A e di o agjërues?
 
A e di se Ramazanin do ta përjetojnë vitin e ardhshëm vetëm të gjallët e ti 
mund të mos jesh prej tyre? Prandaj bëj vepra të mira, pendohu tek Allahu, qaj 
për mëkatet tua, shfrytëzojekëtë muaj, i cili mund të jetë i fundit për ty.

A e di se nën tokë ka njerëz që qajnë dhe vajtojnë, jo për shkak të ndarjes nga 
fëmijët dhe pasuria e tyre, por për shkak të humbjes së shumë Ramazaneve? Nuk 
kanë depozituar vepra të mira, prandaj falëndero Allahu që të la të jetosh e 
nuk të bëri të vdesësh.

A e di se në spitale ka shumë të sëmurë, të cilët janë të privuar nga agjërimi 
dhe falja e namazit? Lotët e tyre rrjedhin nga vajtimi për shkak të mospranisë 
së tyre me vëllezërit e tyre në këtë muaj. Falëndero Allahun, i Cili të dha 
shëndet, ndërsa të tjerët i ka sprovuar me sëmundje.

A e di se agjërimi i Ramazanit pranohet vetëm prej atyre që falin namaz? Ki 
kujdes nga humbja e fesë tënde me neglizhencën tënde ndaj namazit, për shkak të 
gjumit apo kalimit nga koha e tij.

A e di se kujt i agjëron stomaku dhe nuk i agjëron syri, veshi dhe gjuha nga të 
ndaluarat, ai ka përfituar nga agjërimi vetëm urinë dhe etjen?

A e di se shejtanët nga lloji i njerëzve nuk prangosen në Ramazan? Ata janë më 
të rrezikshëm për fenë tënde sesa shejtanët nga lloji i xhinëve. Prandaj ki 
kujdes prej tyre.

A e di se nata e Ramazanit është e barabartë me ditën për sa i përket 
shenjtërisë? Mos u bë prej atyre të cilët agjërojnë ditën nga e lejuara, kurse 
gjatë natës hanë harame.

A e di se dallimi ndërmjet agjërimit tonë dhe agjërimit të çifutëve dhe të 
krishterëve është ngrënia e syfyrit? Kundërshtoji ata dhe pasoje të dashurin 
tënd, i cili thotë: “Hani syfyr, se në të ka bereqet.” Shënon Buhariu dhe 
Muslimi.

A e di se dhjetë netët e fundit të Ramazanit janë më të vlefshme se ato të 
mëparshmet? Ki kujdes nga plogështia dhe molisja me ardhjen e këtyre netëve.

A e di se ta kërkosh Natën e Kadrit dhe të falësh namaz në të me besim dhe duke 
llogaritur në shpërblimin e Allahut, veprat e tua do të ngrihen sikur të kishe 
punuar tetëdhjetë vite? Mos e humb këtë mundësi duke shëtitur nëpër tregje dhe 
duke humbur kohën në atë që nuk sjell dobi.

A e di se itikafi është i vlefshëm qoftë edhe një pjesë të natës apo të ditës 
me qëllim afrimi ndaj Allahut? Mos e privo veten nga kënaqësia e veçimit me 
Allahun në ndonjë prej shtëpive të Tij. Ushtroje veten me itikaf, qoftë edhe 
një pjesë te ditës ose të natës.

A e di se shikimi i serialeve përmes ekraneve televizive, dëgjimi i muzikës në 
Ramazan konsiderohet përdhosje e shenjtërisë së këtij muaji? Ki frikë Allahun 
dhe të mos bëjnë amoralitet syri dhe veshi yt!

A e di se nëse nuk i braktis fjalët e këqija (gënjeshtrën, shpifjen, 
përgojimin, sharjen, mallkimin), Allahu nuk ka nevojë që të lësh ushqimin dhe 
pijen tënde, ashtu siç thuhet në hadithin autentik.

A e di se kush nuk e përfundon leximin e Kuranit në këtë muaj brenda dhjetë 
ditësh ndoshta llogaritet prej atyre që e kanë braktisur atë? Si të mos jetë 
kështu kur ky është muaji në të cilin zbriti Kurani. Shfrytëzoji ditët dhe 
netët e këtij muaji për leximin e fjalës së Allahut të Lartësuar.

A e di se muaji i Ramazanit është mundësi e artë për duhanxhinjtë që ta 
braktisin atë dhe ta zëvendësojnë me misvak?

A e di se umreja në Ramazan e ka shpërblimin sikur të kryesh haxhin me të 
dashurin tënd, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të? Shfrytëzoje këtë 
mundësi.

A e di se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka 
thënë amin në lutjen e Xhibrilit për atë që e ka arritur Ramazanin, ka 
përfunduar ai dhe nuk i janë falur mëkatet? Ai do të futet në zjarr.

A e di se gjumi i natës ndihmon për shfrytëzimin e ditës me vepra të mira? 
Shfrytëzoje atë brenda një pjesë të natës dhe ki kujdes nga pagjumësia në gjëra 
të kota.

A e di se Allahu i Lartësuar i jep agjëruesit shpërblimin e shumëfishuar për 
atë që i jep ushqim agjëruesit qoftë edhe me një gotë ujë? Prandaj i privuar 
llogaritet ai që është privuar nga kjo mirësi e madhe me këtë vepër të lehtë.

A e di se i lumturi në festën e Bajramit nuk është ai i cili vesh rroba të 
reja, mirëpo kush do të lirohet dhe do të shpëtojë nga dënimi. Sa prej të 
varfërve, të ngratëve në ditën e Bajramit i mirëpresin melekët në rrugët duke i 
përgëzuar me lehtësim dhe 
shpërblim dhe se Allahu është Bujar Fisnik. Varfëria dhe nevojat e tyre nuk i 
dëmtuan fare, ndërsa shumë të tjerë të pasur janë të larguar nga mëshira e 
Allahut.

E lusim Allahun e Lartësuar të na mundësojë ta përfundojmë Ramazanin duke qenë 
Allahu i kënaqur me ne!
 

Sad b. Atik
Përktheu: Almedin Ejupi
http://www.klubikulturor.com/tema/2008/a_e_di_o_agjerues.htm


      
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan