Besimi në Zot ndihmon tejkalimin e problemeve sociale    
 
Mitrovicë, 25 shtator 
 
Dinamika e madhe e jetës dhe vrapi pas pasurisë ka sjellur një çrregullim të 
jetës shpirtërore të njeriut, për çka nevojitet një  shtyllë e fortë për 
tejkalimin e kësaj gjendjeje. Kështu u tha  të enjten në një tribunë  të 
organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Mitrovicë në bashkëpunim me 
OJQ-në “Vesa”, ku ligjëruan doktori i psikologjisë, Ferid Agani dhe hoxhallarët 
Enis Rama e Ekrem Avdiu. 
Në tribunën që kishte si temë bosht “Islami si zgjidhje absolute-trajtim 
shkencor i problemeve sociale”, Agani u fokusua në rëndësinë e Muajit të 
Ramazanit për shëndetin psikologjik. 
Ai tha se në këtë trend kur njerëzit më të madhe janë duke vrapuar pas pasurisë 
duke u ballafaquar si rrjedhojë me stres dhe depresion,  besimi dhe agjërimi 
janë korrigjuesit më të mirë të deformiteteve të mënyrës së jetesës. 
“Me besim dhe agjërim i eliminojmë mbeturinat në trup dhe në shpirt dhe kthejmë 
ekuilibrin normal. Ushtrojmë vetëkontroll në të menduar, në ngrënie, në sjellje 
etj”. 
Ndërsa hoxha Enis Rama, i cili u fokusua në aspektin fetar sa i përket 
përballimit të problemeve sociale, tha se njeriu besimtar lirohet nga ndjenja e 
të qenit rob i mallit, i pasurisë dhe gjërave që e rëndojnë në jetë.
 “Besimtari e shfrytëzon besimin si ilaçin më të mirë për luftimin e sëmundjeve 
dhe problemeve të tjera. Ai ndjehet vetëm rob i Zotit dhe askujt tjetër, 
prandaj edhe ndjehet i lumtur”.  http://www.mitrovica-komuna.org/ Web-faqja e 
Kuvendit të Komunës së Mitrovicës


      
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan