Allahu mirësinë në Kuranin Famëlartë e ka përmendur përafërsisht 12 herë. Ja 
disa nga këto ajete.Thotë Allahu i Lartësuar: “Allahu me mëshirën e Vet veçon 
atë që dëshiron, Allahu është Zot i mirësisë së madhe.” (El-Bekare, 
105)Gjithashtu thotë: “O ju që besuat, nëse keni frikë Allahun, Ai do të vërë 
udhëzim (në zemrat tuaja) për ju, do t’ua mbulojë të këqijat, do t’ua falë 
mëkatet. Allahu është dhurues i madh.” (El-Enfal, 29) “Shpejtoni në atë që 
fitoni falje prej Zotit tuaj dhe xhenetin që gjerësia e tij është si gjerësia e 
qiellit e tokës, i përgatitur për ata që i besuan Allahut dhe të Dërguarve të 
Tij. Ajo është dhunti e Allahut që ia jep kujt të dojë, e Allahu është dhurues 
i madh.” (El-Hadid, 21)Dhe thotë Allahu: “Le ta dinë ithtarët e librit se ata 
nuk kanë asgjë në dorë nga mirësia e Allahut dhe se e gjithë e mira 
(pejgamberllëku, shpallja) është në dorë të Allahut, e Ai ia jep kujt të dojë, 
Allahu është dhurues i madh.” (El-Hadid, 29)Pra, çdo e mirë që njerëzit kanë në 
këtë botë dhe në botën tjetër vërtet është nga Allahu Mëshirëplotë. Ai dhuron 
shumë, edhe pse njerëzit nuk e meritojnë nga Ai këtë mirësi.Nga mirësia e 
Allahut ndaj robërve të Vet është se Ai i shpëtoi nga kurthet e armiqve të 
tyre. Kur njerëzit e frikësuan Pejgamberin salallahu alejhi ue selem dhe shokët 
e tij me mushrikët dhe me numrin e tyre të madh, ata thanë: “Neve na mjafton që 
kemi Allahun, Ai është mbrojtësi më i mirë!” (Ali-Imran, 173) Allahu tha: “Dhe 
atë pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga Allahu dhe 
e arritën kënaqësinë e Tij, Allahu është dhurues i madh.” (Ali-Imran, 174)Nga 
mirësia e Allahut ndaj robërve të Tij është se i përqendroi dhe i forcoi ata në 
fe duke i ruajtur nga devijimi dhe nënçmimi. “Por sikur të mos ishte dhuntia e 
Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, atëherë ju, pos një pakice, do të ndiqnit 
rrugën e djallit.” (En-Nisa, 83) Gjithashtu nga mirësia e Allahut ndaj robërve 
të Vet është se nuk i dënon menjëherë gjynahqarët dhe dyfytyrëshat. Allahu i 
Lartësuar thotë: “E sikur të mos ishte mëshira e Allahut dhe mirësia e Tij ndaj 
jush, në këtë dhe në botën tjetër, juve do t’ju kapte dënimi shumë i madh për 
shkak të asaj në të cilën u hodhët.” (En-Nur, 14) “Po çfarë është mendimi i 
atyre që i shpifin Allahut, për Ditën e Kiametit? Allahu është dhurues i madh 
ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk falënderojnë.” (Junus, 60) I lartësuar 
qoftë Allahu që dhuron dhe jep mirësi!

Përktheu: Eroll Rexhepi12.9.2008
_________________________________________________________________
Explore the seven wonders of the world
http://search.msn.com/results.aspx?q=7+wonders+world&mkt=en-US&form=QBRE
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan