Don't tell ALLAH how big is ur problem but tell ur problem that how big Ur 
ALLAH is. 



----- Forwarded Message ----
From: gplumbi <[EMAIL PROTECTED]>
To: [EMAIL PROTECTED]
Sent: Friday, November 7, 2008 9:34:49 PM
Subject: [Penaislame] Re: Ecejake nëpër realitetin tonë!


Selam.

Duke i dhënë të drejtë vëlla Mirsadit për disa aspekte të këtij 
realiteti, me qëllimin e mirë për t'i vënë pikat mbi (i), do të 
dëshiroja të vija në diskutim disa çështje të tjera:
Realiteti i jetës së muslimanëve në një situatë të mungesës totale 
të një institucioni të vdekur, shterp dhe aspak efiçent, siç është 
KMSH-ja, kërkon domozdoshmërisht shpenzimin e një sasie të madhe 
energjie nga palë të tjera, për të kompesuar në një farë mënyre 
rrolin e këtij institucioni. Fatkeqësisht dhe fatmirësisht në të 
njëtën kohë, kjo barrë i ka rënë atyre që kanë kontakte të 
përhershme me xhematet dhe që sot për sot përfaqësosjnë kopacitetet 
fetare më të mira për momentin. Këtë parantezë e bëj për të qenë i 
qartë në lidhje më disa përgjegjësi, të cilat nuk i takojnë këtyre 
të fundit, por dikujt tjetër.
Më është dhënë rasti para disa ditësh të asistoja së bashku me një 
nga imamët –Allahu ia shpërbleftë me Xhenet- në zgjidhjen e një 
problemi tregtie mes dy muslimanëve, një çështje e cila do të kishte 
shumë mundësi të shmangej, nëse të dyja palët do t'i përmbaheshin 
dispozitave islame në lidhje me marrëdhëniet në biznes. Filluam 
afërsisht në orën 10 të mëngjesit dhe mbaruam punë pas orës 14.30 të 
drekës, ku u desh një energji e madhe për t'i vënë "në rrugë të 
mbarë" të dyja palët pas 5 orësh. Para disa muajsh, në bashkëpunim 
me disa vëllezër nga xhemati i një xhamie të kryeqytetit, së bashkë 
me imamin e kësaj xhamie, pas dikutimesh të shumta për disa ditë, 
deri në 2 të natës, u zgjidh një çështje tjetër pronësie mes dy 
palëve, me jo pak, por me vlerën 850.000 euro, duke iu kursyer 
ecejaket nëpër gjykata.
I dhashë këta shembuj për të treguar, se të tilla çështje me rëndësi 
për muslimanët, siç është martesa e të rinjve, mësimet nëpër xhami, 
diskutimi i çështjeve madhore, siç janë: vakëfet, marrëveshja me 
shtetin, problemi i kohëve të namazit etj,etj kërkojnë kohë dhe 
energjit të mëdha pë t'u përballuar dhe për këtë duhet t'u jemi 
mirënjohes këtyre njerëzve, që jo rrallë herë kanë lënë pa kryer 
shumë detyrime ndaj familjeve dhe fëmijët e tyre, duke i shërbyer pa 
kursim problemeve të muslimanëve, që janë të shumëllojshme; fetare, 
personale, ndonjëherë të thjeshta, qoftë edhe për një misvak. Të 
gjitha këto nevoja presin zgjidhje dhe kanë nevojë për kohë dhe 
përpjekje, ashtu siç kujdesej i dërguari i Allahut a.s. për çdo 
çështje të muslimanëve.
Përpjekjet e këtyre njerëzve janë madhore, nëse do t'i shohësh nga 
afër dhe nëse njeh me rrënjë problemet e muslimanëve dhe për këtë 
duhen falënderuar dhe mbështetur dhe jo vetëm kritkuar, edhe pse një 
pjesë e kritikave vjen si rrjedhojë e mosnjohjes së thellë të 
problematikave të muslimanëve, por vetëm sipërfaqen e tyre, ose 
ngrihen mbi opinione të hedhura majtas dhe djathtas pa asnjë 
verifikim minimal, ose mbi një rënditje jo korrekte të përparësive.
Çështja e shiave –meqë u soll si shembull i keq i rënditjes së 
përparësive nga imamët- është vërtetë një përparësi. Për këtë mund 
të të jap shembuj të shumtë, por që nuk është vendi i duhur që t'i 
përmend këtu. Ndoshta në një takim privat mund të të njoftoj dhe me 
siguri që të ndërrosh mendje.
Përsa i përket pikëpyetjes, a ka strategji për thirrjen dhe 
veprimtarinë islame? Une them se po. Rritja e produktit 
propagandisitik siç është libri, audiot dhe vidiot, komunikimi masav 
nëpërmjet media elekronike, vizive dhe të shkruar nuk është diçka e 
rastit. Përsa i përket librit p.sh (një fushë që mund të të ndihmoj 
me informacione) është evident rritja e cilësisë dhe llojshmërisë së 
tij. Për këtë flet tregu në rritje dhe suksesi i librit islam nëpër 
panaire dhe njerëz, saqë ndonjëherë suksesi i tij ka qenë shqetësues 
për zhanër të tjerë të librit. Këtë e them nga eksperienca.
Në Shkodër p.sh. jam përpjekur personalisht që të nxis disa 
besimtarë për të hapur minimalisht një librari islame, duke ia 
siguruar furnizmin falas ose me afat të gjatë pagese, por 
fatkeqësisht nuk kam gjetur dikë që të mendojë seriozisht për këtë. 
Ndoshta varfëria i ka bërë njerëzit pesimist edhe pa i filluar ende 
gjërat.
Për problematikat e tjera mbarëshqiptare nuk besoj se duhen 
kritikuar aq shumë muslimanët, sepse papunësia, varfëria, kafeja 
etj. nuk janë vetëm fenomene islame. Pa dyshim që edhe muslimanët 
kanë trashëguar shumë vese të shoqërisë ku jetojnë, por të paktën, 
ndryshe nga të tjerët kanë hequr dorë nga gjynahe dhe gabime 
madhore. Zgjidhja kërkon kohë dhe mbi të gjitha duhet kuptuar se 
edukimi është një proçes jo shumë i lehtë, kur dihet se njerëzit që 
pranojnë islamin i përkasin kulturave, mentaliteteve dhe traditave 
të ndryshme.
Sa për çështjen e kuadrove, mendoj se shumë të tillë që kemi në 
dispozicion janë produk i thirrjes islame, të cilët pas pranimit të 
Islamit i kanë shfrytëzuar aftësitë e tyre në shërbim të kësaj feje. 
Besoj se kështu do të ndodhë edhe për ato gropa që ende nuk janë 
mbushur, por që me ardhjen e gjakut të ri besoj se do të zgjidhen. 
Profeti a.s iu lut Allahut a.xh.: "O Allah, forcoje Islamin me 
njërin nga dy Omerët" dhe kishte për qëllim Omer bin Hatabin dhe Ebu 
Xhehlin. Allahu a.xh. iu përgjigj lutjes dhe e forcoi Islamin me 
Omerin bin Hatabin r.a.
Ndoshta edhe Omeri ynë është rrugës, mjafton që të jemi të sinqertë 
në lutjet tona.
Në përfundim, them se për gati dy muaj po punohet për përgatijen e 
një studimi për kohët e namazit, që ka marrë shumë kohë, matje, 
filmime, foto etj.., si dhe po ndërtohet një shtesë e Xhamisë së 
Tabakëve, dy projekte shumë të rëndësishme, për të cilat duhen 
falënderuar imamët e këtyre xhamiave për rrolin e tyre. Gjithashtu 
jemi në pritje të ngritjes së një klinike të madhe në shërbim të 
muslmanëve.
Vëlla i dashur. Nuk kërkojmë gjë tjetër veçse mbështetje, optimizëm, 
heshtje për të metat dhe kritikë të dobishme. Ndryshe nuk bëjëm gjë 
tjetër veçse pengojmë dhe ngarkojmë veten me gjynahe që fare mirë 
mund t'i shmangim.

Lus Allahun a.xh. të forcojë Islamin dhe muslimanët, të na e shfaqë 
të vërtetën si të vërtetë dhe t ëkotën si të kotë dhe ta na nderojë 
me ndjekjen Librit të Allahut dhe shembullit të Profetit a.s dhe 
sunetit të tij. Amin

Selam.

__._,_.___ 
Messages in this topic (2) Reply (via web post) | Start a new topic 
Messages | Files | Photos | Links | Database | Polls | Members | Calendar 
MARKETPLACE

________________________________
>From kitchen basics to easy recipes - join the Group from Kraft Foods 
 
Change settings via the Web (Yahoo! ID required) 
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch format to 
Traditional 
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe 
Recent ActivityVisit Your Group 
Y! Messenger
Instant smiles
Share photos while
you IM friends.
Ads on Yahoo!
Learn more now.
Reach customers
searching for you.
Best of Y! Groups
Discover groups
that are the best
of their class.
. 
__,_._,___ 


      
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan