Sufizmi dhe sufinjtë Lëvizja e sufizmit është paraqitur për herë të parë në
botën Islame në shekullin e tretë sipas hixhretit. Në fillim ishte vetëm si
tendencë, e cila thëriste në asketizëm dhe adhurim të pandërprerë dhe të
rreptë. Ibën Arabi, Ibën El-Farid, Ibën Sebini dhe Telmisani, morën rolin
kryesor për t'i dhënë shtytje kësaj lëvizjeje në mesin e muslimanëve. Ndërsa në
Evropën perëndimore u shtri kjo lëvizje përmes të krishterit "Prono" 1 dhe
çifutit "Sepinosa". 2 Më vonë kjo tëndencë u degëzua në metoda dhe rrugë të
shumta dhe të gjitha u njohën me emrin sufizëm. Ata synojnë për të arritur të
Zoti me transcendensë dhe vështrim direkt, e jo duke ndjekur udhëzimet dhe
parimet, që Zoti e ka zgjedhur vetë për ta adhuruar Atë. Andaj, shpeshherë i
vërenë ata sesi përputhen me botëkuptimet filozofike idhujtare hinduse dhe
greke në bindjet dhe ritualet e tyre, që njëherit ishte dhe prej shkaqeve që të
devijojnë nga besimi i pastër, që All-llahu e kërkon nga robërit e tij.
Devijimet e tyre nga besimi Islam Do t'i përmendim vetëm disa prej çështjeve,
të cilat ata i bëjnë, i besojnë dhe thërasin në to, që janë në kundërshtim me
sheriatin burimor Islam. • Besimi i tyre se njeriu mund të futet në veten e
All-llahut dhe së All-llahu depërton tek trupat e njerëzve. All-llahu dhe
natyra janë të njejtë. Çdogjë që shihet është All-llahu. Mirëpo, All-llahu
është i pastër nga ajo që thojnë këta zullumqarë. • Supozojnë se marrin
inspirim dhe shpallje nga ana e All-llahut. • Njerëzit e vdekur i marrin për
ndërmjetësim tek All-llahu. • Ata patjetër do ta posedojnë ndonjë imam, që
përmes tij të jenë në lidhje me All-llahun. Kjo njëherit na kujton kanunin e
papëve të kishës, të cilat e ndajnë mëshirën dhe faljen e zotit. • Adhurimi të
cilin e bëjnë me muzikë, kërcim dhe trans. Vërtetë, është për t'u çuditur si ka
mundësi që këto vallëzime me muzikë, të cilat nuk dallojnë nga një koncert ta
quajnë adhurim?! • Pasimi i ilozioneve dhe mendjes, duke anashkaluar udhëzimet
Kur'anore dhe të sunnetit. • Shpuarja dhe rrahja e vetës së tyre me shpata,
kamxhikë dhe sinxhirë. Pra, këto ishin vetëm disa prej çështjeve që bëjnë pjesë
në besimin e tyre, e që ekzistojnë edhe të tjera. Mirëpo, sikur të ishin vetëm
këto, mjafton për ta kuptuar se kush janë dhe çfarë besojnë. Sufistët Më lartë
cekëm emrat e atyre që patën rol të ndikueshëm në botën Islame, që të përhapet
kjo levizje. Mirëpo, kush ishin ata në realitet? Këtë po e sqarojmë
shkurtimisht në vijim: Ibën Arabij 560-638 h. Ishte me origjinë nga Andalusi, u
njoh si shejhul-Ekber (imami më i madh) tek pasuesit e tij. Ibën Arabij, ka
bindjen se nuk ka ekzistencë reale përveç asaj të Zotit. Andaj nuk ka dallim
Krijuesi nga krijesa! Këto bindje të tija tregojnë se tek ai nuk kanë dallim
fetë mes veti. Të gjitha janë njësoj. Ai i cili i bën adhurim idhujve, gurëve,
lopës dhe Zotit, janë të njëjtë. Sepse në realitet, ai nuk i ka bërë askujt
adhurim pos Zotit. Ibën Arabij shpeshherë i ka devijuar kuptimet e ajetëve
Kur'anore, për t'i bërë të përputhura me bindjet e tija. Ibën El-Farid Për nga
besimi nuk dallon nga Ibën Arabij. Në një nga poezitë e tija shprehet se të
gjithë ata që i bëjnë adhurim Zotit, më bëjnë mua adhurim. Sepse unë nuk kam
dallim nga Zoti, sepse unë vetë jam Zoti. Ibën Sebini dhe Et-Telmisani, të dy
janë pasues të Arabiut dhe nuk kanë dallim në besim. Xhelaludin Rumi 604-672h.
(1207-1270) Për dallim nga të tjerët, Rumi është themelues i rrugës së tij
mevlevite, e cila veçohet me vallëzim. Ai është edhe autor i një poeme e
quajtur "Methnevij", që përmban 25 mijë strofa, e shkruar në 6 vëllime. Kjo
vepër e tija pati prani tek pasuesit e tij dhe e mbiçmuan aq sa njëri prej
atyre që e komentoi këtë vepër tha: "Këtij libri nuk i vjen e kota as nga para
e as nga pas". Kjo shprehje që ai ia drejtoi poemës së Rumit, është ajet
Kur'anor, që All-llahu ia drejtoi librit të Tij.Ndërsa një pasues tjetër thotë
se "Methnevija"-ja është inspirim nga Zoti, të cilin ia zbriti përmes engjujve.
3 Madje ai ia kushton një poezi "Methnevij"-së së Rumit dhe në të thotë se ky
libër është Kur'an për atë që don ta njoh All-llahun. Pra, realisht poema e
Rumit u bë Kur'an për ata. Trensmetohet se pasuesit e tij e thërasin këtë vepër
Kur'an dhe falen me vjerëshat e tija në namaz. Ky ekstrimitet nuk u bë me
paditurinë e Rumit. Por, ai vetë supozon se është prej bazamentëve të fesë dhe
e gjason me Kur'anin e Madhëruar. Shemsudin Ahmed El-Eflakij, 4 në librin e tij
"Menakib El-Arifin fi Ahbar Xhelaludin" përshkruan çaste nga jeta e Rumit dhe
nipit të tij. Njëherë përshkruan një rast të turpshëm, ku një gruaje, e cila
vazhdimisht i çonte atij dhurata dhe pas një ndenje të gjatë e pyeti: Me trego
se si do të jetë halli i neve fukarenjëve në botën tjetër? Ai filloi t'ia
përmend të mirat e xhennetit, saqë kur heshte ajo e pyeste përsëri, çka
tjetër... çka tjetër...? Më në fund, ai i tha: Mirësia më e fundit në atë botë
do të jetë një p.... 5, i cili është i krijuar i fortë dhe i gjatë, me të cilin
do të ngopën vejushat dhe do të kënaqën me të. Vallë, a ka mirësi më të madhe
se kjo?! El-Eflakij tregon një rast tjetër për një përson, i cili vuante nga
dhimbjet e kokës dhe gjumi i tepërt dhe iu drejtua mevlanas (dmth, Xhelaludin
Rumit) për t'a ndihmuar. E ai i propozojë të pijë lëngë qumështi të nxjerrur
nga hashashi. 6 Përfundim Ky ishte një përshkrim i shkurtër mbi sufizmin dhe
sufinjtë. Porosia ime për të gjithë vëllezërit dhe motrat muslimane është që të
keni kujdes nga këto rryma e mos të mashtroheni, sado që ta zbukurojnë imazhin
e tyre dhe sido që ta servirojnë në mënyrë tërheqëse metodën e tyre. Këto rryma
dhe këso llojë figurash janë të përshendetura nga armiqtë e Islamit. Ata me
Rumin, me Selman Rushdin dhe të tjerë si këta, mundohen të fusin hutim mes
muslimanëve, për t'i dëmtuar parimet e fesë sonë, ashtu siç bënë me fenë e
tyre. Thotë All-llahu i Madhëruar: "Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni
sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njëjtë..." [En-Nisa, 98]
_________________________________________________________________
Explore the seven wonders of the world
http://search.msn.com/results.aspx?q=7+wonders+world&mkt=en-US&form=QBRE
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---