Një gabim qe mban ne vete peshen e Arit
 
 
Njeri nga Selefet kishte hyre ne një fushe, I uritur dhe i lodhur, kështu qe 
deshi te hante diçka gjersa barku i tij gjëmonte’. Pa një dru me molla. Shkundi 
njërën nga to dhe filloi ta haje. E hëngri gjysmën nga ajo nen mbrojtjen e 
Allahut pastaj piu ne lumin afër fushës, pas kësaj papritmas kuptoi se  nuk 
kishte qene i vëmendshëm se cfare beri për shkak te urisë qe kishte dhe mendoi 
ne vete: Mjere për ty! Si mund te hash diçka qe nuk është nen përkujdesjen 
tende pa marre leje. Shkaku i kësaj  vendosi te mos lëshoj vendin derisa ta 
takoj pronarin e kopshtit dhe ti rrëfej se ka ngrënë nga pasuria e tij pa lejen 
e tij. Shikoi përreth dhe pa një shtëpi, kaloi tek porta dhe trokiti ne dere. 
Pronari i shtëpisë  doli dhe e pyeti se cfare donte.
 
Selefi tha: “Isha i uritur dhe hyra ne kopshtin tënd, morra këtë mollë dhe e 
ngrëna gjysmën e saj,  pastaj mu kujtua se nuk ishte e imja dhe erdha që të lus 
të më falesh për këtë gabim.”
Njeriu iu përgjigj, “Nuk do të fal për gabimin vetëm se me një kusht?” Selefi 
pyeti ( dhe ky ishte Thabit bin Nu’maan), “Cili është kushti yt?”
Pronari i kopshtit tha “ Dua ta jap vajzën time për grua.” Selefi i ndershëm pa 
u hezituar  tha: “ Po, do ta martoj”. Babai i vajzës pastaj tha: “ Dua ta dish 
se vajza ime është e verbër dhe nuk mund të shoh, memece dhe nuk mund të flas, 
e shurdhër dhe nuk mund të dëgjoj.”
Kjo gjë  e shokoi Thabit bin Nu’manin dhe mendimet po i shkrepnin në mendjen e 
tij- Cfare fatkeqësie – cfare do të bej tani? Pastaj ju kujtuan sprovat dhe 
vuajtjet që do të pësoj nëse e pranon këtë vajze për grua, dhe duke  u menduar 
tha përkujdesja ndaj dhe shërbimi ndaj  saj është me i mire për të se sa të ha 
bukën ( sadid) e xhehnemmit duke u bazuar në faktin se kishte ngrënë mollën pa 
leje. Po ashtu përfytyroi se nuk e kompensoi, dhe ditët e tij ne dunja janë te 
numëruara. Kështu që premtoi se do ta martonte vajzën dhe do ta lus Allahun, 
Sunduesin e boterave për falje dhe shpërblim.
Dita e martesës erdhi, dhe ky vetëm se po nervozohej dhe brengosej: “ Si do të 
hyj tek një grua e cila nuk flet, sheh apo dëgjon?!” Cfare situate e vështirë, 
dëshironte qe bota ta gëlltitke para se te ndodhte kjo por ju kujtua Allahu 
subhanu ue teala dhe tha: La Haule ue la kuvete ila bilah, ue inna lilahi ue 
inna ilejhi raxhiun.” Shkoi për ne ceremoninë e martesës dhe kur arriti, gruaja 
e tij qëndronte drejte dhe e përshëndeti duke i thënë, “ Esselamu Alejkum ue 
Rahmetullahi ue Berekatuhu.”
Kur e pa ja mori frymën dhe ju kujtua se si i imagjinonte hyrijet e Xhennetit. 
Duke u munduar te vetëpërmbahet, nxori atë qe deshi ta thonjte: “ Cfare është 
kjo? Ti pra flet, sheh dhe dëgjon.” Thabit bin Nu’mani e informoi atë se cfare 
i kishte thënë babai i saj.
Ajo i buzëqeshi siç është me se miri dhe i tha: Babai im e foli te vërtetën dhe 
nuk ka gënjyer.” 
“ Por pse mi tha këto gjera për ty  kur nuk janë te vërteta? Ajo ja ktheu, “ 
Babai im ka thënë se jam memece, ngase asnjëherë nuk kam thënë fjalë që e 
hidhërojnë Allahun, dhe as  qe kam fol me njerëz që është e ndaluar të 
komunikoj. Ka thënë se jam e shurdhër, ngase nuk jam ulur asnjëherë në vendet 
ku kanë zënë vend shpifjet, përgojimet apo thashëthemet. Ka thënë se jam e 
verbër ngase nuk kam shikuar asnjëherë ne njeriun te cilin e kam te ndaluar ta 
shikoj.
Pra mendoni si Allahu subhanu ue teala e bashkoi këtë grua te devotshme me një 
burrë te devotshëm.!! 
Perktheu Naim Berisha
 Don't tell ALLAH how big is ur problem but tell ur problem that how big Ur 
ALLAH is. 


      
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan