Fytyra e vërtetë e Sufive
Fjala "Sufizëm" rrjedh nga fjala greke "Sofia", që do të thotë urtësi, mençuri. 
Gjithashtu thuhet që kjo është një fjalë që i referohet veshjes së rrobave të 
leshta dhe kjo thënie është më e sigurta, meqë veshja e rrobave të leshta ka 
qenë shenjë e Zuhdit (indiferencës/largimit/distancimit nga jeta e kësaj bote). 
Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, tha në 
Mexhmu-ul-Fetaua:"Përsa i përket termit Sufije [Sufizëm], kjo s'ka qenë e 
njohur gjatë tre gjeneratave të para të Islamit. Dhe, të folurit rreth kësaj u 
bë e njohur vetëm pas tre gjeneratave të para. Është thënë se kjo është bërë me 
qëllim të gjasimit me ‘Isain alejhis-selam, të birin e Merjemes. Shejhul-Islam 
Ibn Tejmije rahimehullah, përmend në el-Fetava (11/7) nga Muhammed ibn Sirinë 
(një tabi’in i famshëm që vdiq në vitin 110H) se i ka arritur atij (lajmi) se 
njerëz të caktuar kishin marrë rroba të leshta për të veshur, me qëllim që të 
gjasojnë me Isain, të birin e Merjemes, andaj ai tha:"Ka njerëz që kanë 
zgjedhur dhe preferuar veshjen e rrobave të leshta, duke pretenduar se 
dëshirojnë të gjasojnë me Mesihun, të birin e Merjemes. Por rruga e Pejgamberit 
tonë është më e dashur për ne, e Pejgamberi alejhis-selam ka veshur (rroba) 
prej pambuku dhe rroba të tjera. " Thuhet se ky është një atribuim ndaj 
Ehlus-Suffeh[38], por kjo është gabim, meqë po të ishte kështu, ata do ta 
quanin veten Sufij. Po ashtu është thënë se kjo është atribuim ndaj Saff 
[radhës] e cila është me e shquara para Allahut, por edhe kjo është gabim, meqë 
po të ishte kështu, ata do ta quanin veten Saffij. Po ashtu është thënë se kjo 
është atribuim ndaj sefweh [më të mirës] nga krijimi i Allahut. Por, edhe kjo 
po ashtu është gabim, meqë po të ishte kështu, ata do ta quanin veten Safwij. 
Është thënë poashtu se kjo është atribuim ndaj Sufeh bin Bishr bin Udd bin 
Tabikheh, një fis Arab që gjindej pranë Mekes në të kaluarën, të cilit ia 
atribuonin veten asketët. Ndonëse atribuimi i Sufi-t është në pajtim me emrin e 
këtij personi [Sufeh] nga pikëpamja gramatikore, ky poashtu është opinion i 
pasaktë, meqë këta njerëz nuk kanë qenë të njohur mirë për shumicën e asketëve 
dhe për shkak se po t'iu atribuoheshin asketikët atyre, do të kishte qenë e 
mundshme që ata t'ia atribuonin veten atyre gjatë epokës së Sahabëve, 
Tabi'inëve dhe Atba' et-Tabi'inëve [por nuk e kanë bërë këtë]. Poashtu është 
thënë që ky është opinioni më i mirënjohur: se Sufi është një atribuim ndaj suf 
[leshit, rrobës së leshtë]. Kjo meqë hera e parë kur Sufitë u shfaqën ishte në 
Basra [Irak]. Thotë shejhul Islam Ibn Tejmije në librin e tij ”El furkan bejne 
eulijai er-Rahman ue eulijai esh-shejtan”:"Më pas u vu në përdorim edhe emri 
“fakir” (i varfër) për njerëzit e tarikateve. Prandaj filloi të diskutohet se, 
cili është më i mirë, termi ”sufi” apo “fakir”. Akoma vazhdohet të diskutohet 
se kush është më i mirë, i varfëri durues apo i pasuri falemnderues. Diskutimi 
më i hershëm për këtë çështje është ai midis Xhunejdit dhe Ebul Abbas bin 
Atait. Madje edhe nga imam Ahmedi përcillen dy mendime për këtë çështje. 
Megjithatë, e vërteta është ajo që ka thënë All-llahu i Madhëruar:“O ju njerëz, 
vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e 
fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi 
ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat)” (Huxhurat, 13)" (Mbaroi 
fjala e Ibn Tejmijes). Ebush-Shejh el-Esbehani transmetoi me një zinxhir 
transmetimi të lidhur me Muhamed ibn Sirinin, se i ka mbërri atij që një grup 
njerëzish parapëlqenin të vishnin rrobe të leshta, kështu që ai tha:'Janë disa 
njerëz që parapëlqejnë të veshin rrobe të leshta duke pohuar se i gjasojnë 
Mesisë, të birit të Merjemes. Mirëpo, udhëzimi i pejgamberit tonë [salallahu 
alejhi ue selam] është më i dashur për ne, dhe ai [salallahu alejhi ue selam] 
mbartte rroba të pambukut dhe të tjera lloje të rrobes'. Apo është shprehur 
ngjashëm me këtë". Pas kësaj, Ibn Tejmije tha:"Këta njerëz ia atribuojnë veten 
rrobeve të jashtme, e cila në këtë rast është rrobë e leshtë [suf]. Kështu që 
mund të thuhet për ndonjërin nga ata se është një Sufi. Mirëpo, metodologjia e 
tyrë s'është e kufizuar vetëm në mbartjen e rrobës së leshtë, e as që e bëjnë 
të detyrueshme këtë për ndonjë. Ata i atribuohen kësaj për shkak të qenit të 
kësaj gjendje e jashtme". Pastaj ai tha:"Pra, kjo është origjina e Sufizmit. 
Pas kësaj, Sufizmi u degëzua dhe u shumëfishua.[39] Dr. Sabir et-Tu'eimeh tha 
në librin e tij "Sufizmi – Besimet dhe Metodologjitë e tij": "Me sa duket 
Sufizmi u shfaq nga ndikimi i monasticizmit të Krishterë, në të cilin murgjit 
mbartnin rrobe të leshta dhe jetonin në manastiret e tyre. Kishte shumë nga ata 
që praktikonin këtë gjithandej vendeve të cilat Islami i çliroi me anë të 
Teuhidit. . . "[40] Shejh Ebu Zehra rahimehullah ka thënë lidhur me arsyen e 
shfaqjes së Sufizmit dhe burimet prej nga të cilat ai mori hov: 1. Burimi i 
parë: Disa nga adhuruesit në mesin e muslimanëve e kthyen tërë vëmendjen e tyre 
nga largimi nga kjo botë dhe abstenimin e veteve te tyre me qëllim të 
adhurimit. Kjo së pari filloi gjatë kohës së Pejgamberit alejhis-selam, kur 
disa sahabë vendosën të kalonin natën duke u përpjekur (munduar) me namaz dhe 
duke e lënë gjumin (duke qëndruar pa fjetur). Të tjerë vendosën të agjëronin 
çdo ditë pa pushim. Të tjerë vendosën t’i ndërprenin marrëdhëniet martesore 
(seksuale) me gratë. Kur Pejgamberi u njoftua për këtë tha:"Çka është me disa 
njerëz që thotë kështu e kështu. Unë agjëroj dhe ndalem (pushoj) së agjëruari, 
falem dhe flej, dhe martohem me gra. Kështu që kushdo që ia kthen shpinën 
Sunneti tim, ai nuk është prej meje. ” (Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim) 
Për më tepër, risia e të jetuarit si murgjër (murgëria) është e ndaluar në 
Kur’an. Aty thuhet:". . . Murgëria të cilën ata e shpikën për vete. . . " 
(el-Hadid: 27) 2. Çështja e dytë e cila i tërhoqi shpirtërat e njerëzve ishte 
diçka që u shfaq në mesin e muslimanëve në formë të dy ideologjive. Njëra nga 
to ishte filozofike, ndërsa tjetra ishte nga fetë e mëparshme. Sa për të parën, 
atëherë ishte pamja e shkollës iluministe të filozofëve, e cila konsideronte se 
njohuria dhe të qenët i informuar shkaktohen në shpirt me anë të ushtrimeve 
shpirtërore dhe pastërtisë së shpirtit. Sa i takon ideologjisë së dytë, atëherë 
ishte besimi se Perëndia jeton në shpirtërat e njerëzve, apo se Perëndia është 
personifikuar (mishëruar) në njeriun. Kjo ide filloi të gjejë vend në mes të 
atyre sekteve që rrejshëm ia atribuonin vetes Islamin në kohërat e hershme, kur 
muslimanët u përzinë me të krishterët. Kjo ide u shfaq në mesin e Sabianëve dhe 
disa nga Kejsamijebëve, pastaj Keramitat, Batinitë, pastaj në trajtën e saj 
përfundimtare u shfaq në mesin e disa Sufive. . . Është edhe një burim tjetër 
nga i cili ai (Sufizmi) mori dhe i cili shkakton shfaqjen e tendencave të 
Sufive, që është ideja se tekstet e Librit dhe Sunnetit kanë një kuptim të 
jashtëm, të dukshëm, dhe një kuptim të brendshëm, të fshehtë. . . duket qartë 
se ata e morën këtë ide nga Batinitë. [41] Sufitë i tejkalojnë kufijtë në 
nderimin e shejhëve të tyre, deri në pikën ku mendojnë që çdo gjë që rrjedh 
prej shejhëve të tyre është e vërtetë dhe e saktë, bile edhe se ajo është 
shenjë e shkëlqesisë dhe mrekullisë. Ata i shënojnë "mrekullitë" e shejhëve të 
tyre në librat e tyre dhe ato janë të llojeve të ndryshme, që arrijnë shkallën 
e pretendimit se u japin jetë (i ngjallin) të vdekurve; të tjerat janë aq të 
pakuptimta, saqë nuk ia vlen t’i përmendim. Ja disa prej”mrekullive”të sufive: 
Një Sufi pohon se nëse e sheh shejhun e tij është më e dobishme sesa ta shohësh 
All-llahun. Ebu Turab i ka thënë një shoku të tij një ditë: "Po ta kishit 
takuar Ebu Jezid el-Bustamin!" Ai (shoku) i tha: "Nuk brengosem për këtë meqë e 
kam takuar All-llahun dhe kjo më ka mjaftuar dhe nuk më nevojitet Ebu Jezidi. " 
Ebu Turabi i tha: "Mjerë ti, krenohesh për shkak të All-llahut, të 
Plotëfuqishmit dhe të Madhërishmit! Po ta takonit Ebu Jezidin vetëm një herë, 
do të ishte më mirë se ta takonit All-llahun shtatëdhjetë herë. " [E shkurtuar 
nga Ihja Ulumid-Din të el-Gazalit (4/356)]. El-Gazali shtoi: "Shpalljet e 
këtilla nuk duhet të mohohen nga besimtari. " Madje edhe vjedhja konsiderohet 
si dhuratë e mrekullueshme te Sufitë. . . dëgjoni se çfarë thotë ed-Dibag, i 
cili ishte njëri nga shtyllat kryesore në mesin e Sufive: "Një vali, që është 
personi që ka kontroll mbi çëshjet, mund ta zgjasë dorën në xhepin e kujtdo që 
ai dëshiron dhe të marrë nga ai dirhemë aq sa të dojë (monedhë Arabe), ndërsa 
pronari të mos dijë asgjë. " O vëllezër, këto rrëfime na tregojnë se 
udhëheqësit e Sufive nuk kënaqen me bërjen të ligjshme të asaj që All-llahu e 
ka ndaluar, në lidhje me vjedhjen, keqdashjen (ligësinë) dhe krahasimin, dhe 
veç kësaj ata deklarojnë se këto gjëra janë ngjarje të jashtëzakonshme 
(mrekulli) dhe shenjë se një person është nga Evlijatë. Kjo është në 
kontradiktë dhe në konflikt të qartë me mësimet e Islamit dhe është mosbesim në 
tekstin e Kur’anit Bujar dhe Sunnetit të pastër, e dijetarët islamë janë 
pajtuar që kushdo që shpall të ligjshme (të lejueshme) diçka që është 
detyrimisht e njohur se është e ndaluar në Islam, atëherë ai është pabesimtar. 
. . atëherë si është e mundur që një njeri që e mbron mendimin se kryerja e 
mëkateve të mëdha është shenjë se personi është nga evlijatë dhe mrekulli? Ja 
se si e përshkruajnë tesavvufin/sufizmin vetë sufistët: “Tesavvufi është 
tërheqja e individit nga ana e Zotit dhe qëndrimi me më të Madhin. . . është 
ndërprerja e marrëdhënies me çdo gjë, përveq në Zotin, dhe të qënit vetëm me 
Të”[42];”. . . është largim prej të gjitha kënaqësive dhe pasioneve të epshit 
(egos)”[44]. ”. . . ngritje në ekzistencën e lartë”[43]; ”përqafimi i të 
vërtetës dhe humbje e shpresës nga gjërat që janë në duar të krijesave”[45];”. 
. . është etikë”[46];”. . . është përkulje pranë derës së të Dashurit. . . 
”[47];”. . . është përkulje para All-llahut”[48];”. . . është largim nga gjërat 
e kota”[49] etj. ” Tesavvuf d. t. th. ndjekje e pandërprerë e ibadetit, kahëzim 
nga Zoti, largim nga stolitë e rrejshme të botës, largim nga dëfrimet, pasuria 
dhe pozita pas të cilave vrapon turma, izolim prej popullatës me qëllim 
ibadeti”[50] Shkeputur nga Libri: Kujdes nga Tarikatet Sufiste (Dervishët) 
[Nakshibenditë, Sulejmanxhitë, Nurxhitë] Përgatiti: Ebu Unejs Kontrolloi 
[redaktura fetare]:Lulzim Perçuku 
_________________________________________________________________
Explore the seven wonders of the world
http://search.msn.com/results.aspx?q=7+wonders+world&mkt=en-US&form=QBRE
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan