From: [EMAIL PROTECTED]: [EMAIL PROTECTED]: Date: Wed, 3 Sep 2008 00:07:06 +0000









Tek jeta nga jeta 
 
 
 




A ka njeri që të mos ketë kërkuar një mendim përfundimtar mbi një çështje se 
duhet apo s'duhet të bëjë një gjë? Besoj se jo. Mësimet nxirren nga përvoja e 
jetës, qoftë tonat, qoftë të huajat, që shpesh ndodh të jenë nxjerrë nga 
gabimet që kanë qenë shumë të kushtueshme për dikë. Nga vetë mësimet që 
nxjerrim nga jeta, e bëjnë më të mirë dhe më të lehtë jetën tonë dhe të të 
tjerëve, apo ndoshta edhe ia nxin dikush dikujt, jetën, kuptohet! Nga jeta 
mësohen shumë gjëra, megjithatë ajo që do të përmend është fakti se kam mësuar 
se si të pranoj të kaluarën, me të mirat dhe të këqijat e saj.
 Kuptohet, që shumicën e rasteve, ndonëse ka më shumë të mira, ato harrohen më 
shpejt se sa të këqijat. Kam arritur të kuptoj se ky që jam sot, jam vetëm prej 
asaj të kaluare. Besoj në faktin se çdo njeri nuk është gjë tjetër veç një 
përmbledhje e përvojave të kaluara. Nëse unë arrij të pëlqej personin që jam në 
këtë të tashme, atëherë i shoh përvojat pozitive apo negative si faktor kryesor 
që më bën ai që jam sot. Jeta është një përvojë, shkollë, e përvoja njëherë të 
provon, pastaj të mëson. Çdo njeri që takon në jetë, ke takuar një krijesë të 
veçantë nga të tjerët, individ quhet, sepse është i veçantë prej gjithë 
njerëzve të botës në mendime, në bindje, në fizionomi, pra, nuk është i njëjtë 
me askënd në botë dhe, me takimin e kujtdo, ke takuar një krijesë të re dhe 
duhet pranuar si e tillë, prandaj nga çdokush mund të mësosh diçka të re. Ajo 
që i lidh njerëzit është dashuria reciproke dhe besimi nxit mendimet e mira, që 
mund të krijojnë afrimin shpirtëror, krijimin e shoqërisë së shëndoshë, që 
lidhur me këtë i përshtatet fjala popullore: “Nga të shkosh, nga një shtëpi 
ndërtoje.” Dikur të mençurit kanë thënë: 1. Atë që e rrëmben mendja e madhe, e 
ka kapluar sëmundja. 2. Shpirti i bukur është pasuria më e madhe. 3. 
Thjeshtësia është madhështi e shpirtit të njeriut. 4. Fjala e zemrës shëron 
edhe të sëmurin. Njeriu që sulmon me të pavërtetat, nuk lufton për çështjen që 
e flet, por për veten, sepse është pjesëtar i asaj çështjeje. Në jetë shumë 
gjëra duken të njëjta, por që në fakt, në thelb, ndryshojnë. Prandaj, duhet të 
gjurmohet dhe të koordinohet busulla (ndiqet qëllimi, principet, vlerat etj), 
të cilat do të jenë “momenti” kyç i orientimit. Njohja e esencës së gjërave 
është më vendimtarja gjatë kësaj “hyrje-dalje” nga kjo derë në derën tjetër 
(siç thonë pleqtë). Jeta është edhe e shkurtër edhe e gjatë. Paradoksale. 
Prandaj duhet të kemi një "sistem" të përgjithësimit të jetës dhe qëllimit të 
saj dhe një “sistem” të jetësimit të çdo momenti veç e veç (që nganjëherë duken 
sikur një mijë vite). Mënyra e të jetuarit në kohë dhe hapësirë ndahet në dy 
forma: - të përjetuarit në kohë dhe hapësirë;  - të vepruarit në kohë dhe 
hapësirë. I pari është kusht i pasivitetit, i dyti i aktivitetit. Prandaj duhet 
të jemi pjesë aktive e botës. Secili të japë kontributin e tij. Të pranojmë 
fatin tonë dhe të shfrytëzojmë vullnetin dhe lirinë e veprimit. Çdo njeri është 
personazh, është individ në vete, është artist i veçantë. Siç thotë pejgamberi 
ynë Muhamedi (a.s): "Ruajeni respektin dhe nderojeni vlerën e personalitetit 
dhe dinjitetit njerëzor. Njeriu është vepër madhështore e Allahut dhe mjerë ai 
që e nënçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së Allahut. Ju o njerëz, 
pashmangshëm dhe pakthyeshëm do t’i ktheheni Allahut të Amshueshëm dhe Ai do 
marrë në përgjegjësi veprat tuaja.". Duhet, në njërën anë, të ndjekim fatin dhe 
nga ana tjetër, njëkohësisht vullnetin (e mirë) që Allahu ia dhuroi njeriut, si 
asnjë krijesë tjetër. Vetëm njeriu mund të jetë edhe i mirë edhe i keq. E më i 
miri është ai që është i udhëzuar, i pavarur nga çdo gjë tjetër veç Zotit, me 
karakter të lartë dhe që pendohet para Allahut (xh.sh). Njëherë po rrija ulur, 
thjesht po meditoja, jo që i kisha gjërat të gjitha në terezi, por të them të 
drejtën edhe keq s’i kisha, por si çdo i ri shpreson në diçka më të mirë, në 
një të ardhme më të bukur. Më takoi një plak, ndërkohë që unë gjendesha në një 
stol të një lulishteje e më tha: “Nëse gjithçka ecën keq, mos u mërzit, do 
bëhet më mirë..., nëse gjithçka ecën mirë, mos u gëzo kot se keq ka për t’u bo 
prapë.” Këto fjalë nuk m’i tha se ishte i ditur, por thjesht se kishte 87 vite 
të kaluara në këtë jetë, ishte mësim për mua besoj se edhe për ty që je 
thelluar në këtë lexim. Dhe nga kjo thënie nxora këtë përfundim, ndonëse edhe 
kam gabuar kushedi: Njeriu mëson gjithmonë me vonesë. Kur është mirë nuk di ta 
shfrytëzojë të mirën, kur është keq nuk mundet ta shfrytëzojë të mirën. Kur 
është mirë harron se mund të bëhet keq, kur bëhet keq është vonë për 
përmirësime. Çdo gjë duhet studiuar në mënyrë kritike dhe të paanshme për të 
zbuluar të vërtetën. I marri është fajtor kur flet e i dituri, kur s`flet... 
Mosdija është varfëria më e madhe. Asnjë popull nuk lind patriotë të vërtetë e 
as të rrejshëm. Ata lindin vet dhe kaliten nga të tjerët sipas nevojave dhe 
mundësive të veta, pro apo kundër dikujt apo diçkaje! Popujt që nuk luftojnë 
shuhen. Nga luftërat nuk është shuar asnjë popull, nga shmangja prej luftës me 
qindra. Përpiqu të kuptosh para se të gjykosh, përveç nëse je i bindur që më 
parë me të vërteta, gjithçka duhet të ketë një kufi dhe një masë. Çdo ligj dhe 
rregull ka një përjashtim. Njeriu, që është i ndershëm, ka arsye të shëndoshë. 
Me atë njeri që gjithçka e nis me fjalë të këqija (qofshin këto edhe të 
zbukuruara), mos vazhdoni bisedë me të, por largohuni menjëherë, që të mos vijë 
e keqja më e madhe. Është mëkat i madh ngacmimi intim i personit, që është i 
pastër shpirtërisht. Mos krijoni mendim për askënd, para se ta keni dëgjuar, 
sepse nëse e trajtoni sipas vendit nga vjen apo e keni takuar, mund të gaboni e 
mëkatoni shumë kundrejt këtij personi. Mos vepro sipas dëshirës, por sipas 
rastit dhe personit, sepse mund të ndodhë që pikërisht, ai rast apo njeri të 
jetë fatlum për ju dhe jetën tuaj. Mos hy aty ku nuk e di se çka brenda. Mos ji 
i çiltër me atë që nuk është me ty. Mos i beso njeriut që nuk të beson pa pasur 
arsye, sepse i tilli nuk lodhet për askënd, andaj nuk i beson kujt nisur nga 
vetja e vet. Mos vepro diçka pa qenë i bindur plotësisht. Më e vlefshmja në 
jetë është dashuria.  Pa ngacmuar njeriun, si fizikisht, ashtu edhe 
shpirtërisht, nuk e vlerëson dot në është i/e pastër fizikisht as shpirtërisht. 
Mundimet trupore dhe fizike bëhen çdo kund në botë, ku mbahen provime pranuese 
dhe vlerësuese... Pa e provuar, nuk e njeh askënd sa vlerë ka, qoftë ky njeri 
kafshë, bimë apo gjësend! Mos krijoni mendim për askënd, para as pasi ta keni 
dëgjuar, gjersa ta vërtetoni në praktikë se cili është ai apo ajo në të 
vërtetë, pa marrë parasysh se nga vjen ai apo ajo se do (jo vetëm mundeni) të 
gaboni. Mos vepro sipas dëshirës, por sipas rastit dhe personit, sepse mund të 
ndodhë që pikërisht ai rast (takimi, njoftimi, gjykimi yt) për këtë njeri do të 
jetë fati yt jetësor! (njohja në ashensor, fati në fatkeqësi, fejesa apo 
martesa në burg, martesa e gjarprit...që pas martesës del se është princ...etj) 
Populli shqiptar thotë: “Ai që s’e lëvdon koliben e vet, atij do i digjet!" Ata 
që kërkojnë dhe luftojnë për të drejtën gjithnjë, asnjëherë nuk do të mbesin pa 
të. Mendjemadhi nuk niset fare dhe nuk shkon askund, çdo gjë që dëshiron dhe i 
nevojitet ia sjellin aty mendjevegjëlit. Ai, që nuk pëlqen veten e tij, nuk 
pëlqehet nga askush (kur e di vet që je budalla pse vjen ke unë, të të them se 
je i mençur?!). Ai që thotë "unë jam unë", me atë bisedon secili dhe secili e 
pranon në shoqëri ... ai që thotë unë s`jam fare, apo unë jam si ai apo ajo... 
e nuk ka personalitetin e vet, me atë nuk ka dëshirë të bisedojë askush. Ai 
pëlqehet vetëm për ta shaluar dhe detyruar të bëjë punë të ndyra në çdo 
shoqëri. Sa i çuditshëm është njeriu! Kur je i rritur kërkon të jesh fëmijë e 
kur je fëmijë kërkon të dukesh i rritur ... pra, gjithmonë kërkon atë që s’e ke 
... nga jeta mëson të kënaqesh me atë që ke ... të shijosh momentet dhe gjërat 
e vogla, të mëdhatë ndodhin rrallë ....Nga jeta kam mësuar se asgjë nuk të 
falet, po duhet ta fitosh. Po ashtu kam mësuar se idealizmi nuk është mjet i 
sigurt të arrish çfarë dëshiron, ndërsa materializmi është garanci se do ta 
arrish atë çka do, kuptohet me dëshirën e Allahut (xh.sh). Po ashtu, në jetë 
kam mësuar të jem njeri i mirë dhe të krijoj besime, sepse ato janë krahët e 
njeriut. Kam mësuar që të bëj mirë, po edhe të mos pres që dikush do ta 
vlerësojë. Dhe më kryesorja, kam mësuar se mundem të llogaris vetëm në vetveten 
time 100 % e në askënd tjetër. Pra, këto janë disa nga mësimet e jetës, po 
besoj se ka edhe më shumë.

Discover the new Windows Vista Learn more! 
_________________________________________________________________
Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. 
It's easy!
http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan