebukur-unsubscr...@googlegroups.com Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---