*Boemët vs asketët!!!*
*Shkruan: Hamdi NUHIJU*
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=255

Mesiguri secili lexues i këtij teksti di të bëjë dallimin esencial midis
boemëve dhe asketëve. Ndoshta në shikim të parë do të paragjykoj për formën
"provokuese" të paraqitjes së këtij titulli, ndoshta edhe do të hulumtojë në
mangësitë e përmbajtjes së tekstit, por mbi të gjitha do të kuptojë dallimet
esenciale midis boemëve dhe asketëve.
Boemët dhe asketët nuk munden të bashkëveprojnë, të sendërtojnë dhe të jenë
në një vije ku pajtohen njëri me tjetrën! Ato gjithmonë janë në kundërshtim
njëra me tjetrën, janë në përballje, në sfidë, në luftë të egër për mbijetes
në botën e termeve të buta dhe të logjikshme. Të gjitha perceptimet rreth
këtyre termeve dhe koncepteve për to, nuk janë të njejta as në mesin e
besimtarëve, e as në mesin e ateistëve. Besimtarët, musliman qofshin apo të
krishter, munden shumë lehtë që ti vëndojnë një vijë të trashë ndarëse midis
këtyre dy koncepteve kaq të mbrapshta për logjikën e shekullit XXI. Mesiguri
se me këtë konstatimin e fundit, të mbrapshta, nuk do të pajtohet asnjë
njëri i cili sëpaku i përmbahet tradicionales dhe mistikes! Ato
tradicionalist të këtij shekulli, ose thirrës në tradicionalizëm për boemët
të përdorej termi i mbrapsht do të pajtoheshin pa problem, por në asnjë
mënyrë nuk do të lejonin që me këtë term të përfshinim edhe asketizmin! Duke
u konservuar në idetë e shekujve të kaluar dhe imitimin e personave të
caktuar në çdo pore të mendimit logjik, ato mbyllin rrugën e hulumtimit dhe
livrimit me terme që janë të nevojshme livrimi në këtë shekull. Ndoshta edhe
do të gjenin arsye për kundërshti se boemët janë një histori dekadëshe e
kaluar për logjikën e tyre konservative. Logjikë kjo e cila më së shumti ka
dëmtuar shoqërinë në emër të përmirësimit dhe frikës së gabimit në rrugën e
hulumtimit. Në fakt, e vërteta është e tillë e cila duhet të hulumtohet,
kërkohet, gjurmohet, udhëtohet nëpër të si nëpër qiej, meditohet mbi të,
d.t.th. arritja deri te e vërteta është një proces i cili duhet detyrimisht
të ndodh dhe jo të mbyllet e të konservohet në ato rrugë që një pjesë e
njerëzve kanë kaluar dhe kanë arritur deri tek ai synim! Sidoqoftë ne e kemi
shumë të qartë formën e mbështetjes së këtyre dy termeve nga ana e njerëzve
në rruzullin tokësor. Dinamizmi i jetës duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë
teknologjike që u vënduan në shërbim të njerëzimit dhe në shërbim të
Djallit, po anojnë atë pjesën e dytë të medialies së njeriut, matrialen duke
harruar shpirtëroren. Egërsia e cila ka kapluar zemrat e miliona njerëzve si
rezultat i presioneve të mëdha teknologjike, i papunsisë ose i formave të
reja të kuptimit të stilit të jetës i ka lindur dhe i ka pjellur këto dy
terme të cilat njëri përmendet për njerëzit pozitiv dhe është një metod
zhvillimi dhe ruajtje prej mëkateve, ndërsa tjetri është rruga drejt
denigrimit dhe mëkatimit edhe më të thellë! Boemët janë njerëz vetjak që
jetojnë një jetë avanturisti, pa rregulla, pa dashuri, por me një kitar në
dorë duke udhëtuar nëpër shumë vende vet e duke gjetur prehjen dhe rehatinë
në shoqëri me muzikën dhe pijet alkoolike. Për një rrugë të tillë edhe pse
do të na arsyetoheshin filozofët se ata janë të detyruar të veprojnë në këtë
mënyrë nuk ka arsye! Në munges të dashurisë, shoqërisë, prehjes,
dhembshmërisë,sakrificës, boemët mund të marrin një rrugë të këtillë të
gabuar, por zgjidhja e vërtet nuk është larg dhe jashtë rrethit e shoqërisë
prej të cilës iket. Është urtësi që njeriu të përballet me problemet dhe jo
t`i ikë atyre. Nëse krijojmë një bindje të atillë se duhet t`i ikim
gjithmonë problemeve atëherë ne kemi një koncept të gabuar mbi jetën në këtë
botë. Është gjë e vulosur prej Krijuesit të botrave se njeriu është një
qenie e dobtë me plotë gabime, e cila qenie gabon dhe pendohet, ndërsa ajo
qenie njerëzore e cila gabon dhe nuk pendohet delë jashtë mëshirës së
Mëshiruesit. E dera e pendimit është e hapur për trokitësin e saj deri në
momentin kur japim edhe frymën e fundit. Ne nëse zgjedhim atë jetën boeme e
mbyllim këtë derë duke i shtuar vetes ende më shumë probleme. Duhet që t`i
hulumtojmë sendet e humbura ose ato që na mungojnë. Nuk duhet që të
dëshpërohemi dhe të mos i kërkojmë ato sende që na mungojnë. Po, nuk i
kërkuam atëherë ne do të përballemi me një realitet të hidhur të cilin
realitet do e kemi deri në fund të jetës sonë. Edhe nëse kalojmë në një fazë
trans ku gjejmë prehje në ekstaza dhe marihuana, prap nuk ia vlenë që ta
humbim vetëdijen që na dha Zoti, për shkak të mungesës së dashurisë në këtë
botë.
Asketët janë një botë krejtë ndryshe prej boemëve. Sipas logjikës marksiste
asketët janë njerëz ose njeri , që për shkak të paragjykimeve fetare, bën
një jetë të vetmuar, të ashpër e të rëndë, duke e munduar veten dhe duke
hequr dorë nga gëzimet e jetës. Po e vërteta është se paragjykimet
ekzistojnë tek boemët, ata të cilët kanë humbur edhe shpresën e fundit tek
Zoti dhe jo asketët. Asketët janë njerëz të cilën kanë arritur në një gradë
të caktuar e të lartë të diturisë, kanë arritur në një fazë të thellë të
modestisë, janë munduar shumë për ndryshimin e shoqërisë për të mirë, nuk
kanë arritur që ta realizojnë këtë gjë, dhe në momentin kur iu është
rrezikuar zemra e tyre nga ndikimet e jashtme të kësaj bote gllabëruese ata
janë veçuar prej shoqërisë dhe me shoqërinë kanë pasur kontakt vetëm në
momente të luftës. Edhe pse personalisht me pëlqen logjika e ndryshimit të
pozitës së shoqërisë dhe përballja me problemet e jo ikja prej tyre, mund të
them se në raste specifike të historisë së popujve në botë, asketët kanë
pasur gjithmonë të drejtë pse kanë zgjedhur një jetë të atillë. Ata kanë
qenë vizionar të lartë të rrugëve nëpër të cilët po kalon shoqëria
njerëzore. Mesiguri se shoqëria njerëzore e shekullit që po e jetojmë duhet
që në trend ta ketë jetën e asketizmit. Kjo shoqëri e mbuluar deri në skaj
me zhveshjen e femrave, dhe cytjeve të ndryshme, me padrejtësitë ekonomike,
politike e shoqërore që i bëhet njeriut për çdo ditë, me tradhtitë
bashkëshortore që ndodhin në çdo sekond, zgjidhje mjaft e favorshme do të
ishte jeta e një asketi. Edhe sikur të tentosh ta ndryshosh shoqërinë ose të
mundohesh të ndryshosh me baltën e saj patjetër e ke të përlyhesh. Kjo baltë
është aq shumë e përhapur saqë nuk të jep shtigje të zgjedhësh rrugë tjetër
më të favorshme për t`i nxjerrur njerëzit prej balte pa kaluar nëpër baltë
sëpakur njëherë gjatë tentimit. Edhe pse bëjmë përgaditjet e duhura për
futjen në baltë, prap se prap nuk jemi shumë të sigurt se ia kemi arritur
qëllimit, që pa e dëmtuar veten t`i shpëtojmë të tjerët.
Shpresa vdes e fundit!
Nëse jeta të hudhë në ujëra të tilla që të zgjedhësh midis boemëve ose
asketëve, më mirë bëhu ASKET! Edhe bota do frymojë lirshëm me ty.

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan