Të fillojmë të mendojmë për atë që Allahu na ka dhënë! Atë ditë isha me
motrën time në një shitore mobiljesh duke shikuar në brendësi të bukurive të
tyre. Duke shikuar përreth, pashë një “karrige të vjetër për pleq” dhe nuk
munda ta ndaloj vetveten time për t’u ulur në të. Ishte aq komforte sa nuk mund
të paramendoni. Mbështjellësi i saj ishte aq mirë i rregulluar dhe sipërfaqja
ulëse e saj ishte mjaft e gjerë. Thënë shkurt, u dashurova në atë karrige që në
momentin që u ula në të. Fillova të mendoj rreth bekimeve të kësaj karrigeje aq
të mrekullueshme. Pastaj thashë me vete: nëse kjo karrige është në gjendje të
më japë kaq kënaqësi, atëherë si është puna me gjërat tjera që i kam
konsideruar si dhurata?! Besoj se janë edhe një milion gjëra tjera për të cilat
nuk e kam falënderuar Allahun e Lartësuar. Mendo për këtë gjë! Nga arsyeja se
prej 114 kaptinave të Librit hyjnor, një kaptinë na shtyn të mendojmë në këtë
gjë: “Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat. Në të ka pemë të
llojllojta, ka edhe hurma me shporta të mbështjellta. Edhe drithi me kashtën e
tij dhe bimët aromatike. O ju njerëz dhe o ju xhinë, cilën të mirë të Zotit ju
po e mohoni?” (ER RRAHMAN, 10-13).Cilën të mirë të Zotit tim jam duke e
mohuar?Të mendojmë pak... për ajrin që e thithim, për aromën e barit të prerë,
për të qeshurën e padjallëzuar të fëmijëve, për ngjyrën e gjelbër të diellitpër
ndjenjë e mrekullueshme të erës kur ajo më bie në fytyrë, për qetësinë e orëve
të mesnatës, për plasaritjen e fytyrës së njerëzve të quajtur si buzëqeshje,
shijen misterioze të kremit të vanillës, për bërtimat e fëmijës së uritur...
Vallë, këto gjëra, a nuk sjellin kënaqësi në jetë? Me siguri je futur në
mendime tani?!... se si mund që mërtima e fëmijës të jetë bekim? Ja që sipas
këndvështrimit ajo është e tillë, pasiqë, kur fëmija është i uritur, ai do të
qajë, kështu duke kërkuar kujdesin prej nënës së tij. Ky akt, në mënyrë
indirekte, simbolizon, dashuri dhe varësi. E pjesa më e mirë është kur nëna i
përgjigjet kësaj kërkese dhe i afrohet fëmijës së saj dhe e ushqen atë, me një
buzëqeshje të bukur e që gjithashtu i shton disa fjalë të ëmbla si: “O engjulli
im i ëmbël, nëna është këtu...mos u brengos...je i uritur, ë?... Nëna bëri këtë
ëmblësirë të shijshme për ty... Tani, vallë, a nuk është kjo bekim??? Të
dëgjosh këtë gjuhë të ëmbël mes nënës dhe të voglit të saj. Vallë, a mos tani u
shfaq një shkëndi buzëqeshjeje në fytyrën tënde?“Mandej do t’ju sillem atyre
nga para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do
ta gjesh që të Të falënderohen!” (EL A’RAFË, 17).Ky ajet, pikërisht, na përket
neve, pasiqë, kemi harruar t’i gjejmë bekimet duke filluar qysh prej gjërave të
vogla kah të mëdhate. Vetëm në ato raste kur humbim diçka, atëherë, vërejmë se
ajo që e dikur e kemi pasur, vërtet ka qenë një bekim prej Allahut. Vallë, a
nuk duhet ta falënderojmë Atë për ato që na ka dhënë? Allahu në Librin e Tij
thotë: “Pra, Më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shpërblim).
Më falënderoni e mos Më mohoni!” (EL BEKARE, 152). Ky ajet na tërheq vërejtjen
që gjithmonë të jemi falënderues e jo përbuzës. Një njeri që është falënderues,
është edhe mirënjohës apo jo?! Të jesh falënderues do të thotë të falënderosh
për gjëra të caktuara që i kemi marrë prej Allahut, por të jesh mirënjohës ndaj
Tij është diçka më shumë se të shprehurit me fjalë dhe është një ndjenjë më e
madhe e mirënjohjes. Mirënjohja, pra, është dëshira e zjarrtë për ta
falënderuar dikë. Ajo (mirënjohja) nuk përmban vetëm lëvizjen e buzëve, por
këtu futen edhe ndjenjat e zemrës dhe shpirtit. Të paktën kështu thotë
fjalori...Ki parasysh tash një shembull praktik, kur dikush thotë: “të
faleminderit që më ndihmove ta kryej këtë punë” dhe “të jam mirënjohës që më
ndihmove ta kryej këtë punë”, ose shembulli tjetër: “e falënderoj Allahun që më
dha një fëmijë” dhe “I jam mirënjohës Allahut që më dha një fëmijë? Vallë, a
mund të themi se është e njëjtë? Prapëseprapë, Allahu e di më së miri.Lexoja
një ditë për një vëlla të sëmurë që ishte i vendosur në spital. Ky vëlla kishte
një infeksion në stomak, i cili shkaktoi një farë shpërthimi brenda stomakut të
tij. Si rezultat i kësaj, mjekët u detyruan t’ia largojnë gjysmën e stomakut të
tij përmes një operacioni. Për shtatë ditë të tëra, ai nuk kishte mundësi të
hajë e të pijë. Familja dhe shokët e tij i thonin që të jetë i durueshëm dhe
t’i lutet Zotit që ta shërojë. Një ditë ai tha: “nëse dëshira e Allahut është
që ne të mos hamë as një kokërr të orizit, kurrë nuk do të kishim pasur mundësi
ta bëjmë atë”.Subhanallah! Sa fjalë me vend!Bëhu falënderues për të gjitha
bekimet që Ai na i ka dhënë! Bëhu gjithashtu mirënjohës për gjithë atë që e ke!
Të fillojmë e të mendojmë për të mirat që na i ka dhënë Allahu, para se të
bëhet vonë! Pra, të bëjmë ashtu si na ka porositur Ai... Përkujtomëni dhe ju
përkujtoj! Sa për tash, unë falënderoj Allahun që ma ka dhënë aftësinë e të
lexuarit dhe të shkruarit, përndryshe, nuk do të kisha qenë në gjendje për
t‘jua treguar këto fjalë. ELHAMDULILAH!!!
_________________________________________________________________
Explore the seven wonders of the world
http://search.msn.com/results.aspx?q=7+wonders+world&mkt=en-US&form=QBRE
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---