"Esselamu alejkum werametullahi weberekatuhu!Shpeshherë e pyes vetveten 
vëllezër edhe motra Muslimane a ekziston akoma Sinqeriteti? Sinqeriteti është 
pika e parë  e Besimtarëve sepse Allahu xh sh i do të Sinqertit, por a pyetet 
kjo Rinia jonë? Bëhuni vërtet të Sinqertë edhe kthehuni Pendohuni Tek Allahu 
jonë i Dashur sepse e vetmja Rrugëdalje është Besimi Udhëzimi Rruga drejt 
Allahut, Falni Namazin në Kohën e caktuar, jepni Zekatin edhe Sadakanë me 
rregull do ta kemi të gjithë Mbrojtjen Tek Allahu.Para disa Ditëve kuptova në 
qytetin nga vi unë që krenoesha me të vërtetë është përhapur Alkoholi me 
shumicë tek Rinia jonë edhe pse me vetëdije janë Musliman, ata përsëri e 
dëshirojnë jetën e Europianeve Jetën Moderne, ngela e tronditur, perse e 
shëmtojnë vetveten? Para disa muajsh një djalë i ri e mori vetveten sepse ishte 
i demoralizuar, pyetem a gjejmë qetësinë tonë të rimë me duar te lidhura edhe 
të ndëgjojmë për çdo ditë Fatkeqësi Fatale? Ju lutem Motra edhe Vëllezër të 
bashkohemi ti ndihmojmë kush e pranon ndihmen tonë.Motra edhe Vëllezër bisedoni 
me krejt të Rinjtë pamarparasysh çfarë përgjegje merrni prej tyre pse mendoj 
nëse bisedojmë edhe jemi të Sinqertë atëherë do të arrijmë ta shpëtojmë Rinin 
tonë nga një Rrugë me pa kthim, ti ndihmojmë me gjitha Forcat që i kemi sepse 
mendoj në këtë kohë të tmerrshme i nevojitet ndihma e gjithkujt prej 
nesh.Personalisht unë edhe Familja ime i falëmnderohemi Përzemërsisht krejt 
Stafit te Radio-pendimi.info edhe ju dëshirojmë suksese të mëtutjeshme, 
gjithashtu edhe krejt Dijetarve tonë Shqiptarë që kontribojnë për Popullin 
tonë. Allahu ju Shpërbleftë në Ahiret.Esselamu alejkum werahmetullahi 
weberekatuhu.
_________________________________________________________________
Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. 
It's easy!
http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan