Ky text eshte perkthim i Arsim Jonuzit. Ju lutem kur shperndani textet,
shkruani burimin, emrin e autorit ose perkthyesit.
Allahu ju shperbleft.


On 10/15/08, mubina mubina <[EMAIL PROTECTED]> wrote:
>
>  Të fillojmë të mendojmë për atë që Allahu na ka 
> dhënë!<http://drejtesia.blogspot.com/2007/08/t-fillojm-t-mendojm-pr-at-q-allahu-na.html>
>
>
> Atë ditë isha me motrën time në një shitore mobiljesh duke shikuar në
> brendësi të bukurive të tyre. Duke shikuar përreth, pashë një "karrige të
> vjetër për pleq" dhe nuk munda ta ndaloj vetveten time për t'u ulur në të.
> Ishte aq komforte sa nuk mund të paramendoni. Mbështjellësi i saj ishte aq
> mirë i rregulluar dhe sipërfaqja ulëse e saj ishte mjaft e gjerë. Thënë
> shkurt, u dashurova në atë karrige që në momentin që u ula në të. Fillova të
> mendoj rreth bekimeve të kësaj karrigeje aq të mrekullueshme. Pastaj thashë
> me vete: nëse kjo karrige është në gjendje të më japë kaq kënaqësi, atëherë
> si është puna me gjërat tjera që i kam konsideruar si dhurata?! Besoj se
> janë edhe një milion gjëra tjera për të cilat nuk e kam falënderuar Allahun
> e Lartësuar. Mendo për këtë gjë! Nga arsyeja se prej 114 kaptinave të Librit
> hyjnor, një kaptinë na shtyn të mendojmë në këtë gjë: "Ai edhe tokën e bëri
> të shtrirë për krijesat. Në të ka pemë të llojllojta, ka edhe hurma me
> shporta të mbështjellta. Edhe drithi me kashtën e tij dhe bimët aromatike. O
> ju njerëz dhe o ju xhinë, cilën të mirë të Zotit ju po e mohoni?" (ER
> RRAHMAN, 10-13).
> Cilën të mirë të Zotit tim jam duke e mohuar?
> Të mendojmë pak... për ajrin që e thithim, për aromën e barit të prerë, për
> të qeshurën e padjallëzuar të fëmijëve, për ngjyrën e gjelbër të diellitpër
> ndjenjë e mrekullueshme të erës kur ajo më bie në fytyrë, për qetësinë e
> orëve të mesnatës, për plasaritjen e fytyrës së njerëzve të quajtur si
> buzëqeshje, shijen misterioze të kremit të vanillës, për bërtimat e fëmijës
> së uritur... Vallë, këto gjëra, a nuk sjellin kënaqësi në jetë? Me siguri je
> futur në mendime tani?!... se si mund që mërtima e fëmijës të jetë bekim? Ja
> që sipas këndvështrimit ajo është e tillë, pasiqë, kur fëmija është i
> uritur, ai do të qajë, kështu duke kërkuar kujdesin prej nënës së tij. Ky
> akt, në mënyrë indirekte, simbolizon, dashuri dhe varësi. E pjesa më e mirë
> është kur nëna i përgjigjet kësaj kërkese dhe i afrohet fëmijës së saj dhe e
> ushqen atë, me një buzëqeshje të bukur e që gjithashtu i shton disa fjalë të
> ëmbla si: "O engjulli im i ëmbël, nëna është këtu...mos u brengos...je i
> uritur, ë?... Nëna bëri këtë ëmblësirë të shijshme për ty... Tani, vallë, a
> nuk është kjo bekim??? Të dëgjosh këtë gjuhë të ëmbël mes nënës dhe të
> voglit të saj. Vallë, a mos tani u shfaq një shkëndi buzëqeshjeje në fytyrën
> tënde?
> "Mandej do t'ju sillem atyre nga para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta
> e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjesh që të Të falënderohen!" (EL
> A'RAFË, 17).
> Ky ajet, pikërisht, na përket neve, pasiqë, kemi harruar t'i gjejmë bekimet
> duke filluar qysh prej gjërave të vogla kah të mëdhate. Vetëm në ato raste
> kur humbim diçka, atëherë, vërejmë se ajo që e dikur e kemi pasur, vërtet ka
> qenë një bekim prej Allahut. Vallë, a nuk duhet ta falënderojmë Atë për ato
> që na ka dhënë? Allahu në Librin e Tij thotë: "Pra, Më kujtoni Mua (me
> adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shpërblim). Më falënderoni e mos Më
> mohoni!" (EL BEKARE, 152). Ky ajet na tërheq vërejtjen që gjithmonë të jemi
> falënderues e jo përbuzës. Një njeri që është falënderues, është edhe
> mirënjohës apo jo?! Të jesh falënderues do të thotë të falënderosh për gjëra
> të caktuara që i kemi marrë prej Allahut, por të jesh mirënjohës ndaj Tij
> është diçka më shumë se të shprehurit me fjalë dhe është një ndjenjë më e
> madhe e mirënjohjes. Mirënjohja, pra, është dëshira e zjarrtë për ta
> falënderuar dikë. Ajo (mirënjohja) nuk përmban vetëm lëvizjen e buzëve, por
> këtu futen edhe ndjenjat e zemrës dhe shpirtit. Të paktën kështu thotë
> fjalori...
> Ki parasysh tash një shembull praktik, kur dikush thotë: "të faleminderit
> që më ndihmove ta kryej këtë punë" dhe "të jam mirënjohës që më ndihmove ta
> kryej këtë punë", ose shembulli tjetër: "e falënderoj Allahun që më dha një
> fëmijë" dhe "I jam mirënjohës Allahut që më dha një fëmijë? Vallë, a mund të
> themi se është e njëjtë? Prapëseprapë, Allahu e di më së miri.
> Lexoja një ditë për një vëlla të sëmurë që ishte i vendosur në spital. Ky
> vëlla kishte një infeksion në stomak, i cili shkaktoi një farë shpërthimi
> brenda stomakut të tij. Si rezultat i kësaj, mjekët u detyruan t'ia largojnë
> gjysmën e stomakut të tij përmes një operacioni. Për shtatë ditë të tëra, ai
> nuk kishte mundësi të hajë e të pijë. Familja dhe shokët e tij i thonin që
> të jetë i durueshëm dhe t'i lutet Zotit që ta shërojë. Një ditë ai tha:
> "nëse dëshira e Allahut është që ne të mos hamë as një kokërr të orizit,
> kurrë nuk do të kishim pasur mundësi ta bëjmë atë".
> Subhanallah! Sa fjalë me vend!
> Bëhu falënderues për të gjitha bekimet që Ai na i ka dhënë! Bëhu gjithashtu
> mirënjohës për gjithë atë që e ke! Të fillojmë e të mendojmë për të mirat që
> na i ka dhënë Allahu, para se të bëhet vonë! Pra, të bëjmë ashtu si na ka
> porositur Ai... Përkujtomëni dhe ju përkujtoj! Sa për tash, unë falënderoj
> Allahun që ma ka dhënë aftësinë e të lexuarit dhe të shkruarit, përndryshe,
> nuk do të kisha qenë në gjendje për t'jua treguar këto fjalë.
> ELHAMDULILAH!!!
>
>
>
> ------------------------------
> Explore the seven wonders of the world Learn 
> more!<http://search.msn.com/results.aspx?q=7+wonders+world&mkt=en-US&form=QBRE>
> >
>
>

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan