Bashkëshortja 
 
Me martesë nuk po merr vetëm bashkëshorte, po e merr gjithë botën. Prej tani 
dhe në të gjitha ditët në vazhdim, gruaja do te jetë, shoqëruesi dhe shoku më i 
mirë.
Do ti ndajë momentet, ditët dhe vitet me ty. Do ta ndajë gëzimin dhe 
hidhërimin, suksesin dhe mossuksesin, ëndrrat dhe frikën.

Kur të sëmuresh, do te kujdeset më së miri për ty kur të duhet ndihmë, do të 
bëj të pamundurën për ty, kur të kesh ndonjë fshehtësi, do ta mbajë, kur të 
duhet këshilla, do ta jap këshillën më të mirë.
Do të jetë gjithmonë me ty; kur 
të zgjohesh në mëngjes gjëja e parë që sytë e tu do të shohin do te jenë sytë e 
saj, gjatë ditës do të jetë me ty, nëse në një kohë nuk do të jetë me ty 
fizikisht, do të mendojë për ty, do të lutet për ty me gjithë zemër dhe shpirt, 
kur të shkosh për të fjetur, gjëja e fundit që do të shohësh do të jetë ajo dhe 
kur të flejsh do ta shohësh në ëndërr. Më së shkurti, do të jetë e gjithë bota 
dhe ti do te jesh e gjithë bota për të. Përshkrimi më i mirë që kam lexuar 
ndonjëherë që përshkruan afërsin bashkëshortore me njeri tjetrin është ajeti 
Kur’anor që thotë:
 
’Ju jeni veshje për to, dhe ato janë veshje për ju’ 
(Suretu El-Bekare, 2:187)
 
 

Në të vertetë bashkëshortet janë veshje për njeri tjetrin sepse i japin njeri 
tjetrit mbrojtje, rehati, mbulim, mbeshtetje dhe zbukurim që njerëzimi i jep 
veshjes.
Paramendoni një udhëtim në Alaska gjatë dimrit pa veshje! 
Bashkëshortet tona na japin të njejtën rehati, mbrojtje, mbules dhe mbeshtetje 
në udhëtimin e jetës sonë në këtë tokë, njejtë sikurse veshja gjatë  udhëtimit 
në Alaska.
Marrëdhënia bashkëshortore është lidhja më mahnitëse e njerëzimit: 
Vlera dhe prekja e dashurisë, intimiteti dhe afërsia, mëshira dhe dhembshurija, 
paqja dhe qetësia që i mbushë zemrat e bashkëshorteve është thjeshtë e 
pashpjegueshme.
I vetmi shpjegim i arsyeshem për ndjenjat mahnitëse të 
njerëzimit është fjala e Allahut Fuqiplotë: 
 
’Allahu krijoj per ju 
bashkëshorte nga vete lloji juaj .....’ ( Suretu En-Nahl, 16:72)
 
 
 
Vetëm Allahu i Plotëfuqishëm me fuqinë e Tij të pakufishme, mëshirëplotë, mund 
të krijojë dhe japë këto ndjenja mahnitëse në zemrat e bashkëshortëve. Në të 
vërtetë Allahu fuqiplotë i përkujton ata që kërkojnë shenja të Allahut në 
gjithësi, që këto  ndjenja në zemrat e bashkëshorteve janë në mesin e shenjave 
që të udhëzojë njerëzimin për ekzistimin e Tij.
 
’Dhe nga faktet e Tij është 
që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (grat), ashtu që të 
gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri e meshirë. Në këtë ka 
argumente për njerëzit që mendojnë’ (Suretu Er-Rrum  30:21)
 

 
Por Allahu e din që zemra e njeriut nuk është qenie e pandryshueshme, 
nganjëherë është e dobët dhe nganjëhere energjike. Ndjenjat munden dhe 
ndryshojnë me kalimin e kohës.
Dashuria mund të shuhet dhe zbehet, lidhja 
martesore mund të dobësohet nese nuk kujdesemi si duhet. Lumturia në martesë 
nuk mund të mirret si dhurat; Lumturia e vazhdueshme kërkon dhurim të 
përhershëm nga te dy anet.
Per drurin e dashurisë martesore që të mbetet gjallë 
dhe të rritet; dheu duhet të mbahet, ruhet, ujitet dhe ushqehet.
 
Kujtoni se si Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) gjente kohë 
që të dilte me gruan e tij Ajshen (Allahu qoftë i kënaqur me te) në shkretëtirë 
të garonin. Ajo e mundi atë por pas një kohe kur Aisha (Allahu qoftë i kënaqur 
me te) kishte fituar peshë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi 
të) e mundi Ajshen (Allahu qoftë i kënaqur me te).
Shfaqja e emocioneve është e 
domosdoshme që të ruhet lidhja martesore nga ndryshku dhe shpërbërja.
Do të 
shpërbleheni nga Allahu për çfarëdo ndjenje që i dhuroni gruas tuaj, Muhamedi 
(paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë ‘Çdonjeri  do të 
shpërblehet për çka do që  t’i bën për të arritur kënaqësinë e Allahut, edhe 
për ushqimin që e vendos  në  gojën e gruas’.

 
Kurre mos e nënvlerëso rëndësinë e gjërave të vogëla, si vendosja e ushqimit në 
gojën e gruas, hapja e derës së veturës për atë etj .
Muhamedi (paqja dhe 
mëshira e Allahut qoftë mbi të) përdorte gjunjet e tij t’i ndihmonte gruas për 
të hypur në deve .
Provoni të gjeni kohë që të faleni së bashku, duke forcuar 
lidhjen në mes jush dhe Allahut Fuqiplotë është siguria më e mirë që lidhja 
juaj martesore gjithmon të mbetet e fortë. Duke pasur paqe me Allahun Fuqiplotë 
gjithmonë do të ndikojë që të keni sa më shumë paqe në shtëpi.
Pejgamberi 
(paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) na ka thenë njoftime të kënaqura për 
ato çifte që zgjohen natën dhe falen së bashku. Gjithashtu na ka nxitur që 
cilido prej bashkëshorteve që zgjohet i pari ta zgjojë bashkëshortin edhe duke 
e sperkatur me ujë në fytyrën e tij apo te saj .
Gjithmonë mundohu të jesh i mirë me gruan tënde në fjalë dhe vepra. Fol me te, 
buzëqeshi asaj, kërkoje keshillën e saj, pyete për mendimin e saj, kalo shumë 
kohë me të dhe gjithmonë kujtoje se Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë 
mbi të) ka thenë: ’Më të mirët nga ju, janë ata që sillen mirë me gratë e tyre’.
 

Së fundi është e zakonshme që bashkëshortët betohen ta duan njeri tjetrin deri 
sa vdekja ti ndaj.
Besoj që ky mendim është i mirë ose i mrekullushëm por jo i 
mjaftueshem! Nuk është e mjaftueshme ta duash gruan tënde, duhet te duash këdo 
që ajo don, familjen e saj të dashurit e saj të bëhen të dashur edhe për ty. 
Mos u bë si një shok i imi që ishte i pakënaqur me prindërit e gruas që kishin 
ardhur për vizitë për pak jave’. 
Sinqerisht i kishte thënë ’Nuk t’i dua 
prindërit’, natyrisht ajo e shiqoj me inat dhe i tha ’as unë nuk t’i dua’, nuk 
është mjaftueshme ta duash derisa vdekja të ju ndaj. Dashuria kurr nuk duhet të 
mbarojë, besojmë që kemi jetë pas vdekjes që ata që bën punë të mira do të 
bashkohen me bashkëshortet e tyre.
 
 
’Hyni në Xhennet, ju dhe gratë tuaja, të gëzuar!’ (Suretu Ez-Zuhruf, 43:70)
 

Shembulli më i mirë në këtë është shembulli i Pejgamberit (paqja dhe mëshira e 
Allahut qoftë mbi të), dashuria e tij për Hatixhen (Allahu qoftë i kënaqur me 
te), grua për 25 vite, vazhdojë t’i përfshijë të gjithë ata që ajo i donte, kjo 
dashuri e tij vazhdoj edhe pas vdekjes së Hatixhes (Allahu qoftë i kënaqur me 
te). Ishte shum kohë pas vdekjes së saj dhe kurr nuk e harroj dhe kurdo që 
therrej një kurban në shtëpinë e tij, do të ju dërgonte një pjesë familjes dhe 
shoqërisë së Hatixhes (Allahu qoftë i kënaqur me te) dhe kurdo që e ndjente qe 
kishte vizitorë, dëshironte që të ishte motra e Hatixhes Hala do të lutej duke 
thënë ’O Zot le të jetë Hala’. 
 
 

Përktheu nga Anglishtja: L.B.H
 
_________________________________________________________________
Explore the seven wonders of the world
http://search.msn.com/results.aspx?q=7+wonders+world&mkt=en-US&form=QBRE
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan