Urdhëro në derën e pendimit! Allahu e pret robin e Tij të pendohet.Në këtë temë 
unë dua t’i kushtohem thirrjes drejt derës së pendimit për motrën time 
muslimane që merr pjesë në agjërimin e këtij muaji dhe ende s’efalë namazin, 
motrën time myslimane që edhe ky muaje zuri pa mbulesë. Të këshillohemi për 
rrugën e gjatë për të cilën duhet të përgatisim ushqim, e ajo është rruga drejt 
takimit me Allahun,subhanehu ve teala.Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin 
zbriti Kur’ani. Allahu thotë në Kur’an:“Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në natën e 
Kadrit” (Surja Kadr, ajeti 1)Motër e nderuar! Pasi e beson Allahun dhe të 
dërguarin e Tij, beson se Kur’ani është libri i Allahut, dëgjon urdhrin e 
Allahut për të agjëruar; a s’e meriton Allahu ta dëgjosh kur thotë falu, kur 
thotë ta falënderosh Atë, apo ende të rinjtë dhe të rejat tona janë në gjumë 
dhe disa urdhra tëAllahut i marrin dhe disa i lënë.Apo na është bërë agjërimi 
si adet dhe traditë e jo si dëgjim i urdhrit të Allahut të Madhëruar.Allahu në 
Kur’an thotë:“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte 
obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm” 
(Surja Bekare, ajeti 183)Motër e nderuar! Pasi në këtë muaj shejtanët janë të 
lidhur, dyert e Xhehenemit tëmbyllura, dyert e Xhenetit të hapura,  pendohu në 
këtë muaj, fillo  ta falësh namazin sepse nuk dihet se a do të zë e nesërmja, 
nuk dihet  se a do ta kesh nesër atë që po të mashtron ta lësh namazin.Pra, 
namazi është ai që s’të humb, ai vetëm të ngrit në grada të larta, të bën rob 
të kënaqur prej  Allahut, Krijuesit Tënd, ta rrit vlerën tek  Allahu, subhanehu 
ve teala, dhe bën që Allahu të jetë i kënaqur me ty  dhe Allahu bën që edhe 
njerëzit në tokë të jenë të kënaqur me ty. Allahu, subhanehu ve teala, 
thotë:“Falni namazin dhe jepni zekatin, dhe faluni me ata që falen (bini në 
ruku me ata që bien)Robërve të Mi, të cilët besuan thuaju: "Të falin 
rregullisht namazin dhe me atë që i furnizuam ata, të japin fshehtas e haptas, 
para se të vijë një ditë që në të nuk ka as kompensim as miqësi".“O ju që 
besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhuroni. Bëni punë 
të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim.Motër e nderuar! Mos prit ditët 
që të kalojnë dhe të zë vdekja, as mos thuaj se je e re sepse të nesërmes s’i 
dihet. Dita e sotme kaloi kurse nesër nuk dihet se a do të agojmë.Hajde, le të 
jetë sot hapja e derës së pendimit tënd që me vite të tëra ka qenë imbyllur me 
dry! Hajde sot hape këtë derë dhe bëhu robëreshë e kënaqur e Allahut!Fale 
namazin dhe falëndero Allahun që s’të ka dënuar për këto vite që ike kaluar në 
gjumë! Edhe Zotin tënd e ke harruar, edhe namazin s’e ke falur e Allahu i 
Mëshirshëm ty veç të mira po të dhuron e nuk po të dënon.A thua vallë, s’po e 
falë namazin për shkak që Allahu s’po të dënon dhe po të jep të mira, po tëjep 
fëmijë dhe pasuri?! T’i ka dhuruar ato që zemra jote i ka dashur e ti ende 
Allahun s’e falënderon dhe e ke harruar e Ai ty s’po tëdënon dhe po pret që ti 
të pendohesh.Hajde, motra ime, pendohu te Allahu i Madhërishëm në këtëmuaj të 
madhërishëm, në këtë muaj që ka zbritur Kur’ani, në këtë muaj që shpërblimet 
janë pakufi që veç Allahu i Madhërishëm i di.Motra ime, e cila namazin po e 
falë, po ende s’je mbuluar me petkun e nderit, ende nuk iu ke përgjigjur 
urdhrit të Allahut tëMadhërishëm, për ta mbuluar kokën tënde,ende ti i bën 
mëkat Allahut, ende ti s’je pjesëtare e grupit të motrave të mbuluara. Le të 
jetë ky muaj një hap drejt pendimit tënd për kohën që e ke kaluar në 
zbulim!Lëri më arsyetimet, lëri më shkaqet e kota: s’kam veshje, jam e re, 
shkoj në shkollë, s’jam ende e përgatitur, jam në punë, etj.Shkaqe që nuk zënë 
arsyetim kur është në pyetje ligji i Allahut të Madhërishëm.Mos thuaj nesër apo 
pasnesër, mos tëkalojë Ramazani motra ime pa u mbuluar, shfrytëzoje rastin në 
këtë muaj, hajde në emër të Allahut mbuloju, kryeje këtë obligim të Allahut që 
ti ende gjen arsyetim dhe s’e kryen dhe ruaje ndern tënd me mbulesën 
tënde.Allahu thotë në Kur’an dhe na obligon për mbulesën:“O ti Pejgamber, 
thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vënë shamitë 
(mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se 
nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është 
mëshirues.(Ahzab, 53)Është rastimë i mirë, motra ime, që ti tëmbulohesh. Nëse 
mendon se është vështirë vallahi Allahu ta lehtëson.  Allahu të jetë i 
pakënaqur me ne çka na duhet pasuria dhe të mirat edynjasë që janë 
kalimtare.Sot mbylli veshët, largoje mendjen dhe mos mendo se çka thotë filani 
dhe filania, çka do të thonë njerëzit, si do të mendojnë të tjerët. Ka  ardhur 
koha që ne si myslimane të themi:- Si do të dalë para Allahut?- Si të bëhem 
robëreshë e kënaqur e Allahut?A s’është koha që edhe unë t’i them ndal vetes 
dhe mos eshkel ligjin e Allahut për njerëzit?Vallahi, është për tëqarë kur 
shumë prej motrave tona dhe vëllezërve tanë myslimanë kryesore e kanë çka thonë 
të tjerët, po Allahu!!!E përse Allahu është i mëshirshëm me ne dhe s’po na 
dënon kur ne po shkelim ligjin e Tij, fjalën e Tij për të gjithë njerëzit? 
SubhanAllah!Motra ime e nderuar!Para se të vijë vdekja pendohu! Mos të zë 
vdekja e ti ende          s’je mbuluar, ti ende s’e ke stolisur veten me 
urdhrin e Allahut!Le të jetë ky muaj një hap përpara drejt zbatimit të ligjit 
të Allahut të Madhërishëm!Mos prit dhe mos mendo, mos prit as orën e as ditën e 
mos të them javën apo vitin! Hape derën e pendimit, vendose mbulesën dhe thuaj 
vetes mjaftmë unë e kam shkelur ligjin e Allahut, mjaft më i 
kam dëgjuar krijesat dhe kam harruar se çka më urdhëroi Krijuesi!Lexoji këto 
ajete se çka ka përgatitur Allahu për njerëzit nëse e shkelin ligjin e Tij dhe 
çka ka përgatitur për ato që e praktikojnë ligjin e Tij. Ejotja është të 
zgjedhësh senga cili grup dëshiron që të jesh, nga të dënuarit apo të 
shpëtuarit.All-llahu i Madhërishëm thotë:“Ata të devotshmit janë në kopshte e 
në begati.” (52:17) “Të kënaqur me atë që ua dha Zoti i tyre dhe që i ruajti 
Zoti i tyre nga vuajtja e Xhehenemit.” (52:18)“(U thuhet) Me të mirë hani e 
pini, për atë që vepruat mirë.” (52:19). “Ata janë të mbështetur në kolltukë të 
renditur dhe Ne u shoqëruam atyre hyri symëdha.” (52:20). “E ata që vetë 
besuan, e edhe pasardhësit e tyre ishin me besim, Ne atyre do t'ua shoqërojmë 
pasardhësit e tyre dhe asgjë nuk u pakësojmë nga veprat e tyre (prindërve). 
Secili njeri është peng i asaj që ka punuar.” (52:21). “Ne atyre ua shtojmë të 
mirat me pemë e me mish që ata e dëshirojnë.” (52:22). “Aty njëri-tjetrit ia 
zgjasin gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat.” (52:23). “Në mesin e tyre 
qarkullojnë shërbëtoret si të ishin margaritarë të ruajtur...” (52:24). Atyre 
që i janë përgjigjur Zotit të tyre u takon shpërblimi më i mirë, ndërsaata që 
nuk iu përgjigjën Atij, ata do të japin si kompensim, sikur të ishte e tyre 
aqshumë sa e gjithë pasuria tokësore edhe një herë aq. Ata kanë llogarinë më të 
rëndë, vendstrehimi i tyre është Xhehenemi që është shtrat i keq.Urdhëro në 
derën e pendimit! Allahu e pret robin e Tij të pendohet.  
 www.pertymoter.net
_________________________________________________________________
Discover the new Windows Vista
http://search.msn.com/results.aspx?q=windows+vista&mkt=en-US&form=QBRE
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan