Ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit
http://www.gazetaexpress.com/pdf/888.pdf
Prishtine 20 Shtator 2008
 
Fatlum Sadiku
Feja islame si komponentë
jetësore tek shqiptarët e Kosovës
ka filluar të marrë karakter
substancial në sfond
masovik vetëm pas ekspandimit
osman në trevat e
Ballkanit. Ç’është e vërteta
kontaktet e para të shqiptarëve
me fenë islame janë
edhe më të hershme, dhe
datojnë që nga gjysma e
shek. e XIII, kur tregtarët
arab filluan të jenë prezent
në këto treva, mirëpo megjithatë
historografia në aspektin
kohor i referohet vetëm
sundimit otoman si
gravituese e fesë islame në
këto treva. Por nuk është
këtu poenta. Poenta konsiston
vetëm sipërfaqësisht
në zhvillimet kohore e më
shumë në atë se çfarë është
në të vërtetë sot Kosova dhe
shqiptarët ?! Westerianë apo
Lindorë ?! Oksidentalë apo
Orientalë ?! Shkojmë radhazi.
Orientalizmi Shqiptar
1. Tomas Arnold si studiues
fetar para njëqind vjetësh
kishe shkruar se feja islame
nuk është përhapur
me dhunë tek shqiptarët,
por është akceptuar me vetëdëshirë
dhe pa imponime.
Arnoldi konkludon
se feja islame qe përhapur
në masë të madhe tek
shqiptarët orthodoks, dhe
ka ndikuar pozitivisht tek
ata, ngase ata tashmë veçse
po kalonin nga faza parohiale
drejt asimilimit total
në sllavë, si reperkusion i
presionit të tri perandorive
sllave të mesjetës (asaj
serbe, greke dhe bullgare),
ikonoklastisë si rregullim
politiko-juridik i shtetit të
Nemanjiçëve, si dhe mësimit
të dhunshëm të çirilicës
si pjesë inkorporcionale
e kishave sllave. dhe Më
vonë vetë Faik Konica pati
dhënë një konkluzë dhe porosi
të çartë : “Po të mos
ishte feja islame, shqiptarët
do të ishin më shumë në
numër, por shqiptarë jo”.
Përpos këtyre, dy studiuesit
britanikë J.M Rodwell
dhe Edvin Jacques
shkruajnë : “Sikur Turqia të
kishte përdorur metoda
dhune në përhapjen e islamit,
ajo do të arrinte unitet
të plotë. Megjithatë feja islame
nuk e lejon përdorimin
e metodave të tilla”. Më
tej studiuesi Robert Matran
në librin e tij “Historia e Perandorisë
Osmane”
shkruan : “Nga ana e drejtuesve
osman nuk pati vullnet
për të asimilim të popujve
të nënshtruar, nuk
pati as osmanizim dhe as
islamizim me detyrim”.
2. Noel Malcolm tek libri
i tij “faith accompli” “Kosova
një histori e shkurtër”,
përmend një faktorë me
rëndësi në observimin realistik
të konstelacionit fetar
tek shqiptarët, fenomenin
e kriptokrishterizmit. Substancialisht
ky fenomen nënkupton
faktin që gjatë sundimit
osman në trevat tona,
kishe raste kur të krishterët
konvertoheshin në fenë islame
vetëm formalisht,
ndërsa ruanin njëkohësisht
fenë krishtere spiritualisht
! Pra ky fakt përpos që vërteton
katërcipërisht faktet
më lartë se feja islame nuk
ishte përhapur me dhunë,
dëshmon madje edhe një
për një privilegj të llojit të
vetë që gëzonin të krishterët
në atë kohë.
3. Vetë periudha e Rilindjes
Shqiptare del të jetë
reaksion i ndryshimit të
konstelacioneve politike në
Ballkan. Të mos harrojmë
se fillimisht Lidhja e Prizrenit
ishte quajtur “Lidhja
e Aleancës Islame”, dhe
lindi si konsekuencë e ekspandimit
të shteteve sllave
drejt trevave shqiptare si
dhe mundjes së Perandorisë
Osmane nga Rusia,
dhe jo si një projekt
kombëtar. Mirëpo duke
ditur faktin se kjo lidhje
qe krijuar vetëm tri ditë
para mbajtjes së Kongresit
të Berlinit, dhe se
shqiptarët nuk ishin entitet
shtetëformues,
krahu reaksionist i Abdyl
Frashërit shpresonte
në idenë autonomiste.
Atëbotë Perandoria Osmane
udhëhiqej nga
politika panislamiste e
Sulltan Abdyl Hamit
Hanit II, dhe ky konflikt
interesash qoi më tej në
konflikt të hapur ushtarak
dhe në fund në
vetë shuarjen e Lidhjes.
Anipse ishte legjitime
kërkesa e shqiptarëve
për autonomi, futja në
konflikt me Perandorinë
Osmane ishte një
gabim i kohës ngase
atëbotë shqiptarët
mbështetjen e vetme e
kishin tek Perandoria
Osmane.
Oksidentalizmi
Shqiptar
1.Triumfi i politikës
së “raisson deta’t” apo
“Realpolikës” në Europë
dhe dobësimi gradual i
Perandorisë Osmane,
ndikoi që rryma oksidentale
të ndihej edhe
tek shqiptarët. Që prej
Rilindjes kombëtare,
formimit të shtetit
shqiptar, periudhës zogiste,
noliste, enverizmit,
transformimit demokratik
e deri sot,
Shqipëria si shtet përkrahu
doktrinën Rishlejane
të ndarjes së
shtetit nga feja, madje
këtë edhe në format radikale
siç ishte periudha
e enverizmit kur
Shqipëria ishte shtet
ateist. Në Kosovë, feja
megjithë represionet
ruajti ndikimin e saj më
të theksuar, ngase format
e represionit serb
ishin të orientuara më
shumë ndaj përkatësisë
kombëtare sesa ndaj
asaj fetare.
2. Oksidentalizmi
shqiptar mund të thuhet
se u etablua në tri
forma kryesore: Laicizmit
(Sekularizmit), -
triumfi i kombit mbi
fenë në periudhën e Rilindjes
Kombëtare
Shqiptare me Sami Frashërin
e Pashko Vasën
në krye dhe që vazhdoi
deri tek periudha komuniste
; Ateizmit si formë
tjetër e instaluar nga Enver
Hoxha formë kjo që
anipse ishte “botë në
vete”, dhe nihilizuese e
të gjitha feve ajo megjithatë
konvergjon me
oksidentalizmin ngase
ateizmi “shkencërisht”
zuri fill në Europë, dhe
realisht nuk konvergjon
me frymën e orientalizimit
; Dhe krejtësisht
në fund kemi katolikocentrizmin
e Ibrahim
Rugovës, që erdhi si rezultat
i shndërrimit të tij
në figure të kultit politik
dhe orientimit të tij
pothuajse patologjikë
kah papati.
3. Oksidentalizmi
shqiptar mori karakter
dominant në dy dekadat
e fundit. Orientimi
properendimor i pothuajse
të gjithë shqiptarëve
në Ballkan, nuk
u bë për faktin se shqiptarët
ishin “prima facie”
perendimor, por për
faktin se interferimi i interesave
situoi në një
konstelacion të tillë. Dhe
kjo natyrisht se pati kundërefektin
e vet. Shqiptarët
e Maqedonisë janë
shembulli më i mire se
si feja, (në këtë rast islame),
ruajti rolin e vetë
eksponencial me gjithë
zigzaket dhe konjukturat
e imponuara të kohës.
Mobiliteti i shqiptarëve
të Kosovës drejt
modernizimit, në kohën
kur në Europë postmodernizmi
dhe postmaterializmi
tashmë janë
në vlugun më të madh,
e madje dita dita ditës
po procedohet drejt globalizimit
si fenomeni
më i ri, bërë që shoqëria
kosovare të marrë
imazhin e një shoqërie
anomike, por megjithkëtë
sinjalet janë shpresëdhënëse
që shoqëria
jonë di t'i bëjë dallimet
fundamentale në mes
të vlerave të mirëfillta
dhe anti-vlerave.
Përfundimisht bërja
e Kosovës shtet si dhe
faktorizimi politik i
shqiptarëve në Ballkan,
nuk nënkupton faktin
që shqiptarët të nihilizojnë
me shtatëqindë
vite të konvergjencës
me fenë islame. Shtetet
islame kanë arsyet e veta
për mosnjohjen e shtetit
tonë, të cilat janë të
natyrës politike. Mos
harroni se as Izraeli nuk
na ka njohur. Personalisht
jam i mendimit se
SHBA-të nuk po duan
që ne të identifikohemi
si shtet mysliman, por
as si shtet sionist, andaj
edhe nuk po koklaviten
që të bëjnë presion tek
këto vende për të na
njohur. Ndikimi amerikan
do të jetë vendimtar
në të dyja drejtimet.
E shqiptarëve u mbetet
që si një shoqëri që më
shumë konsumojnë
vlera se sa që prodhojnë
t’i lënë anash interpretimet
kuturu e ta kenë
me dije njëherë e mirë
se të qenurit mysliman
është DHUNTI, dhe të
krenohen përherë me
një gjë të tillë.



      
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan