Selam alejkum Sot hoxha *para hytbes* foli ne pergjithesi rreth permbajtjes se besimtarit nga veprat e liga. Ai tha se muslimani eshte axherues gjate tere vitit. Muslimani gjate tere vitit largohet nga pergojimi, fyerja, punet e liga e gjate Ramazanit largohet edhe nga ushqimi, pija e nga gjerat qe e prishin axherimin. Ndersa *ne hytbe* pasi tani eshte muaji i shpalljes se Kuranit, hoxha foli per qellimin e gjashte pse eshte shpallur Kurani. Ky qellim i gjashte eshte "te ngritet nje ummet i cili do te jete deshmitar per vete dhe per te popujt tjere". Ummet i cili do te jete i bazuar ne sheriat dhe drejtesi e larg xhahilijetit-injorances. Ummet i cili ne Diten e Gjykimit do te jete deshmitar per vete por edhe mbi popujt e tjere: "*e kujto Diten kur Ty do te sjellim deshmitar mbi ta".* Ketu hoxha permendi edhe hadithin: "ndihmoni vellaut tuaj edhe kur ben zullum edhe kur i behet zullum". Shembull tjeter permendi edhe ngjarjen kur disa sahab i ngriten shpatat dhe filluan te thirren ne prejardhje fisnore dhe familjare, e kur i qortoj Pejgamberi s.a.w.s."*a e bete kete edhe kur une jam gjalle ne mesin tuaj*" Pra hoxha e permendi kete si ilustrim se si Kurani sherbeu per ngritjen e nje ummeti mbi baza te drejta te cilat nuk kane ekzistuar me pare dhe te cilat asnje njeri i rendomte askund nuk do ta arrinte te bente.
-- Subhane-el-Melikil Kuddus --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
