DIALOG I NJË PRIFTIME NJË MUSLIMANPrifti 22 pyetje ndërsa muslimani një pyetje 
Një musliman kishte një shok
të krishterë, i cili kërkoi prej tij
shume herë që ta shoqëronte një
ditë në kishë ku do të ligjëronte
një prift që të kishte një qëndrim
'real' për të krishterët.
Muslimani pajtoi të shkonte
dhe shkoi por prifti e njohu atë
dhe tha:
Në mesin tone është një
muhammedan (musliman).
Si e ditë këtë?-pyeti muslimani.
Kanë shenjat (e namazit) në
fytyrë- u përgjigj prifti.
Buzëqeshi muslimani ndërsa
prifti i tha:
Dua t'ju bëj 22 pyetje!
Çka është një që nuk e ka të
dytën?
Çka janë dy që nuk e kanë të
tretën?
Çka janë tri që nuk e kanë të
katërtën?
Çka janë katër që nuk e kanë
të pestën?
Çka janë pesë që nuk e kanë
të gjashtën?
Çka janë gjashtë që nuk e
kanë të shtatën?
Çka janë shtatë që nuk e kanë
të tetën?
Çka janë tetë që nuk e kanë të
nëntën?
Çka janë nëntë që nuk e kanë
të dhjetën?
Çka janë dhjetë që pranojnë të
shtohen?
Çka janë njëmbëdhjetë që
nuk e kanë të dymbëdhjetën?
Çka janë dymbëdhjetë që nuk
e kanë të trembëdhjetën?
Çka janë trembëdhjetë që nuk
e kanë të katërmbëdhjetën?
Çka është diç që merr frymë
por nuk ka shpirt?
Cili varr ecte me njeriun në
të?
Kush janë ata që gënjyen por
hynë në Xhennet?
Cila është ajo gjë që All-llahu
e krijoi por e urren?
Kush janë ata që All-llahu i
krijoi pa baba dhe nënë?
Cila krijesë është prej zjarri,
kush u shkatërrua me zjarr dhe
kush u mbrojt prej zjarrit?
Kush u krijua prej gurit, kush
u shkatërrua nga guri dhe kush u
ruajt me guri?
Cila është ajo gjë që All-llahu
e krijoi dhe e stërmadhoi?
Cila është pema që ka dymbëdhjetë
degë, në çdo degë kanë
tridhjetë gjethe dhe në çdo
gjethe ka pesë fryte; tri në hije e
dy në diell?
Muslimani, i bindur në fenë e
vet dhe shumë besnik në Allllahun,
filloi me bismilah e tha:
All-llahu është Një që nuk e
ka të dytin.
Dy që nuk e kanë të tretën
janë: Dita dhe nata, siç thotë
Allahu: 'Natën dhe ditën i kemi
bërë dy argumente'. (el-Isra, 12)
Tri që nuk e kanë të katërtën
janë:Arsyet e Musait me Hidrin,
alejhimu'sselam për prishjen e
anijes, mbytjen e fëmijës dhe
ngritjen e murit.
Katra që nuk e kanë të pestën
janë: Kur'ani,Teurati, Inxhili dhe
Zeburi.
Pesë që nuk e kanë të gjashtën
janë: Pesë namazet farze.
Gjashtë që nuk e kanë të
shtatën janë: Gjashtë ditët në të
cilat All-llahu e krijoi gjithësinë.
Shtatë që nuk e kane të tetën
janë: Shtatë palë qiej, siç thotë
All-llahu: 'Ai është që krijoi
shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin
e Mëshiruesit nuk mund të
shohësh ndonjë kontrast…'. (el-
Mulk, 3)
Tetë që nuk e kanë të nëntën
janë: Tetë melaiket që bartin
Arshin.
Nëntë që nuk e kanë të
dhjetën janë: Mrekullitë e
Musait, alejhisselam: Shkopi,
dora, tufani, thatësia, bretkosat,
gjaku, morrat, karkalecat dhe
çarja e detit.
Dhjetë që pranojnë shtim janë
të mirat që për një shtohen me
dhjetë por që pranojnë edhe
shumëfish më shumë se kjo.
Njëmbëdhjetë që nuk pranojnë
të dymbëdhjetën janë:
Njëmbëdhjetë vëllezërit e Jusufit
alejhisselam.
Dymbëdhjetë që nuk kane të
trembëdhjetën janë: 12 krojet e
Musait alejhisselam.
Trembëdhjetë që nuk kanë të
katërmbëdhjetën janë: Jusufi me
vëllezër dhe me babë e nënë.
Ai që merr frymë e nuk ka
shpirt është sabahu siç thotë
Allahu: 'Pasha agimin kur ia
shkrep! (merr fryme)'. (et-
Tekvir, 18)
Sa i përket varrit që ka ecur
me njeriun brenda në të ai është
peshku që kapërdiu Junusin alejhisselam.
Ata që gënjyen dhe hynë në
Xhennet janë vëllezërit e Jusufit,
alejhi's selam.
Gjënë që e ka krijuar All-llahu
por që e urren është zëri i gomarit, siç
thotë: '… se zëri më i egër është zëri i
gomarit'. (Llukman, 19)
Ata që i krijoi pa baba e nënë janë:
Ademi alejhisselam, deveja e Salihut
alejhisselam, dashi i Ismailit, alejhi's
selam dhe melaiket.
Ai që është krijuar prej zjarrit është
iblisi, ai që u shkatërrua me zjarr është
Ebu Xhehli ndërsa ai që u ruajt nga
zjarri është Ibrahimi alejhisselam.
Ajo që u krijua prej gurit është
deveja e Salihut alejhisselam, ata që u
shkatërruan me gurë janë pjesëmarrësit
në luftë me elefant (as'habul fil)
ndërsa ata që u ruajtën nga guri janë
banorët e shpellës (as'habul kehf).
Gjënë që e ka krijuar Allahu dhe që
e ka stërmadhuar është kurtha e
(mashtrimi)i grave.
Pema është viti që ka 12 muaj
(degë) me 30 gjethe (ditë për çdo
muaj) dhe me pesë fruta për gjethe
(me 5 namaze për çdo ditë); tri në hije
(tri namaze natën: akshami, jacia dhe
sabahu) e dy në diell (e dy namaze
ditën: dreka dhe ikindia).
Ja ashtu ishin përgjigjet e muslimanit
mjaft mbresëlënëse për priftin dhe të
pranishmit. Muslimani befasoi priftin
kur i tha se unë kam vetëm një pyetje:
Cili është çelësi i Xhennetit?
Prifti nuk mundi t'i japë përgjigje
por u detyrua pasi që të pranishmit
kërkuan vazhdimisht prej tij përgjigjen.
Ai më parë kërkoi siguri e më pas
a e dini se çfarë tha?
Çfarë ua merr mendja të ketë thënë
ky prift?
Ai me plot bindje tha:
Esh'hedu en la ilahe il-lall-llah
ve esh'hedu enne Muhammeden
abduhu ve resuluhu
(Dëshmoj se nuk adhurohet me të
drejtë askush përveç All-llahut dhe se
Muhammedi është rob dhe i dërguar i
Tij)
Prifti pranoi Islamin e së bashku me
të edhe populli që ishin në kishë.
A e shihni se sa madhështore është
të kesh bindje të thellë në All-llahun
xh.sh.


_________________________________________________________________
News, entertainment and everything you care about at Live.com. Get it now!
http://www.live.com/getstarted.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan