Selam alejkum
Paraprakisht te ju informoj se qe nga sonte fillon namazi i nates ne Xhamine
ne Lagjen e Muhaxhereve, duke filluar nga ora 12 e nates. Namazin e prijne
dy hafizet mysafir nga Libia qe jane imam te teravive ne Hasan Beg (4
llullat)
Sot hoxha *para hytbes* foli rreth 10 diteve te fundit te Ramazanit dhe
vleres se tyre. Ketu permendi tregimin se si Pejgamberi 10 netet e fundit "i
ngjallte me namaz". Perkujtoj namazin e shumte te nates te Pejgamberit
s.a.w.s. perkunder faljes se mekateve te tij te meparshme dhe te mevonshme.
Kur e kishte pyetur Aisha s.a.w.s. se pse falej dhe mundohej ashtu ai
s.w.a.s. i ishte pergjigjur "A mos te jem rob falenderues". Foli pastaj per
Neten e Kadrit e cila duhet kerkuar, siipas disa transmetimeve, ne 10 ditet
e fundit, disa tjera ne 7 ditet e fundit dhe transmetimit tjeter, ne 10
netet tek te fundit te Ramazanit.
*Ne hytbe* foli rreth brenda qellimit te 6 te zbritjes se Kuranit, e kjo
eshte, krijimi i nje ummeti i cili therret ne te miren dhe ndalon nga e
keqja. "Ju jeni populli me i mire, i cili therret ne te miren dhe ndalon nga
e keqja, dhe adhuron Allahun". Hoxha foli se qellimi i ketij ajeti eshte te
tregoj nje detyre te ketij ummeti-dawa. "Thuaj (o Muhamed), une jam i
derguar i Allahut te te gjithe ju". Pastaj ne fund permendi ngjarjen meleku
shkon te shkaterroj nje popull  me urdherin e Allahu e aty has ne nje
besimtar i cili e adhuronte Allahun. Kthehet meleku te Allahu dhe e njofton,
edhe pse Allahu me se miri e di. E Allahu ja kthen-prej tij filloja
ndeshkimin, sepse ai eshte qe nuk ndalon nga e keqja dhe e liga por
perqendrohet vetem ne vete

-- 
Subhane-el-Melikil Kuddus

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan