Date: Mon, 15 Sep 2008 02:39:50 -0700From: [EMAIL PROTECTED]: {Fjala e Bukur -
Grup: 5425} A e di o agjërues?To: [EMAIL PROTECTED]; [EMAIL PROTECTED];
[email protected]
A e di o agjërues?
A e di se Ramazanin do ta përjetojnë vitin e ardhshëm vetëm të gjallët e ti
mund të mos jesh prej tyre? Prandaj bëj vepra të mira, pendohu tek Allahu, qaj
për mëkatet tua, shfrytëzoje këtë muaj, i cili mund të jetë i fundit për ty.A e
di se nën tokë ka njerëz që qajnë dhe vajtojnë, jo për shkak të ndarjes nga
fëmijët dhe pasuria e tyre, por për shkak të humbjes së shumë Ramazaneve? Nuk
kanë depozituar vepra të mira, prandaj falëndero Allahu që të la të jetosh e
nuk të bëri të vdesësh.A e di se në spitale ka shumë të sëmurë, të cilët janë
të privuar nga agjërimi dhe falja e namazit? Lotët e tyre rrjedhin nga vajtimi
për shkak të mospranisë së tyre me vëllezërit e tyre në këtë muaj. Falëndero
Allahun, i Cili të dha shëndet, ndërsa të tjerët i ka sprovuar me sëmundje.A e
di se agjërimi i Ramazanit pranohet vetëm prej atyre që falin namaz? Ki kujdes
nga humbja e fesë tënde me neglizhencën tënde ndaj namazit, për shkak të gjumit
apo kalimit nga koha e tij.A e di se kujt i agjëron stomaku dhe nuk i agjëron
syri, veshi dhe gjuha nga të ndaluarat, ai ka përfituar nga agjërimi vetëm
urinë dhe etjen?A e di se shejtanët nga lloji i njerëzve nuk prangosen në
Ramazan? Ata janë më të rrezikshëm për fenë tënde sesa shejtanët nga lloji i
xhinëve. Prandaj ki kujdes prej tyre.A e di se nata e Ramazanit është e
barabartë me ditën për sa i përket shenjtërisë? Mos u bë prej atyre të cilët
agjërojnë ditën nga e lejuara, kurse gjatë natës hanë harame.A e di se dallimi
ndërmjet agjërimit tonë dhe agjërimit të çifutëve dhe të krishterëve është
ngrënia e syfyrit? Kundërshtoji ata dhe pasoje të dashurin tënd, i cili thotë:
“Hani syfyr, se në të ka bereqet.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.A e di se dhjetë
netët e fundit të Ramazanit janë më të vlefshme se ato të mëparshmet? Ki kujdes
nga plogështia dhe molisja me ardhjen e këtyre netëve.A e di se ta kërkosh
Natën e Kadrit dhe të falësh namaz në të me besim dhe duke llogaritur në
shpërblimin e Allahut, veprat e tua do të ngrihen sikur të kishe punuar
tetëdhjetë vite? Mos e humb këtë mundësi duke shëtitur nëpër tregje dhe duke
humbur kohën në atë që nuk sjell dobi.A e di se itikafi është i vlefshëm qoftë
edhe një pjesë të natës apo të ditës me qëllim afrimi ndaj Allahut? Mos e privo
veten nga kënaqësia e veçimit me Allahun në ndonjë prej shtëpive të Tij.
Ushtroje veten me itikaf, qoftë edhe një pjesë te ditës ose të natës.A e di se
shikimi i serialeve përmes ekraneve televizive, dëgjimi i muzikës në Ramazan
konsiderohet përdhosje e shenjtërisë së këtij muaji? Ki frikë Allahun dhe të
mos bëjnë amoralitet syri dhe veshi yt!A e di se nëse nuk i braktis fjalët e
këqija (gënjeshtrën, shpifjen, përgojimin, sharjen, mallkimin), Allahu nuk ka
nevojë që të lësh ushqimin dhe pijen tënde, ashtu siç thuhet në hadithin
autentik.A e di se kush nuk e përfundon leximin e Kuranit në këtë muaj brenda
dhjetë ditësh ndoshta llogaritet prej atyre që e kanë braktisur atë? Si të mos
jetë kështu kur ky është muaji në të cilin zbriti Kurani. Shfrytëzoji ditët dhe
netët e këtij muaji për leximin e fjalës së Allahut të Lartësuar.A e di se
muaji i Ramazanit është mundësi e artë për duhanxhinjtë që ta braktisin atë dhe
ta zëvendësojnë me misvak?A e di se umreja në Ramazan e ka shpërblimin sikur të
kryesh haxhin me të dashurin tënd, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të?
Shfrytëzoje këtë mundësi.A e di se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e
Allahut qoftë mbi të, ka thënë amin në lutjen e Xhibrilit për atë që e ka
arritur Ramazanin, ka përfunduar ai dhe nuk i janë falur mëkatet? Ai do të
futet në zjarr.A e di se gjumi i natës ndihmon për shfrytëzimin e ditës me
vepra të mira? Shfrytëzoje atë brenda një pjesë të natës dhe ki kujdes nga
pagjumësia në gjëra të kota.A e di se Allahu i Lartësuar i jep agjëruesit
shpërblimin e shumëfishuar për atë që i jep ushqim agjëruesit qoftë edhe me një
gotë ujë? Prandaj i privuar llogaritet ai që është privuar nga kjo mirësi e
madhe me këtë vepër të lehtë.A e di se i lumturi në festën e Bajramit nuk është
ai i cili vesh rroba të reja, mirëpo kush do të lirohet dhe do të shpëtojë nga
dënimi. Sa prej të varfërve, të ngratëve në ditën e Bajramit i mirëpresin
melekët në rrugët duke i përgëzuar me lehtësim dhe shpërblim dhe se Allahu
është Bujar Fisnik. Varfëria dhe nevojat e tyre nuk i dëmtuan fare, ndërsa
shumë të tjerë të pasur janë të larguar nga mëshira e Allahut.E lusim Allahun e
Lartësuar të na mundësojë ta përfundojmë Ramazanin duke qenë Allahu i kënaqur
me ne!
Sad b. AtikPërktheu: Almedin Ejupi
http://www.klubikulturor.com/tema/2008/a_e_di_o_agjerues.htm_________________________________________________________________
Connect to the next generation of MSN Messenger
http://imagine-msn.com/messenger/launch80/default.aspx?locale=en-us&source=wlmailtagline
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---