Dasma islameFatimja, radija-Allahu anha, ishte bija më e re e Profetit tonë të 
dashur (salallahu alejhi ue selam). Prej të gjithë fëmijëve, ajo ishte më e 
dashura për të. Ai ka thënë: “Mbretëresha e grave në Xhenet është Fatimja.” Ai 
gjithashtu ka thënë: “Fatimja është pjesë e trupit tim. Kushdo që e ofendon 
atë, më ka ofenduar mua.”Kur Fatimja, radija-Allahu anha, arriti moshën 
pesëmbëdhjetëvjeçare, propozimet për martesën e saj filluan të vinin nga 
familje të ngritura dhe të njohura. Por, Profeti (salallahu alejhi ue selam) 
qëndronte pa u përgjigjur. Aliu, radija-Allahu anhu, i cili në atë kohë ishte 
21 vjeçar, ka thënë: Po më vjen në mend se unë duhet të shkoj ta bëj një 
propozim formal, por atëherë po mendoj: “Si mund të kryhet kjo kur unë nuk 
posedoj asgjë.” Më në fund, i nxitur nga mirësia e Profetit, shkova te ai dhe 
ia shpreha synimin tim për ta martuar Fatimen, radija-Allahu anha. Profeti, 
salallahu alejhi ue selam, ishte tepër i kënaqur dhe pyeti: “Ali! A ke diçka 
t’i japësh asaj si Mehër?” Iu përgjigja: ‘Përveç një kali dhe një parzmoreje 
nuk kam asgjë.’Profeti, salallahu alejhi ue selam, tha: “Ushtari duhet, 
natyrisht, ta ketë kalin e tij. Shko dhe shite parzmoren tënde.”Kështu, Aliu 
shkoi dhe ia shiti parzmoren e tij Uthmanit, radija-Allahu anhu, për 480 
dërhemë dhe ia dorëzoi ato Resulullahut, salallahu alejhi ue selam. Bilalli, 
radija-Allahu anhu, ishte i urdhëruar nga Profeti, salallahu alejhi ue selam, 
të sjell parfum dhe disa gjëra të tjera dhe Enesi, radija-Allahu anhu, ishte 
dërguar t’i thërrasë: Ebu Bekrin, Uthmanin, Talhan, Zubejrin dhe disa prej 
ensarëve, radija-Allahu anhum.Kur erdhën këta njerëz dhe u ulën, Profeti, 
salallahu alejhi ue selam, recitoi Khutbah (fjalimin) e Nikahut dhe ia dha 
Fatimen, radija-Allahu anha, Aliut, radija-Allahu anhu, për martesë. Ai 
njoftoi: “Ju kam të gjithë juve dëshmitarë se ia kam dhënë bijën time Fatimen 
për martesë Aliut për 400 mithkalë të argjendit dhe Aliu ka pranuar.” Ai pastaj 
ngriti kokën e tij dhe bëri dua duke thënë: “O Allah, krijo dashuri dhe harmoni 
në mes këtyre dyve. I beko ata dhe u jep atyre fëmijë të mirë.” Pas Nikahut, u 
shpërndanë hurmat.Kur erdhi koha që Fatimja, radija-Allahu anha, të shkojë te 
shtëpia e Aliut, radija-Allahu anhu, ajo ishte dërguar pa ndonjë zhurmë, britmë 
e vaj e përcjellur nga Umu Ajmanja, radija-Allahu anha. Pas namazit të jacisë, 
Profeti, salallahu alejhi ue selam, shkoi te shtëpia e tyre, mori leje dhe 
hyri. Ai kërkoi një legen me ujë, i vuri duart e tij të bekuara në të dhe i 
spërkati me ujë të dytë: Aliun, radija-Allahu anhu dhe Fatimen, radija-Allahu 
anha dhe bëri dua për ta. Profeti, salallahu alejhi ue selam, i dha bijës së 
tij të dashur një byzylyk të argjendit, dy shtresa të Jemenit, katër dyshekë, 
një batanije, një jastëk, një filxhan, një mulli dore për bluarje, një shtrat 
pa dyshek, një lëkurë të vogël të ujit dhe një shtambë të lëkurës. Në këtë 
mënyrë të thjeshtë, u solemnizua dasma e bijës së udhëheqësit të botës. Në 
rregullat vijuese të Sunetit, dasma bëhet shumë e thjeshtë dhe e lehtë për ta 
kryer.Disa rregulla të nxjerra nga martesa e lartpërmendur 1. Shumë zakone që i 
përkasin fejesës janë në kundërshtim me Sunetin. Në fakt, shumë janë kundër 
Sheriatit dhe konsiderohen mëkate. Propozimi gojor dhe përgjigjja janë të 
mjaftueshme. 2. Vonimi i panevojshëm i Nikahut i të dyve: djalit dhe vajzës 
pasi ta kenë arritur moshën e martesës është e gabuar.3. Nuk ka asgjë të keqe 
ta ftojmë dikë të afërt për shoqërim me rastin e Nikahut. Megjithatë, s’duhet 
të mundohet njeriu për mbledhjen e njerëzve nga vendet e largëta.4. Është e 
përshtatshme që dhëndrri të jetë disa vite më i vjetër se nusja.5. Nëse babai i 
vajzës është ndonjë dijetar ose i devotshëm dhe i aftë për ta bërë Nikahun, 
atëherë ai duhet vet ta solemnizojë martesën. 6. Është më mirë të ipet Mehri si 
i Fatimes dhe njeriu duhet të përpiqet ta bëjë këtë. Por nëse dikush nuk ka 
mjete atëherë nuk ka gjë të keqe nëse ipet më pak. 7. Është plotësisht joislame 
për atë që nuk posedon mjete, t’i sjellim borxhe me qëllim  që të kemi martesë 
madhështore. 8. Është ide e gabuar të mendohet se respekti i tjetrit mund të 
humbet nëse njëri nuk mund të bëjë martesë ekstravagante dhe të thërrasë shumë 
njerëz. Cili është respekti ynë në krahasim me atë të Resulullahut (salallahu 
alejhi ue selam)?9. Në ditët e sotme praktikohet përzierja e burrave me gra që 
është mëkat dhe plotësisht në kundërshtim me Sheriatin.10. Në Islam nuk ka 
asgjë të ngjashme me ndejat e fejesës të ashtuquajtura ‘party’.11. Kujdes të 
madh duhet t’i kushtohet namazit në rastet e martesave prej të gjithëve: nuses, 
dhëndrrit dhe të gjithë pjesëmarrësve.12. Është joislame të paraqitet nusja në 
skenë.13. Harxhimet e panevojshme që i sjellin familja e nuses në mbajtjen e 
ahengut nuk kanë bazë në Sheriat. 14. Takimi i çiftit të fejuar në vend publik 
ku djali mban dorën e vajzës dhe i vë unazën në gishtin e saj është 
joislame.15. Është joislame për çiftin e fejuar (pa nikah) ta takojnë 
njëri-tjetrin dhe të dalin së bashku. 16. Tri gjëra duhet të lindin në mendje 
kur t’i jipen vajzës dhuratat në kohën e Nikahut: - Dhuratat duhet t’i jipen 
brenda mundësive (nuk është e lejuar të mirret hua, kredi për dhurata të 
tilla);- Të ipen sende me vlerë;- Shfaqja nuk duhet të bëhet çfarëdoqoftë që të 
mirret.17. Është Sunet për familjen e dhëndrrit të bëhet Walimeh.Shënim: Në 
Walimeh, njerëzit duhet ushqyer lehtë dhe s’duhet bërë harxhime ektravagande 
dhe të vie deri te borxhi.18. Të vonohet Nikahu pas fejesës është joislame.Disa 
zakoneNë metodën e imituar të Perëndimit muslimanët kanë pranuar shumë zakone 
të cilat janë joislame dhe janë treguar të pakënaqur me to. Ja disa shembuj:- 
Paraqitja e nuses në skenë;- Thirrja e mysafirëve për dasmë nga vendet e 
largëta;- Pranimi i mysafirëve në ndërtesë publike;- Njerëzit e nuses bëjnë 
shpenzime të panevojshme duke bërë aheng i cili nuk ka bazë në Sheriat. Duhet 
kujtuar se Walimeh është gosti e bërë nga dhëndrri pas martesës.Është në 
kundërshtim me Synetin (dhe praktikë e disa fiseve jomuslimane në Indi) të 
dëshirohet, shpresohet për kërkimin e dhuratave për dhëndrrin prej njerëzve të 
nuses. Ne duhet ta kujtojmë gjithmonë se i Dërguari ynë (salallahu alejhi ue 
selam) nuk i dha Aliut, radija-Allahu anhu, diçka përveç duasë.Përktheu: 
Fexhrie Kaçiu
_________________________________________________________________
Explore the seven wonders of the world
http://search.msn.com/results.aspx?q=7+wonders+world&mkt=en-US&form=QBRE
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan