esselamu alejkum ue rahmetullah
 
Me beni hallall edhe pse artikulli ne fjale eshte i mire faqja nga eshte marre 
nuk eshte e preferuar te lexohet ngase si faqe sherben per ata qe flasin keq 
per sahabet. Edin Lohja eshte nje shiit i fshehte qe te tjerve ju thote se i 
perket medhhebit hanefi ndersa ne esence eshte shia. Artikulli vie nga faqja 
dielli qe i perket disa shiave ne shqiperi dhe kosove.
 


Don't tell ALLAH how big is ur problem but tell ur problem that how big Ur 
ALLAH is.

--- On Sun, 10/12/08, mirsene isufi <[EMAIL PROTECTED]> wrote:

From: mirsene isufi <[EMAIL PROTECTED]>
Subject: {Fjala e Bukur - Grup: 5596} Veset
To: [email protected]
Date: Sunday, October 12, 2008, 5:08 AM




#yiv81270966 .hmmessage P
{
margin:0px;padding:0px;}
#yiv81270966 {
FONT-SIZE:10pt;FONT-FAMILY:Tahoma;}


RRETH VESEVE
Frithjof Schur
 
Jeta në shoqëri njerëzore favorizon shfaqjen e veseve shoqërore, çka s’është 
arsye për të mos u bërë atyre qëndresë, krejt e kundërta madje. Ngadhënjimi mbi 
veset është në sajë të njerëzve rreth nesh si dhe falë Zotit, që na vëzhgon e 
do të na gjykojë. 

Parasëgjithash është krenaria: të mbivlerësuarit e vetes duke nënvleftësuar 
ndërkaq të tjerët; përbën refuzimin e pranimit të përulësisë kur këtë e kërkon 
natyra e gjërave; për rrjedhojë, nënkupton marrjen si poshtërim të çdo qëndrimi 
që thjesht shpalos kufizimet tona. 

Pastaj është egoizmi: të menduarit për interesin vetjak duke harruar kësisoj 
atë të të tjerëve. Pikërisht në këtë sektor gjenden egocentrizmi dhe 
narcisizmi, pa harruar sedrën. 

Trashësia: paaftësia e të shquarit ndërmjet thelbësores dhe dytësores e, për 
pasojë, shëmtia morale e mendjevogëlsisë; është gjithashtu mungesë e ndjesisë 
së përpjesëtimit, pra përparësive.

Ligësia: vullneti për ta lënduar tjetrin, në një mënyrë a një tjetër; (e tillë) 
është sidomos përfolja, shpifja dhe mëria.

Hipokrizia: qëndron në kryerjen e të gjitha veseve, duke praktikuar ndërkohë 
ushtrime shpirtërore, të cilat në këtë kontekst bëhen sakrilegje. 

Duke iu kthyer krenarisë dhe egoizmit: duhet patur parasysh refleksi i 
vetmbrojtjes dhe refleksi i akuzimit të të tjerëve. 

Kurse përfolja e sidomos shpifja nëkupton fajet e mëposhtme: së pari, të thënit 
e tepërt, pra ekzagjerimin dhe fallsifikimin e gjërave; së dyti, të thënit e 
vetëm gjysmës së ngjarjes – çka përsëri nënkupton fallsifikimin e asaj që 
kërkohet të tregohet – ose thënien e gjërave jashta kontekstit; së treti, 
projektimi i qëllimeve të rreme tek të tjerët; së katërti, përgjithësimi 
arbitrar i fakteve të veçanta; së pesti, thjesht shpikja e gjërave 
inekzistente, që përbën shpifjen në kuptimin e saj të njohur. 

Veset shpiejnë në ferr. Ne nuk e dimë si mat Zoti; një gabim që mund të na 
duket i vogël mund të jetë i madh tek Ai. 

Njeriu është i lirë dhe zotëron aftësinë për t’i kapërcyer të gjitha veset. Ai 
mund t’i mposhtë ato me anë të përpjekjes, inteligjencës dhe lutjes; e 
gjithashtu nëpërmjet ndjesisë së të bukurës. “Qielli ndihmon ata që ndihmojnë 
veten.” 


Përgojimet dhe shpifjet

Përgojimi është një e keqe sepse ai që nuk është i pranishëm s’mund të mbrohet 
dhe sepse nxjerrja e një fakti të pafavorshëm mund ta lëndojë, gjithashtu sepse 
për nga vetë natyra e tij njeriu priret ta mbivlerësojë fuqinë e vet të 
gjykimit. Nga pikëpamja e logjikës së thjeshtë është normale që një njeri të 
tregojë fakte që e habisin ose e bëjnë të vuajë, ngase në parim ai e gëzon 
përherë të drejtën që të kërkojë këshillë dhe të vetsigurohet për korrektësinë 
e ndjenjës së tij; por kjo kushtëzohet nga saktësia e fakteve dhe paanësia e 
dëshmuesit, si dhe nga dinjiteti moral i bashkëbiseduesit – kjo, veçmas 
mbrojtjes së të papranishmëve. Mirëpo, në praktikë nuk ekziston mënyrë për të 
garantuar që këto kushte të plotësohen krejtësisht gjithmonë, dhe ç’është e 
vërteta në nëntë nga dhjetë raste nuk do të jetë ashtu. Rrjedhimisht, përderisa 
merret me kolektivitetin, ligji
 moral e ka për detyrë ta flijojë përjashtimin për hir të rregullës dhe të 
vërtetën e veçantë për dobinë e përgjithshme. 

Sa për shpifjen, ajo qëndron në përhapjen poshtë e lart të fakteve të pasakta 
dhe të pafavorshme, dhe në të interpretuarit e gjërave të pafavorshme që i 
nënshtrohen një kuptimi të favorshëm, duke mos bërë dallimin midis asaj që 
është e sigurtë, e besueshme, e mundur, e dyshimtë, e pabesueshme dhe e 
pamundur. Shpifja nuk është çështje gabimesh aksidentale, por pasioni 
sistematik. 


Dyshimi

Prirja për dyshim nuk është mënyrë më normale inteligjence sesa mashtrimi. Nëse 
dyshimi është i ligjshëm kur shfaqet rastësisht – dhe si përjashtim – nga një 
përshtypje e drejtë, ai është i paligjshëm me t’u bërë prirje apo njëfarë 
parimi, sepse atëherë sjell një sëmundje shpirti të papërputhshme me virtytin 
dhe përshpirtshmërinë.

Dyshimi nuk ushqehet vetëm nga iluzione subjektive: ai jeton edhe në kurriz të 
përshtypjeve objektive, të cilat janë po aq iluzore, edhe pse të rrënjëzuara në 
fakte. Në të vërtetë, dyshimi, i cili në thelb shpërfill ligjet e koinçidencës 
dhe paradoksit, shpesh e gjen veten të mbështetet nga dukje që mjedisi i krijon 
krejt pa shkak, çka nuk hyn te aspektet më të pakta të iluzionit kozmik; këto 
mundësi – akumulime koinçidencash, dukjesh sipërfaqësore të kundërta me një 
realitet që fshehin – janë zbatime të domosdoshme të parimit të kundërshtisë, 
që përfshihet në Mundësinë universale. Nganjëherë paradoksi është i qëllimtë 
nga ana e njeriut, siç tregon shembulli klasik i Omar Khajjamit, urtia e të 
cilit e veshur në mendjelehtësi i kundërvihet farisejizmit të veshur në 
devotshmëri; nëse hipokrizia fetare është e mundur, paradoksi i kundërt duhet 
të jetë po aq i tillë. 


Verbëria moraliste 

Nëse 'Bukuria është shkëlqimi i të Vërtetit', atëherë mund të thuhet se 
moralizmi qëndron në shkëputjen e bukurisë nga e vërteta. Pa të vërtetën, 
bukuria nuk mund të qëndrojë, çka shpjegon shëmtinë që i përngjitet moralizmit. 
Ai e zëvendëson njohjen e të vërtetës me idhujtarinë e një 'të mire' shpesh 
arbitrare dhe të kufizuar.
Në vetë natyrën e gjërave, moralizmi është injorant si për të vërtetën, ashtu 
edhe për bukurinë: ai nuk e shmang dot të qenit hipokrit në lidhje me të parën 
dhe karikaturesk me të dytën.

Ndër kriteret më të spikatura të moralizmit është përgojimi i objektit në 
funksion të korruptueshmërisë së subjektit. 

Gabimi i anasjelltë – ai i intelektualizmit – qëndron në shkëputjen e të 
vërtetës nga bukuria – jo per se, çka i mjafton në vetvete, por të vërtetës së 
pasqyruar brenda nesh e të përcjellë prej nesh. Çështja e bukurisë nuk ngrihet 
për të bukurën e kulluar, por për marrësin njerëzor, për substancën që ajo u 
jep shkëndijave ndriçuese të shpirtit.

Relativiteti i konceptimeve morale dhe i lidhjes së ideve përkatëse shfaqet në 
mënyrë mbresëlënëse tek përgjithësimet e rreme të moralizmit të veshjes, që ka 
asgjësuar shumë fise; njerëzit merakosen për "moralin" – me ose pa motive të 
mëtejshme komerciale – dhe janë të paaftë të vërejnë karakterin imoral të atij 
lloji të degradimit universal që është përhapur me forma të caktuara të 
veshjes. Ky moralizëm zyrtar e i "qytetëruar" duket se parapëlqen adulterin e 
veshur ndaj nuditetit të virgjër; mes njerëzve të zhveshur për nga tradita, ai 
përbën lehtësisht pedantizëm, lakmi e madje keqdashje. 


Trashësia, dobësia dhe ligësia

Injoranca që përbën kushtin themelor të shkeljes është e një rendi krejt tjetër 
nga mosdija e thjeshtë teorike: ajo është padituri efektive, që e ka rrënjën te 
zemra e jo tek arsyeja apo kujtesa; dhe pikërisht kjo injorancë është ajo që 
Shkrimet monoteiste e quajnë, me saktësi të madhe, "ngurtësim zemre." Injoranca 
shpaloset në tri mënyra kryesore: trashësi, dobësi dhe ligësi, të cilat janë 
privime nga Urtia Hyjnore, Fuqia Hyjnore dhe Mëshira (ose Bukuria) Hyjnore, që 
kanë si cilësi përkatëse njerëzore inteligjencën, forcën dhe mirësinë. 
Trashësia është paaftësia për të shquar thelbësoren nga aksidentalja: ajo 
qëndron në të kapurit pas fakteve të thjeshta dhe të konsideruarit e tyre 
thjesht në vetvete, pra pa kurrfarë induksioni; dobësia është braktisja e 
iluzioneve dhe mungesa e depërtimit intelektual ndaj dukjeve, e kësisoj mungesë 
homogjeniteti të brendshëm e për pasojë edhe qëndrese;
 së fundmi, ligësia, që është ku e ku më i rëndi "jokonformitet" – sepse është 
haptazi "aktiv" dhe "i ndërgjegjshëm" – përbën një abstraksion i cili është i 
anasjellti i atij që vjen nga inteligjenca: ndërkohë që inteligjenca lejon 
shikimin e marrëdhënieve të brendshme të gjërave, ligësia përfaqëson një prirje 
qartësisht kufizuese, mohuese e shkatërruese. Para se të kryejë një shkelje, 
njeriu mashtron veten; për të rrëzuar përkohësisht gjykimin e tij, ai zhvillon 
argumente që, në varësi të rastit apo individit, karakterizohen ose nga 
trashësia, ose nga dobësia, ose nga ligësia: i trashi e shpërbën aftësinë e tij 
shquese në njëfarë topitjeje; i dobëti e braktis karshi iluzionit; i ligu e 
thyen atë me dhunë. Mund të thuhej më tej se shkelja përmes trashësisë është 
veprim – ose heqje – e privuar nga arsyeja e mjaftueshme; dhe përderisa është 
reagim, i përgjigjet thjesht një fakti.
 Shkelja përmes dobësisë karakterizohet me një arsye të mjaftueshme iluzore; 
ajo niset në thelb nga reagimi ndaj një dukjeje. Së fundmi, shkelja me anë të 
ligësisë ka si arsye të mjaftueshme pikërisht prirjen e ulët të mohimit, me 
fjalë të tjera, urrejtjen e asaj që duket si afirmim i Normës Hyjnore. 


Krenaria

Krenaria qëndron në marrjen e vetes për çka nuk jemi dhe nënçmimin e të 
tjerëve. Vetrespekti nënkupton njohjen e asaj që jemi dhe moslejimin e 
poshtërimit tonë. Vetrespekti nuk na pengon të nënshtrohemi para asaj që na 
tejkalon; ai është larg nga të qenit i kundërti i përulësisë së vërtetë, 
çfarëdo që të thonë moralistët sipërfaqësorë.

Sipas Shën Agustinit, 'veset e tjera i bashkohen të keqes, që ajo të mund të 
kryhet; vetëm krenaria i ngjitet të mirës, që ajo të mund të shuhet.' 

Sipas Betiusit, 'të gjitha veset e tjera i largohen Zotit; vetëm krenaria i 
ngrihet kundër.' 



Mblodhi dhe përktheu: 
Edin Q. Lohja
Londër, Dhjetor 2007.
 


Explore the seven wonders of the world Learn more!




      
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan