TAKIMI ME SHEJTANINShejtani bëri thirrje për një kongres botëror të xhinëve.Në 
fjalën e tij të hapjes ai tha:`Ne nuk mund t'i ndalojmë muslimanët nga të 
shkuarit në xhami.'`Ne nuk mund t'i ndalojmë ata nga të lexuarit e Kur'anit të 
tyre dhe njohjen e së vërtetës.'`Ne nuk mund t'i ndalojmë ata edhe nga formimi 
i një marrëdhënieje të afërt me Allahun e tyre dhe të Dërguarin e Tij, 
Muhammedin a.s.'`Sapo ata ta arrijnë këtë lidhje me Allahun, pushteti ynë mbi 
ta ndërpritet.'`Kështu që lërini ata të shkojnë në Xhamitë e tyre, lërini ata 
që t'i mbulojnë enët e tyre të darkës, POR vidheni kohën e tyre, kështu që ata 
nuk do të kenë kohë për të zhvilluar një lidhje me Allahun dhe të Dërguarin e 
Tij, Muhammedin a.s.'`Ajo që unë kërkoj nga ju që të bëni është kjo,' tha 
shejtani:`Shkëputini ata nga të arriturit e mbështetjes tek Allahu, i tyre dhe 
të mbajturit e asaj lidhjeje jetësore gjatë gjithë ditës së tyre!'`Si mund ta 
bëjmë ne këtë?' thërritën xhinët e tij.`Mbajini ata të zënë me gjëra të 
padobishme të jetës dhe shpikni plane të panumërta për të pushtuar mendjet e 
tyre,' - u përgjigj ai.`Nxitini ata që të shpenzojnë, shpenzojnë, shpenzojnë, 
dhe të huazojnë, huazojnë, huazojnë.'`Bindini gratë që të shkojnë në punë për 
orë të gjata dhe burrat të punojnë 6-7 ditë në javë, 10-12 orë në ditë, kështu 
që ata rrezikojnë mënyrën e tyre të jetesës që të jetë e zbrazët.'`Mbajini ata 
larg nga të shpenzuarit e kohës me fëmijët e tyre.'`Ashtu sikurse ndarja e 
familjes së tyre, së shpejti, edhe shtëpitë e tyre nuk do të shmangen nga 
presionet e punës!'`Nxitini shumë mendjet e tyre në mënyrë që ata nuk mund ta 
dëgjojnë ende atë zë të vogël.'`Joshini ata që të dëgjojnë radion ose kasetën 
sa herë që udhëtojnë me veturë.'`Të mbajnë TV, VCR, DVD, CD-të, dhe kompjuterët 
e tyre të futen shpesh nëpër shtëpitë e tyre dhe duke parë se çdo dyqan ose 
restorant në botë luan vazhdimisht muzikë.'`Kjo do të bllokojë (pengojë) 
mendjet e tyre dhe do ta këpusë atë bashkim me Allahun dhe të Dërguarin e Tij, 
Muhammedin a. s.'`Mbushini tavolinat e kafes me gazeta dhe revista.'`Goditini 
mendjet e tyre me lajme 24 orë në ditë.'`Pushtojini momentet e tyre të 
udhëtimit me stenda afishimi.'`Mbushini kutitë postare të tyre plot e përplot 
me reklama të dërguara me postë (Junk Mail), me katalogë të porositura me 
postë, me lotari, dhe me çdo lloj letre dhe reklame që ofrojnë produkte falas, 
shërbime dhe shpresa të kota.'`Mbajini burrat të dobët me modelet e bukura 
nëpër revista dhe TV, në mënyrë që burrat e tyre do të besojnë se bukuria e 
jashtme është ajo më e rëndësishmja, dhe ata do të bëhen të pakënaqur (do të 
mërziten) me gratë e tyre.'`Mbajini gratë shumë të lodhura për të dashuruar 
burrat e tyre gjatë natës.' Jepini atyre dhimbje koke gjithashtu!`Nëse ato nuk 
ua japin burrave të tyre dashurinë që ata kanë nevojë, ata do të fillojnë të 
shikojnë diku tjetër.'`Kjo do t'i ndajë shpejt familjet e tyre!'`Jepini atyre 
libra me tregime që t'i shkëpusin ata nga të mësuarit e fëmijëve të tyre 
kuptimin e vërtetë të Salat-it (faljes islame-namazi).'`Mbajini ata tepër të 
zënë që të mos dalin në natyrë dhe të reflektojnë mbi krijimin e Allahut. 
Dërgojini ata tërë ditën nëpër parqe lojërash, ndeshje sportive, drama, 
koncerte, dhe filma gjithashtu. 'Mbajini ata të zënë, të zënë, të zënë!'`Dhe 
kur ata të takohen për shoqëri shpirtërore, futini ata në thashetheme 
(përgojime) dhe bisedë të shkurtër (të parëndësishme) , kështu që ata do të 
largohen me ndërgjegje të shqetësuar.'`Mbushini jetët e tyre me aq shumë shkaqe 
të mira saqë ata nuk do të kenë kohë për të kërkuar fuqi nga Allahu.'`Shpejt 
ata do të punojnë me vetë forcën e tyre, duke sakrifikuar shëndetin dhe 
familjen e tyre për të mirën e shkakut.'`Do të funksionojë!' - `Do të 
funksionojë!' Ishte tërësisht një plan!Xhinët dolën me padurim për të kryer 
detyrat e tyre duke i shkaktuar muslimanëve në çdo vend që të jenë më të zënë 
dhe më të ngutur, duke shkuar këndej e andej, duke pasur shumë pak kohë për 
Allahun e tyre ose për familjet e tyre.Ata nuk kishin kohë që t'i tregonin të 
tjerëve rreth fuqisë së Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Muhammedit a. s. për 
ndryshimin e jetës së tyre.Unë besoj se pyetja që duhet bërë është se a doli i 
suksesshëm shejtani në planet e tij, ne vetveten apo familjen tuaj?Ju bëhuni 
gjykues!!!Të qenit i zënë a do të thotë:Të qenit nën zgjedhën e shejtanit?
Gjyko vetveten o njeri, para se te vije Dita e Gjykimit.
_________________________________________________________________
See the most popular videos on the web 
http://clk.atdmt.com/GBL/go/115454061/direct/01/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan