Si ta shtosh besimin tënd 
 
 
 



Ibni Kajjim ka thënë: “Nëse në zemër mbillet pema e dashurisë dhe vaditet me 
ujin e sinqeritetit dhe me pasimin e zotëriut të njerëzve do t’i japë të gjitha 
llojet e fruteve në çdo kohë në emër të Allahut, rrënjët e saj janë thellë në 
zemër të besimtarit, ndërsa degët e saj janë të lidhura me Sidretul 
Munteha”.Kur njeriu i dëshmon dy dëshmitë dhe e njëhson Allahun ka mbjellur 
farën e imanit ose do të kujdeset për të, e të bëhet pemë e madhe ose do ta lë 
të vyshket e të prishet. Gjëja ndër më të rëndësishmet për të arritur te akidja 
e ehli sunneh ëe xhemaah,  është të kuptuarit e domethënies së imanit (besimit) 
se iman është të besuarit me zemër, të shqiptuarit me gojë dhe të vepruarit me 
gjymtyrë, imani shtohet me bindjen ndaj Allahut dhe dobësohet me kundërshtimin 
e Tij.Ja tetë mënyra të rritjes së imanit.1- Njohja e Allahut të 
Lartësuar.Njohja e Allahut të Lartësuar është mënyra e parë për rritjen e 
imanit (besimit). Nuk është njohje e tij vetëm njëhsimi me gjuhë, por a e ke 
njohur Allahun e Lartësuar me emrat, lartësinë, madhështinë dhe cilësit e Tij 
të përsosura, që të mbushet zemra me dashuri dhe frikë sëbashku e më pas ta 
adhurosh Atë me këto cilësi.Kur njeriu e njeh Zotin e Tij dhe beson në Të 
shpërthejnë burimet e hajrit në zemër dhe shpërndahen nëpër gjymtyrët e tij në 
bazë të dijes dhe forcës së imanit (besimit) për aq sa e njeh ky njeri Zotin e 
tij dhe e adhuron Atë.Dija është rruga e njohjes së Allahut.Më i ditur te 
Allahu është ai njeri i cili i frikësohet Atij më së shumti. Allahu i Lartësuar 
thotë: “… po Allahut i kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët …” (El 
Fatir: 28)Cdo musliman duhet ta forcojë themelin e fesë së tij duke studiuar 
akiden (besimin) e saktë dhe duke iu ruajtur besimit të prishur.2- Të 
medituarit mbi domethënien e Kuranit.Në kohën e sotme shumë prej muslimanëve e 
lexojnë Kuranin por rëndësia e tyre është që të bëjnë hatmen (leximin e të 
gjithë Kuranit) pa medituar në domethënien e tij dhe pa i kuptuar shprehjet. Të 
medituarit në domthënien e Kuranit është ndër shkaqet më të rëndësishme për 
rritjen e imanit. Allahu i Lartësuar për cilësitë e besimtarëve të sinqertë 
thotë: “E besimtar të vërtetë janë vetëm ata, të cilët kur përmendet Allahu u 
rrënqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet 
besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.” (El Enfal: 2) Allahu i 
Lartësuar na ka urdhëruar që të meditojmë në domethënien e Kuranit ku thotë: 
“(Ky është) libër i begatshëm. Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë 
argumentet e tij që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad: 29) 
Ndërsa ai i cili vetëm e lexon dhe nuk mediton në domethënien e ajeteve, për të 
thotë i Lartësuari: “A nuk e studiojnë me vëmendje Kur’anin? Por jo, ata janë 
zemra që kanë drynat e vet.” (Muhammed: 24) Ibni Kajjim ka thënë: Nëse dëshiron 
që të përfitosh prej Kuranit bëje që zemra jote të jetë prezent gjatë leximit 
dhe dëgjimit të tij, lëshoje dëgjimin tënd dhe koncentrohu kur dikush të 
drejtohet me të, sepse ky është fjalim i Allahut për ty me gjuhën e të 
Dërguarit të Tij. Allahu i Lartësuar thotë: “Në të gjitha këto, për atë që ka 
mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vëmendje, ka argumente.” (Kaf: 
37)3- Njohja e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi 
të.Njohja e të Dërguarit, sires (autobiografisë),  mrrekullive të tij, me këtë 
rritet imani dhe beson jobesimtari.Nuk plotësohet imani i besimtarit derisa të 
jetë i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, për të më 
i dashur se vetvetja e tij.Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: Nëse e doni 
Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’ju dojë…” (Ali Imaran: 31)Cdo 
musliman duhet ta lexojë sirën e të Dërguarit të Allahut, të njohë karakterin e 
tij mrekullitë  tij, ta marrë atë për shembull dhe ta pasojë në të gjitha punët 
e tij.4- Të medituarit në krijimet e Allahut.Të medituarit në ato cfarë i ka 
krijuar Allahu i Lartësuar, është ndër ibadetet më madhështore. Këtë shumica e 
muslimanëve e kanë harruar tani. Kjo është mënyra më e rëndësishme për arritjen 
e të vërtetës dhe largimi nga dyshimet, si dhe rritjen e imanit.Kur ka zbritur 
thënia e Allahut të Lartësuar: “Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin 
e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe 
intelekt.” (Ali Imran:190) I Dëguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit 
qofshin mbi të, ka thënë: Mjer për atë që e lexon e nuk mediton në të.Shiko 
përreth teje, në qiell dhe tokë, kodra dhe pemë, si dhe shiko në cdo fryt që e 
han, përkundrazi shiko në veten tënde sepse të shikuarit në vetveten të 
mjafton. Allahu i Lartësuar thotë: “Edhe në tokë ka argumente për ata të 
bindurit. (20) Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni ka e shihni.” (Edh Dharijat: 
20-21) 5- Të vepruarit e sa më shumë nafileve pas farzit.Të shpeshtuarit e 
nafileve sjellën dashurinë e Allahut ndaj teje, prandaj fal nafile pas farzit, 
si namaz nate, agjëro të hënën dhe të enjtën, jep sadeka. Cdo punë e mirë 
shkakton rritjen e imanit në zemër. Sepse është rruga e cila sjellë dashurinë e 
Allahut. Në hadith kudsij thuhet: “Nuk më afrohet robi im me asgjë më të dashur 
te Unë sesa me atë që ia kam bërë farz (obligim). Robi do të më afrohet 
pandërprerë përderisa të mos e dua. E kur ta dua, do të bëhem ndëgjimi i tij me 
të cilin ndëgjon, të pamurit e tij me të cilin shikon, duart e tij të cilat i 
shtrin, dhe këmbët e tij me të cilat ec, e mbrotje nga Unë, Unë do ta mbroj. 
Nëse më lutet do t’i përgjigjem e nëse më kërkon do t’i jap.” (Sahihul Buhari) 
6- Të afruarit nga veprat e mira.Të afruarit nga ambientet e hajrit ta rrisin 
imanin, ndërsa të afruarit nga gjërat e ndalura ta dobësojnë imanin.Largoje 
zemrën tënde nga filmat dhe telenovelat, nga këngët, nga lakmia e të shikuarit 
e haramit, dhe largimi nga shoqëria e keqe dhe shoqërohu me besimtarë. I 
Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thnë: 
“Shembulli i shoqëruesit të mirë është si shembulli i bartësit të miskut. Nëse 
nuk arrin të marrësh prej tij atëherë bile të arrinë era e tij. Shembulli i 
shoqëruesit të keq është si shembulli i farkatarit, nëse nuk ndytesh me 
katranin e tij do të arrijë tymi.” (Muttefekun Alejhi) dhe thotë: “Njeriu është 
në fenë e shokut të vet, cdonjëri prej jush le të shikojë se cilin e shoqëron.” 
(Ebu Davudi) 7- Dhikri (të përmendurit e Allahut të Lartësuar) I Dërguari i 
Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Dallimi ndërmjet 
atij që e kujton Allahun dhe atij që nuk e kujton, është si i gjalli me të 
vdekurin.” (Buhariu)I Dërguari i Allahut ka thënë: Fjalët më të mira pas 
Kur’anit janë katër, e ato janë nga Kurani, Subhanall llahi wel hamdulil lahi 
we la ilahe il lall llahu wall llahu ekber…” (Muslimi) 8- Thirrja në rrugë të 
Allahut. Allahu i Lartësuar thotë: “Nga ju le të jetë një grup që thërret në 
atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja.” 
(Ali Imran: 104) dhe thotë: “Kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në 
rrugën e Allahut, që bën vepra të mira, dhe që thotë unë: Unë jam prej 
muslimanëve” (Fussilet: 33)I Dërguari i Allahut ka thënë: “Feja është këshillë, 
thamë: Për kë o i Dërguari i Allahut? Tha: Për Allahun, librin e Tij, për 
imamët e muslimanëve, dhe njerëzit e rëndomtë prej tyre.” (Muslimi) Nga 
arabishtja: Merita Rexha 
_________________________________________________________________
Discover the new Windows Vista
http://search.msn.com/results.aspx?q=windows+vista&mkt=en-US&form=QBRE
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan