ooo ma beni hallall te gjithe ju antare te fjales se bukur.po nga biseda me nje
moter e kuptova kete po tashme ishte vone se un tashme e kisha dergu kete
artikull.ma beni hallall.po me tregoj se kush ish edhe ky edin lohja.
me vjen shum keq besoni,sdi as vet pse po me ndodh me gjet artikuj nga faqet e
shiave.
inshAllah do te jem me e kujdeshme herave tjera.
Date: Sun, 12 Oct 2008 03:16:13 -0700From: [EMAIL PROTECTED]: {Fjala e Bukur -
Grup: 5610} Re: VesetTo: [email protected]
esselamu alejkum ue rahmetullah
Me beni hallall edhe pse artikulli ne fjale eshte i mire faqja nga eshte marre
nuk eshte e preferuar te lexohet ngase si faqe sherben per ata qe flasin keq
per sahabet. Edin Lohja eshte nje shiit i fshehte qe te tjerve ju thote se i
perket medhhebit hanefi ndersa ne esence eshte shia. Artikulli vie nga faqja
dielli qe i perket disa shiave ne shqiperi dhe kosove.
Don't tell ALLAH how big is ur problem but tell ur problem that how big Ur
ALLAH is.--- On Sun, 10/12/08, mirsene isufi <[EMAIL PROTECTED]> wrote:
From: mirsene isufi <[EMAIL PROTECTED]>Subject: {Fjala e Bukur - Grup: 5596}
VesetTo: [EMAIL PROTECTED]: Sunday, October 12, 2008, 5:08 AM
RRETH VESEVE
Frithjof Schur
Jeta në shoqëri njerëzore favorizon shfaqjen e veseve shoqërore, çka s’është
arsye për të mos u bërë atyre qëndresë, krejt e kundërta madje. Ngadhënjimi mbi
veset është në sajë të njerëzve rreth nesh si dhe falë Zotit, që na vëzhgon e
do të na gjykojë. Parasëgjithash është krenaria: të mbivlerësuarit e vetes duke
nënvleftësuar ndërkaq të tjerët; përbën refuzimin e pranimit të përulësisë kur
këtë e kërkon natyra e gjërave; për rrjedhojë, nënkupton marrjen si poshtërim
të çdo qëndrimi që thjesht shpalos kufizimet tona. Pastaj është egoizmi: të
menduarit për interesin vetjak duke harruar kësisoj atë të të tjerëve.
Pikërisht në këtë sektor gjenden egocentrizmi dhe narcisizmi, pa harruar
sedrën. Trashësia: paaftësia e të shquarit ndërmjet thelbësores dhe dytësores
e, për pasojë, shëmtia morale e mendjevogëlsisë; është gjithashtu mungesë e
ndjesisë së përpjesëtimit, pra përparësive.Ligësia: vullneti për ta lënduar
tjetrin, në një mënyrë a një tjetër; (e tillë) është sidomos përfolja, shpifja
dhe mëria.Hipokrizia: qëndron në kryerjen e të gjitha veseve, duke praktikuar
ndërkohë ushtrime shpirtërore, të cilat në këtë kontekst bëhen sakrilegje. Duke
iu kthyer krenarisë dhe egoizmit: duhet patur parasysh refleksi i vetmbrojtjes
dhe refleksi i akuzimit të të tjerëve. Kurse përfolja e sidomos shpifja
nëkupton fajet e mëposhtme: së pari, të thënit e tepërt, pra ekzagjerimin dhe
fallsifikimin e gjërave; së dyti, të thënit e vetëm gjysmës së ngjarjes – çka
përsëri nënkupton fallsifikimin e asaj që kërkohet të tregohet – ose thënien e
gjërave jashta kontekstit; së treti, projektimi i qëllimeve të rreme tek të
tjerët; së katërti, përgjithësimi arbitrar i fakteve të veçanta; së pesti,
thjesht shpikja e gjërave inekzistente, që përbën shpifjen në kuptimin e saj të
njohur. Veset shpiejnë në ferr. Ne nuk e dimë si mat Zoti; një gabim që mund të
na duket i vogël mund të jetë i madh tek Ai. Njeriu është i lirë dhe zotëron
aftësinë për t’i kapërcyer të gjitha veset. Ai mund t’i mposhtë ato me anë të
përpjekjes, inteligjencës dhe lutjes; e gjithashtu nëpërmjet ndjesisë së të
bukurës. “Qielli ndihmon ata që ndihmojnë veten.”
Përgojimet dhe shpifjet
Përgojimi është një e keqe sepse ai që nuk është i pranishëm s’mund të mbrohet
dhe sepse nxjerrja e një fakti të pafavorshëm mund ta lëndojë, gjithashtu sepse
për nga vetë natyra e tij njeriu priret ta mbivlerësojë fuqinë e vet të
gjykimit. Nga pikëpamja e logjikës së thjeshtë është normale që një njeri të
tregojë fakte që e habisin ose e bëjnë të vuajë, ngase në parim ai e gëzon
përherë të drejtën që të kërkojë këshillë dhe të vetsigurohet për korrektësinë
e ndjenjës së tij; por kjo kushtëzohet nga saktësia e fakteve dhe paanësia e
dëshmuesit, si dhe nga dinjiteti moral i bashkëbiseduesit – kjo, veçmas
mbrojtjes së të papranishmëve. Mirëpo, në praktikë nuk ekziston mënyrë për të
garantuar që këto kushte të plotësohen krejtësisht gjithmonë, dhe ç’është e
vërteta në nëntë nga dhjetë raste nuk do të jetë ashtu. Rrjedhimisht, përderisa
merret me kolektivitetin, ligji moral e ka për detyrë ta flijojë përjashtimin
për hir të rregullës dhe të vërtetën e veçantë për dobinë e përgjithshme. Sa
për shpifjen, ajo qëndron në përhapjen poshtë e lart të fakteve të pasakta dhe
të pafavorshme, dhe në të interpretuarit e gjërave të pafavorshme që i
nënshtrohen një kuptimi të favorshëm, duke mos bërë dallimin midis asaj që
është e sigurtë, e besueshme, e mundur, e dyshimtë, e pabesueshme dhe e
pamundur. Shpifja nuk është çështje gabimesh aksidentale, por pasioni
sistematik.
Dyshimi
Prirja për dyshim nuk është mënyrë më normale inteligjence sesa mashtrimi. Nëse
dyshimi është i ligjshëm kur shfaqet rastësisht – dhe si përjashtim – nga një
përshtypje e drejtë, ai është i paligjshëm me t’u bërë prirje apo njëfarë
parimi, sepse atëherë sjell një sëmundje shpirti të papërputhshme me virtytin
dhe përshpirtshmërinë.Dyshimi nuk ushqehet vetëm nga iluzione subjektive: ai
jeton edhe në kurriz të përshtypjeve objektive, të cilat janë po aq iluzore,
edhe pse të rrënjëzuara në fakte. Në të vërtetë, dyshimi, i cili në thelb
shpërfill ligjet e koinçidencës dhe paradoksit, shpesh e gjen veten të
mbështetet nga dukje që mjedisi i krijon krejt pa shkak, çka nuk hyn te
aspektet më të pakta të iluzionit kozmik; këto mundësi – akumulime
koinçidencash, dukjesh sipërfaqësore të kundërta me një realitet që fshehin –
janë zbatime të domosdoshme të parimit të kundërshtisë, që përfshihet në
Mundësinë universale. Nganjëherë paradoksi është i qëllimtë nga ana e njeriut,
siç tregon shembulli klasik i Omar Khajjamit, urtia e të cilit e veshur në
mendjelehtësi i kundërvihet farisejizmit të veshur në devotshmëri; nëse
hipokrizia fetare është e mundur, paradoksi i kundërt duhet të jetë po aq i
tillë.
Verbëria moraliste
Nëse 'Bukuria është shkëlqimi i të Vërtetit', atëherë mund të thuhet se
moralizmi qëndron në shkëputjen e bukurisë nga e vërteta. Pa të vërtetën,
bukuria nuk mund të qëndrojë, çka shpjegon shëmtinë që i përngjitet moralizmit.
Ai e zëvendëson njohjen e të vërtetës me idhujtarinë e një 'të mire' shpesh
arbitrare dhe të kufizuar.Në vetë natyrën e gjërave, moralizmi është injorant
si për të vërtetën, ashtu edhe për bukurinë: ai nuk e shmang dot të qenit
hipokrit në lidhje me të parën dhe karikaturesk me të dytën.Ndër kriteret më të
spikatura të moralizmit është përgojimi i objektit në funksion të
korruptueshmërisë së subjektit. Gabimi i anasjelltë – ai i intelektualizmit –
qëndron në shkëputjen e të vërtetës nga bukuria – jo per se, çka i mjafton në
vetvete, por të vërtetës së pasqyruar brenda nesh e të përcjellë prej nesh.
Çështja e bukurisë nuk ngrihet për të bukurën e kulluar, por për marrësin
njerëzor, për substancën që ajo u jep shkëndijave ndriçuese të
shpirtit.Relativiteti i konceptimeve morale dhe i lidhjes së ideve përkatëse
shfaqet në mënyrë mbresëlënëse tek përgjithësimet e rreme të moralizmit të
veshjes, që ka asgjësuar shumë fise; njerëzit merakosen për "moralin" – me ose
pa motive të mëtejshme komerciale – dhe janë të paaftë të vërejnë karakterin
imoral të atij lloji të degradimit universal që është përhapur me forma të
caktuara të veshjes. Ky moralizëm zyrtar e i "qytetëruar" duket se parapëlqen
adulterin e veshur ndaj nuditetit të virgjër; mes njerëzve të zhveshur për nga
tradita, ai përbën lehtësisht pedantizëm, lakmi e madje keqdashje.
Trashësia, dobësia dhe ligësia
Injoranca që përbën kushtin themelor të shkeljes është e një rendi krejt tjetër
nga mosdija e thjeshtë teorike: ajo është padituri efektive, që e ka rrënjën te
zemra e jo tek arsyeja apo kujtesa; dhe pikërisht kjo injorancë është ajo që
Shkrimet monoteiste e quajnë, me saktësi të madhe, "ngurtësim zemre." Injoranca
shpaloset në tri mënyra kryesore: trashësi, dobësi dhe ligësi, të cilat janë
privime nga Urtia Hyjnore, Fuqia Hyjnore dhe Mëshira (ose Bukuria) Hyjnore, që
kanë si cilësi përkatëse njerëzore inteligjencën, forcën dhe mirësinë.
Trashësia është paaftësia për të shquar thelbësoren nga aksidentalja: ajo
qëndron në të kapurit pas fakteve të thjeshta dhe të konsideruarit e tyre
thjesht në vetvete, pra pa kurrfarë induksioni; dobësia është braktisja e
iluzioneve dhe mungesa e depërtimit intelektual ndaj dukjeve, e kësisoj mungesë
homogjeniteti të brendshëm e për pasojë edhe qëndrese; së fundmi, ligësia, që
është ku e ku më i rëndi "jokonformitet" – sepse është haptazi "aktiv" dhe "i
ndërgjegjshëm" – përbën një abstraksion i cili është i anasjellti i atij që
vjen nga inteligjenca: ndërkohë që inteligjenca lejon shikimin e marrëdhënieve
të brendshme të gjërave, ligësia përfaqëson një prirje qartësisht kufizuese,
mohuese e shkatërruese. Para se të kryejë një shkelje, njeriu mashtron veten;
për të rrëzuar përkohësisht gjykimin e tij, ai zhvillon argumente që, në varësi
të rastit apo individit, karakterizohen ose nga trashësia, ose nga dobësia, ose
nga ligësia: i trashi e shpërbën aftësinë e tij shquese në njëfarë topitjeje; i
dobëti e braktis karshi iluzionit; i ligu e thyen atë me dhunë. Mund të thuhej
më tej se shkelja përmes trashësisë është veprim – ose heqje – e privuar nga
arsyeja e mjaftueshme; dhe përderisa është reagim, i përgjigjet thjesht një
fakti. Shkelja përmes dobësisë karakterizohet me një arsye të mjaftueshme
iluzore; ajo niset në thelb nga reagimi ndaj një dukjeje. Së fundmi, shkelja me
anë të ligësisë ka si arsye të mjaftueshme pikërisht prirjen e ulët të mohimit,
me fjalë të tjera, urrejtjen e asaj që duket si afirmim i Normës Hyjnore.
Krenaria
Krenaria qëndron në marrjen e vetes për çka nuk jemi dhe nënçmimin e të
tjerëve. Vetrespekti nënkupton njohjen e asaj që jemi dhe moslejimin e
poshtërimit tonë. Vetrespekti nuk na pengon të nënshtrohemi para asaj që na
tejkalon; ai është larg nga të qenit i kundërti i përulësisë së vërtetë,
çfarëdo që të thonë moralistët sipërfaqësorë.Sipas Shën Agustinit, 'veset e
tjera i bashkohen të keqes, që ajo të mund të kryhet; vetëm krenaria i ngjitet
të mirës, që ajo të mund të shuhet.' Sipas Betiusit, 'të gjitha veset e tjera i
largohen Zotit; vetëm krenaria i ngrihet kundër.'
Mblodhi dhe përktheu: Edin Q. LohjaLondër, Dhjetor 2007.
Explore the seven wonders of the world Learn
more!_________________________________________________________________
Discover the new Windows Vista
http://search.msn.com/results.aspx?q=windows+vista&mkt=en-US&form=QBRE
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---